KUSH PO SHKON E KUSH PO VJEN ?

SHKRUAR NGA SEFEDIN KRASNIQI

1.
Më lini t’qaj, o t’qaj me lot
Se ç’mu shfaqen do dreqër sot
T’manifestit ; fëmijë e etër
Prapë na erdhi kllapë e vjetër!

2.
M’lini t’qesh, o të qesh me lot
Se ç’mu shfaqen do idiotë
Sillu, pështillu rreth mullarit
Të përdredhur, si thupra t’gardhit!

3.
M’lini t’qesh, e t’qaj bashkë
Prapë na erdhi – kastë e lashtë
N’treg, po shitet si mall i çmuar
Por, është mall i kontrabanduar!

4.
Herë një kastë, e herë një tjetër
Fund e krye mall i vjeter
Anarkistë me yll në ballë
Kuqaloshë, babë e djalë!

5.
Për betim kanë manifestin
Retorikë – e kanë qelsin
Megjithatë, kanë një të mirë
Klanin “Pronto”e kanë fut n’birë

6.
Bira e minit treqind grosh
Futja-nxirrja qosh me qosh
Se ç’i prishen krejt balancat
Krejt mekurthe,
me nderskomca

7.
Me një fjalë, mos t’flas tjeter
Kastë e re, është qull e vjetër
Historinë, s’e kuptuam dot
Fund e kry, ia fusim kot…!

8.
Vazhdimisht me “Fillim t’ri”
Rrentë e vjetra me i përtri,
Komandantë* e anarkistë
Kastë e njejtë – enveristë !

(* Është fjala për komandantët e Rognerit)

1 thought on “KUSH PO SHKON E KUSH PO VJEN ?”

  1. Kish pas dal dikush me shit dreqen iqet meni pazar tmadh po krejt ikish shti meni thes vjen ni njeri me ble nja se Kish pas nevij mosi ish ardh koha e dreqnive meju gjet per meja kry naj pun ne shtet me privelegje i thot te zotit zgidhme nja matmir shitsi thot merre kudush se nisoj jan dreqnit sinfun si nkryt edhe sod ski shka zgjedh se krejt gari nisoj edhe zoti ska pun meta

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top