Kush po fshihet pas “agjentëve” të Kadri Veselit

Letër e hapur nga Naim Miftari, ish shefi i SHIK-ut në G-2 – TETOR 2013

Ju lutem, më tregoni në cilin shërbim sekret po punoj, që së paku të kërkojë një pagë mujore e mos të jetoj nga ndihma sociale!? Edhe pse pak me vonesë, por e pashë të rrugës që të bëjë një shpjegim lidhur më një shkresë që është botuar kohë më parë në gazetën “Kosova sot” nga një epror i lartë i SHIK-ut, e që çuditërisht ishte anonim! Kur e kam lexuar më erdhi shumë çudi se si kjo gazetë kishte marrë guxim të publikonte letra anonime, dhe nuk e kishte aspak problem që të më akuzonte mua si agjent sekret të Regjep Selimi, Fadil Suleviqit dhe Sali Mustafës. Prandaj me këtë shkresë, dua të bëjë një sqarim për publikun lidhur më këto akuza kundër meje.

Kurrë nuk kam qenë agjent i Rexhep Selimit, por i SHIK-ut!
Unë kurrë në jetë nuk kamë qenë pjesëtarë në asnjë shërbim sekret të Regjep Selimit nëse paska asi shërbimi, të cilin e kamë takuar në luftë, në shumë beteja në tërë Kosovën gjatë vitit 1998-1999. Kurse pas pranimit në SHIK, me miratimin edhe të Kadri Veselit kam pranuar postin në inspektoratin e MRP-së në Qeverinë e Thaçit QPK.

A keni harruar ju ”Anonimus” kur keni dërguar një ushtar, djalë shumë të mirë të tuajin me nofkën ”Studenti” afër Agim Çekut ta keni edhe atë nën kontroll…!!!? Prandaj, në këtë sqarim e shtroj pyetjen se pse nuk është përmendur kurrë më parë ky far “Shërbim Sekret” i Regjep Selimit, por vetëm pasi që fola unë publikisht edhe në EULEX, lidhur me angazhimin tim në SHIK, UÇK, G2-ZKZ, Polici… OJQ. Regjep Selimin unë e njoh si të gjithë njerëzit e tjerë, as më shumë e as më pak. Nëse këta drejtorë e politikan të SHIK-ut kanë probleme me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Rexhep Selimin, Albin Kurtin, e Krasniqin … le t’i qërojnë hesapet në Parlament e në politikë, e jo nëpërmjet meje.

Suloviqin jo shok, por ai është një ish i arrestuar i imi për llogari të ZO Llapi

Fadil Syloviqin nuk e kam shok të luftës, përkundrazi e vërteta është krejtësisht ndryshe. Pjesë të Forcave Elite Speciale të Brigadës 142 të Shalës ku isha edhe unë i sistemuar në G2 kanë marrë pjesë në arrestimin e tij (Fadil Syleviqit) gjatë luftës, por me urdhër të Zonës Operative të Llapit pikërisht isha unë ai që e kam arrestuar me urdhër të zonës operative të Llapit, Hamdi Hajrizi, (dëshmorë dhe njëri ndër luftëtarët e parë në Drenicë) dhe Mehmet Alin kam pas urdhër edhe Sami Hajrizin që ta arrestojmë, por pasi ka qenë i plagosur nuk e kam lëvizur, kjo për shkaqe humanitare. Njerëzit në fjalë i kemi dorëzuar në zonën e Llapit me pretekst kinse kanë pasur lidhje të dyshimta, por që të tretë kanë qenë ushtarë të dalluar të UÇK-së. Në atë kohë ishte luftë për dominim territoresh në mes të Drenicës dhe Llapit.
Po këta njerëz, pasi janë dërguar në Llap, janë liruar pas disa ditëve ku njëri pastaj bëhet dëshmor. Po ky far Fadil Suleviqi nga Shtabi i Llapit është bërë ushtarë i UÇK-së jo nga zona ime!

Thaçi është takuar disa herë me Fadil Suloviqin sy me sy

Me Fadilin kam punuar për një muaj në stacionin numër 4 të Policisë, pas luftës. Por, nuk e kam shok dhe ky drejtori anonim i Kadri Veselit, pse nuk e akuzon edhe Hashim Thaçin që është takuar disa herë me Fadil Suloviqin sy me sy, po më akuzon mua? Unë së paku nuk e kam takuar fshehtas kurrë Fadil Syleviqin sikurse e keni takuar ju ma par por edh sot.! Kurse, Sali Musafën – Calin, e njohë vetëm sipas pozitës zyrtarë, ai ka qenë shef i G2 në zonën e Gollakut, pra epror i lartë i UÇK-së, prandaj nuk e kam shok, por vetëm bashkëluftëtarë edhe ky Cali është shok i juaj jo i imi, nëse ju keni konflikt me këta njerëz që janë dosta t’juaj koleg të juaj, sulmoni ata direkt, por jo nëpërmjet meje. Pasi këtë drejtues anonim e di mirë se kush është, pse ky si shef i shefave së bashku me Kadri Veselin nuk e kanë hulumtuar gjer sot kurrë se kush i vrau komandantët kryesor të luftës, Ademin, Zahirin, Salihun, Fehmin, Tonin, Mujën, Micin? kurse ju shpëtuat çuditërisht pa asnjë therrë në këmbë! Pse nuk e keni gjurmuar kurrë kush e dëmtoj UÇK-në e Drenicën, Llapin dhe Dukagjinin me informacione që ”DIKUSH” ia jepte rregullisht shërbimit sekret të Serbisë? Pse nuk u gjurmuan dhe si u vranë shumë emra politik të LDK-së, si ministri Krasniqi, Hajdari, Zemaj, Mustafa, Luci, Maloku e shumë të tjerë, dhe si u plagos Ejup Visoka aktivist politik i LDK-së? Si u vra Ahmet Voca në 2002, si u vra gruaja Drita Bunjaku në vitin 1999, e shumë vrasje të tjera që ju vishen ish UÇK-së.

Plus pse nuk keni gjurmuar disa ushtarë dikur dosta të juaj që kanë qenë të përfshirë në shumë vrasje e të cilët tek sot po hetohen dhe po dalin dëshmitarët vullnetar para prokurorisë ndërkombëtare? Pse nuk reaguat kur Musli Fetahu dhe Astrit Gashi e shumë të tjerë gjerë me sot në Gjykatën e Qarkut përmendën emrat e komandantëve të UÇK-së që kishin nxitë shumë vrasje (kam transkriptin)? Pse nuk deklaruat asnjëherë me një kumtesë se këto vrasje nuk janë të UÇK-së, pasi shumica e këtyre vrasjeve dhe tentativave po i vishen UÇK-së, apo ju ka konvenuar juve kjo qe fajtor kujdestarë të jetë gjithmonë ish UÇK-së? Pse nuk keni dalë me një deklaratë se kush dhe sidomos ”PSE ”i vrau pjesëtarët e UDB-së, Kllokoqin, Broshin dhe Kemajl Shabanin, i cili shumë lehtë ka mundur me ju informua rreth konspiracionit që ju ka bërë Zahir Pajazitit, Hyzri Tallës, Afrim Maliqin (trurin e Llapit) e shumë dëshmor të vrarë nëpër prita? Pse nuk i zgjidhët akoma këto vrasje, a po shefit të shefave i ka konvenuar me u vra tre pjesëtarë që kanë ditë shumë gjëra…?

PSE i arrestuat tre agjentë të BND-së Gjermane?

Pse nuk keni dalë me një kumtesë se si dhe PSE i keni arrestuar tre agjentë të BND-së Gjermane? Pse i arrestuat gjermanët, miqtë më të mëdhenj të popullit shqiptarë, pse nuk i liruat, kur e keni ditur se janë plotësisht të pafajshëm apo ju kishit plane të tjera?! Pse nuk jeni marrë seriozisht me këto çështje, paralajmërimin që ia kisha bërë javë më parë shefit tuaj nëpërmjet avokatit Gashi, këshilltar ligjor i shefit tuaj që gjermanët janë të pafajshëm? Nëse thuani se nuk keni mundur me gjet fakte për mijëra vrasje, plagosje e shantazhe, ku i keni ato hetime sot, ku është puna e juaj?
Po ju vetë zyrtarët e SHIK-ut keni deklaruar në televizione se e keni shpëtuar kryetarin amerikan Gjorgj Bush, kinse nga atentati në Fushë Krujë, (gjë që nuk është e vërtetë) e ka hangar djalli amerikan nëse mbesin me i shpëtuar në SHIK-u. Plus ju jeni ata që keni bllokuar qeverinë e Serbisë pasi ja keni marr të gjitha letra sekrete serbe dhe kanë mbet pa letër andaj u mbyll qeveria e Serbisë. Pra, nëse jeni në gjendje të shpëtoni një kryetar amerikanë, ta bllokoni një shtet, pse nuk po e dini tani se kush ka vëra njerëz në Kosovë? Gjepura janë këto, prandaj mos provokoni me absurde. Keni përmendur se unë po pengoj hetimet, për cilat hetime bëhet fjalë dhe kush po i pengon, unë apo ju?

Thyejeni qafen

Intrigat dhe inatet me Lëvizjen Vetëvendosje bëni në tavolina politike dhe thyejeni qafën ndër veti, por jo përmes meje, jo përmes letrave me autor anonim e ish drejtorë. Kur folni, folni me emra, por kurrë mos e njolloseni emrin e UÇK-së dhe njerëzve që luftuan përnjëmend armikun shekullor serb. Nëse e ndjeni se po ju etiketoj, atëherë me bëni aktakuzë kundër meje në gjykata , pasi gjykatat janë tuajat, a po nuk e keni kurajën sepse mundeni të digjeni veten nga tereni sekret që ju as nuk e keni idenë se si funksionon një ”shërbim” i tillë. Pyetni miqtë e juaj ndërkombëtar se sa raporte të “MIRA” kanë shkruar kundër juve, e për mua un jam vetëm një person nuk ka asnjë raport , pos atyre ku ju së bashku me UNMIK-un (miqtë e juaj) keni dashur që të më varrosni nëpër burgje, por disi nuk ju kanë shitur ato insistime dhe e informacione fallce që ju i keni dhënë të huajve.

Kur e dërguat në Hagë Ramushin, Fatmirin…

Edhe kur dërguat në Hagë Ramushin, Fatmirin, Isakun, Hardinin, Lahin, Togerin nuk heshtet duke kurdisur dëshmitarë dhe duke tentuar ti linçoni shumë komandant të UÇK-së që vërtet luftuan për lirin e vendit. Nuk heshtët kur në 1999 tentuat ta ”fshini publicistin Jashari, apo kur në muajin shkurt 2000 e “Çliruat Mitrovicën” ma gardën e juaj fantome, por e Çliruat nga Shqiptaret dhe ia dhatë Mitrovicën Serbëve bashkë me miqtë e shefit tënnd nga Franca. Shefi i juaj Veseli del e thotë për mua se vetëm njëherë e kam parë, kurse para disa ditësh kishte deklaruar se nuk e kam njohur kurrë, por nuk harron ai të thotë se jam manipulues i naftës, se jam thirrur në Zagreb kinse në emër të SHIK-ut, por heshtët, kur del një pjesëtarë i SHIK-ut shok i juaji dhe i imi që ka qenë me mua në Zagreb dhe thotë se Naim Miftari kurrë nuk është thirr në emër të SHIK-ut në Kroaci, pos në emër të vetin, prandaj kjo nuk është e vërtetë. Ju nuk heshtët, por tentuat në fshehtësi me doktorët e juaj ta detyroni pjesëtarin e SHIK-ut F-H, që ti demantoj fjalët e veta, por nuk ju ndezi kjo punë. Ju heshtët dhe ju erdhi mirë kur e thashë të vërtetën për kriminelin Bllaca se është dorë e zgjatur serbe, por edhe e juaja, por jo anëtar direkt aktiv i SHIK-ut. Veseli thotë se unë ju paskam bërë probleme shumë, juve SHIK-ut, si është e mundur një person i vetëm si unë t’ju bëj kaq probleme të mëdha juve SHIK-ut legjendar dhe befasohet Kadri Veseli, pse nuk më paska arrestuar UNMIK-u. Shumë jeni munduar ta arrini këtë qëllim e di, por nuk ju ka ecur, pyete veten pse?

Heshtët edhe në 2001 kur ju më përjashtuat nga puna në Policinë e Kosovës, i dini arsyet ju mirë, i dinë lideri i juaj dhe ju penguake disi puna ime e paanshme politikisht aty në polici. Heshtët edhe më 2003 kur duke u frikësuar se do ta humbni Kosova Petrolin, bankën e juaj te ”zezë” njerëz tuaj të paguar më kërcënonin se do të më vrisnin djalin 11 vjeçar Flamurin, në atë kohë nëse nuk largohesha nga bashkëpunimi me kroatët e INA-s. Heshtet edhe kur Adem bosi disa herë edhe me prezencën e vëllait të Hashim Thaçit kërcënonte 2003-2004 partnerët e mi nga Shqipëria së bashku me Ahmet Shalën mesitin e juaj proserb në atë kohë zëvendës drejtor i AKM-së.

Heshtët edhe kur kërkonte ky Adem bosi 30 % e asaj kontrate për ju, kinse SHIK-un për ”rroga”. Keni heshtur edhe kur parasistemet e juaja përgatitnin vrasjen e Jakup Krasniqit, Limes, Selimit, Halitit. Keni ”heshtur” një dekadë, keni heshtur edhe kur më është sulmuar shtëpia me granata dore, heshtët kur mu ka mitraluar shtëpia me plumba nga armë automatike, heshtët edhe për shumë kërcënime me vrasje, heshtët edhe kur tre sekserët e juaj para ca ditësh ma kërcënuan me vdekje vëllain tim të vogël Agronin (1985) nëse nuk distancohet nga unë si vëlla i imi. Kur erdhi EULEX-i në Kosovë heshtët, kur dënoheshin njerëz tjerë jo të tuajt apo ju, edhe e përkrahnit publikisht EULEX-in, por kur ju bëheni objekt i hetimeve të EULEX-it si nga Salustro, Ratel, Bahija e shumë zyrtar të tjerë ndërkombëtar të EULEX-it, brenda natës bëhen çuditërisht Pro- Serb dhe për disa edhe përgatiten edhe atentate, nuk heshtni kur sipas jush dhe ata dëshmitar që bashkëpunojnë me EULEX-in janë tradhtar, dhe bëni një milion lloje të ndryshme të shantazheve deri në vrasje të dëshmitarëve.

Sot eprori i juaj anonim thotë në gazetën Kosova Sot (po atë gazetë që ja rrahët e lënduat rëndë punëtorin e tyre), se unë jam polic sekret i Rexhep Selimit, tash edhe i këtij far Syloviqit e Sali Mustafës. Kurse para disa javësh keni hapur dosje kamuflimi, keni shpërnda në internet, kinse unë jam agjent gjerman, të cilët më kanë strehuar qe dy vite në Gjermani. Po ju më mbytët mua të ngratin duke mi ndërruar profesionet, vendose njëherë e mirë që ta di se ku jam duke punuar, e të marrë një pagë e mos të jetojë më nga ndihma sociale prej 75 euro në muaj. Vendosni e pastaj më njoftoni, por me emra folni se anonimë nuk bën ashtu, pyete Hashen e Kadrin se nuk bën me fol kot se nuk ju del llogaria mirë!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top