Kush ja ka ngritur kurthin Kosoves

Shkruan: Adriatik Riza Dosti

Rama anullon ne menyre te njeaneshme e skandaloze mbledhjen e perbashket mes qeverive te Shqiperise e te Kosoves qe duhej te mbahej te Merkuren e 14 qershorit 2023 ne Gjakove!

Te gjithe antishqiptaret, kush me shume e kush me pak, ani pse dikush quhet Borrell e Lajcak e flet ne emer te BE, dikush quhet Escobar e uleret ne emer te Amerikes, e dikush quhet Edvin Vucic e si vellau i tij Aleksander Rama e flasin ne emer te Serbise !

Sinqerisht, lidhur me vendimet, deklaratat publike e qendrimet personale e kryeministrore te tijat e te qeverise se tij totalisht pro serbe e thellesisht anti-shqiptare e specifikisht anti-kosovare, kisha pritur qe te ishte Albin Kurti e qeveria e Kosoves ajo e cila duhej ta anullonte takimin dy palesh mes dy qeverive, asaj te Shqiperise e te Kosoves parapare qe te zhvillohej te merkuren e 14 qershorit ne Gjakove.

Por duket se inatcorit kryeminister te Shqiperise me gjak serbi ani pse mbiemri i tij eshte thjesht Rama, pa Vic ne fund, duket se i ka djegur fort deklarat-pergjigja e A.Kurtit lidhur me draft – statusin e Edvinit derguar europianeve Macron & Shultz…

Draftin çoja Vucicit kur te takohesh me te per Open Ballkan – ka qene pergjigja publike e Albin Kurtit, e fill pas kesaj Rama ne menyre te njeaneshme e te menjehereshme ka anulluar takimin e neserm mes dy qeverive, duke shtuar apo me sakte duke u ”justifikuar” se, ai eshte i gatshem qe personalisht neser te mund te takohet vetem koke me koke me Albin Kurtin e askend tjeter.

Ky qendrim e ky vendim skandaloz i Rames qe kompromenton rende edhe qeverine shqiptare te Tiranes e cila ne kete situate qe ndodhet Kosova ku intrigat ogurzeza ”te miqve e aleateve” po e kercenojne e shantazhojne poshtersisht e me pa te drejte, duhej te ishte fuqishem ne krah e ne mbrojtje te saj, çon me se shumti uje ne mullirin e Vuciceve ne Beograd, dhe eshte nje tjeter Thike pabesie e ngulur ne kurrizin plot plage te Kosoves.

Nga ana tjeter, me mire qe ndodhi keshtu, e kopili i mbeti ne dere Rames se njohur si filo serb e pro Vucic prej kohesh, nderkohe qe me plot gojen ajo ç’ka Rama beri sot ndaj Kosoves mund te quhet pa frike si, paketa e pare ”nderkombetare” e sanksioneve ndaj Kosoves, ani pse eshte fort e hidhur dhe e pa gelltiteshme dot qe mban per autoresi Atdheun – Meme – Shqiperine !

Kur nuk ju do gjaku e Atdheu juaj – si mund tu duam ne e si mund te merremi dot vesh ne me ju e aq me pak te nenshkruajme mareveshje me ju – do te thone qe sot ne mbremje njezeri serbet ne Beograd, e pa dyshim qe edhe Borellet – Lajcaket e Escobaret do ferkojne duart nga gezimi pasi me mire se askush tjeter po e perdorin Ramen si shkopin e tyre magjik per te thyer kryeneçesine e Kosoves e veçmas ”kokefortesine” e Albin Kurtit, te cilin nje dite e perjashtojne nga partneriteti e te nesermen e etiketojne serisht partner pfffff, çfare neverie e kurverie politike !

A ju kujtohet hapi i pare i Rames sapo erdhi ne krye te qeverise se Shqiperise ?

Vendosi Traun ne Rrugen e Kombit, e kunder kujt?

E sot, Rama anullon mbledhjen e perbashket mes dy qeverive, e kujt i ben nder ?

Edvin mos harro e mos te genjeje mendja se .Albini mund te jete njesoj si Niko Peleshi yt karnaval, e as Vjosa nuk behet dot kurren e kurres si Spiropallesha jote ok, ndaj te siguroj se kete radhe te ka hasur Sharra ne Gozhde !

Albin e Vjosa, mos pranoni me ta takoni ne asnje lloj rethane Edi Ramen, madje harrojani edhe emrin e mbiemrin po mundet, sepse ai ka kohe qe nuk eshte e nuk mund te jete dot kurresesi me veprimet e qendrimet e veta publike e madje e fatkeqesisht edhe ne emer te qeverise shqiptare te Tiranes, kryeministri i Shqiperise e i shqiptareve, ne te kundert ka qene e vazhdon te jete nje shtojce kryeministri serb apo edhe nje avokat mbrojtes e i pa skrupullt i Serbise kriminale, e assesi edhe nje armik i hapur e i betuar i Kosoves e i popullit te saj.

Albin, ti qofsh qe vazhdon beson e shpreson ende tek Rama e qeveria e tij koke e kembe mbrojtese e interesave te Serbise dhe armike e betuar e Shqiptarise.

Qe nga neser Rama duhet te jete personi nr. 1 i pa deshiruar ne Kosove, se me mire Djepi Bosh o Albin se sa shejtani n’te, thojne aq bukur e mençurisht andej nga Veriu i Shqiperise.

No comment!

1 koment te “Kush ja ka ngritur kurthin Kosoves”

  1. Të dy janë duke punuar kundër qështjen shqipëtare, publikisht sikur zihen kurse në mbrapaskene janë duke e shtyer agjendën serbe.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top