Shkruan: Hajro Çini
Kur Zoti do ti humbë dikujt burrërinë, në fillim i shkatërron kuletën – ka thënë një njeri i mënçur. Kjo po vërtetohet me situatën e Greqisë.
Për shekuj grekërit janë mburrur me Aleksandrin e Maqedonisë, duke e paraqitur atë si grek, edhe pse në fakt, të vetme lidhje që ai ka pasur me Greqinë, ishte që kjo e fundit ishte vasale e të atit dhe më pas e vetë Aleksandrit. Kriza ekonomike ja ka humbur krenarinë e pajustifikuar dhe i ka bërë shumë konfuzë.
Sot parlamenti i Greqisë aprovoi një ligj ku, pranohet që Maqedonia nëpërmjet Filipit II, dhe më pas Aleksandrit të Madh i ka shfrytëzuar qytetet (shtetet) greke si vasale. (Ka marrë grekë me forcë në ushtri dhe i ka degëdisur deri në Nepal.)
Një pikë interesante e ligjit të aprovuar është edhe kërkesa e Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare që Maqedonia ti japë Greqisë dëmshpërblim për këtë. Por më e bukura është se duan edhe interes për 24 shekuj.