“Puna e Policisë së Shtetit, e ministrit të Brendshëm dhe e kryeministrit sepse fijet janë deri tek Rama, gjatë kësaj periudhe ka qenë marrja e 30% e çdo rrënjë kanabis të mbjellë”
Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar në studion e lajmeve të Ora News prapaskenat të kultivimit të lëndëve narkotike dhe lidhjeve të pretenduara të trafikantëve me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit. “Puna e Policisë së Shtetit, e ministrit të Brendshëm dhe e kryeministrit sepse fijet janë deri tek Rama, gjatë kësaj periudhe ka qenë marrja e 30% e çdo rrënjë kanabis të mbjellë”, tha Salianji.
Duke ju referuar denoncimit me video të plantacioneve me kanabis sativa në Tepelenë, Salianji tha se shfrytëzimi i banorëve të zonës në këtë aktivitet të paligjshëm ky është shndërruar në skllavëri të kohëve moderne. “Të gjithë ata qytetarë që janë aty, janë në mjerim, shfrytëzohen, dhunohen dhe preken me dorë, pasi janë njerëz me armë në korrik. Është komplet skllavëri moderne me inspirim nga ministri i Brendshëm”. Duke ju përgjigjur policisë së shtetit, e cila në një reagim pas videos denoncuese tha se PD bën politikë me punën e policisë, Salianji tha se ky nuk është qëllimi i tyre ndërsa ftoi institucionet që të reagojnë. “Në rast se kjo është puna e Policisë së Shtetit që po i bëjmë jehonë. Unë kam parë person që e kam identifikuar si person në kërkim që patrullonte zonat përreth parcelave. Kjo është situata reale atje”, theksoi Salianji. Sekretari për aksionin qytetar, Salianji tha se PD vendosi të denoncojë me video këtë situatë pas raportimeve të here pas hershme të banorëve të ndershëm të zonës, që sipas tij përbëjnë shumicën.
Liljana Elmazi: Rama ik. Eksportove drogë e krim, importove luksin për vete/ Edi Rama je aksident fatal në jetën e shqiptarëve. I varfërove, u talle me ta, si cinik që je në gene, i nëpërkëmbe, i poshtërove, dhunove, i fute në burg vetëm pse ishin të varfër. U shembe shtëpi e prona, i përzure në rrugët e Evropës, si sirianët në luftë. Por Shqipëria është e shqiptarëve , jo e zuzarëve. Tani duhet të ikësh. Që shqiptarët të ndërtojnë në vendin e tyre jetën e tyre!
Ik! Se shumë u ke kushtuar ti e banda jote kriminale! Ik! Se na nxive faqen!Eksportove vetëm drogë e krim, e importove luksin për vete e sojin e keq që qeveris! Ik! Ty të ka mbaruar koha me kohë, që në ‘90 kur rrëzuam etërit tuaj, ndaj ti ishe thjesht një aksident fatal në jetën e shqiptareve”, shkruan Elmazi.