Kujt po i dhimbset Haxhia i shkretë

SHKRUAN: KIMETE BERISHA

Haxhia i shkretë, baba i Ganisë, u bë telashe, ka fillu m’u çudit njeri, qysh burri 60-të vjeçar hala ka takat m’i rreh mashkujt me gjithë atë killazh si Blerim Pushkolli.

Fenomen. Lum ai për veti, gjithë atë shnetë, ktyneherë n’katun ushqimi natyror, i pastërrpikt, gjinja t’shnoshë se me pas qenë qytetar Gani Thaçi s’kish mujtë m’i ba durtë grusht për nevoja të veta personale e le ma me qit shkelma.

Blerim Pushkollit i ka ndihmu Gani Thaçi m’u bë drejtor, me dallavere.
Ai që të bën drejtor edhe me t’rreh ngapak s’ka gajle, plus që s’e ka rreh qysh duhet m’u rreh, tash edhe rrahja u bë pseudorrahje, as rrahja më nuk e ka peshën qysh e ka pas, rrahje është kur shkojnë e marrin me lese mbasi Ganiu ia ka ba punën m’i dhënë ujë me lugë, po tash edhe meshkujt pak m’i shty e m’i këqyr shtremtë ja nisin me kajtë.

Kujt nuk i po i dhimbset, për arsye se Blerim Pushkolli e ka rrogën ma të madhe në Kosovë, Zoti e dittë pse ia japin 5000 euro në muaj (nuk mundet me t’u dhimbtë njeri që i merr 5000 euro në muaj pa punu kurrgjë), tanë jetën shok me Akana e me hamama, gjithmonë drejtor, edhe që e han një shuplakë a dy nami s’bëhet.

Haxhia i shkretë, baba i Ganisë, u bë telashe, ka fillu m’i tubu pleqtë për m’i ba be familjes Pushkolli që Gania nuk e ka pas me qëllim të keq e as nuk ka pas prapavijë kur ua ka rreh mashkullin. Nuk ka pas çare pa e rreh.

Si rrethanë lehtësuese duhet merret edhe fakti se sot është Hëna e Plotë, kemi
siklet të brendshëm dhe shkarkesa emocionale, gati krejt jemi ngapak të disponum me ‘sjell’, tjetër gjë që po e ruajmë nivelin e s’po i fëlliqim durtë.

P.S. Fjalori i Oxfordit e njeh shprehjen ”Rrahje ose përleshje sporadike’, që do të thotë ‘rrahje e izoluar që ndodh në intervale të parregullta’.
Kjo i bie që Blerimi ka hëngër rreh me pauza, me intervale të parregullta kohore dhe rrahja ndaj tij ka qenë e izoluar.

Njëri këtu që e kam afër po thotë ‘Po tutna mos nuk e ka rreh shkretishi’. Ooo s’na ngihet neve zemra pa i pa t’qallamitun. Plus historikisht jemi në anën e të fortit. Tjetër gjë që Sun Tzu ka kujtu zotnia që ‘Arti suprem i luftës është me mposht armikun pa e rrah. Duke mos pas kohë për art, ky Gania i ka hy llabut tallava, s’i ka premtu koha me përformu art.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.