Paralajmërim i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë:
Mesazh sigurie për shtetasit amerikanë: Votimi parlamentar më 21 korrik
Ambasada amerikane në Tiranë informon shtetasit amerikan se Parlamenti i Shqipërisë do të votojë çështjen e reformës në drejtësi më 21 korrik. Ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër shtetasve amerikane apo interesit amerikan. Sidoqoftë, shtetasit amerikanë të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstrim apo grumbullim që mund të ndodhë në përgatitje apo pas votimit.
Monitoroni mediat lokale dhe informacionet e përditësuara për planet e udhëtimeve personale dhe aktiviteteve. Të gjithë vizitorët apo rezidentët në Shqipëri duhet të kenë kujdes për sigurinë. Shqetësimet specifike për sigurinë duhet të paraqiten te autoritetet shqiptare ligjzbatuese të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri.