Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, por kjo nuk vlenë për qeverinë e Kurtit

Dashamirë i madh i kombit tonë dhe njëri nga më të angazhuarit për integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë në BE. Martin Henze, anëtar i CDU në Gjermani, nuk ngurron që për çdo ditë të jap vlerësimin e tij për performancën e politikës shqiptare karshi interesave europiane të vendit dhe qytetarëve.

Përveç Shqipërisë, ku Edi Rama dhe manipulimet e tij me zgjedhjet kanë hasur në kundërshtimin e rreptë dhe të vazhdueshëm, Martin Henze nuk e le anash as Kosovën, për të cilën kërkon që të respektohen e të mbrohen në tërësi kufinjtë e saj. Së fundmi, z. Henze, në kanalin e tij zyrtar në Twitter, e ka komentuar edhe performancën shumë të dobët të qeverisë Kurti, duke theksuar se vendi ka nevojë për një ndryshim cilësorë në politikbërje.

“Vendi i kombit shqiptar është në zemër të Evropës. Ju jeni një komb indogjerman dhe pa këtë komb të madh me prejardhje direkte nga ilirët, shoqeria civile europiane nuk do te ekzistonte.” – Martin Henze, citat në twitter.

“Në Kosovë, synimi duhet të jetë një politikë moderne shoqërore dhe ekonomike. Një politikë që shtresës së mesme të shoqërisë i ofron të rifitojë një themel të sigurt për një jetë dinjitoze. Socialistët në Kosovë për fat të keq kanë dështuar dhe vendi po ballafaqohet me nevojën që të bëjë një ndryshim të ri!”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top