SHKRUAN: GANI MEHMETAJ
– Ku nuk ka shkel këmba e Muhametit, myslimani nuk duhet të jetoj, predikonin hoxhallarët e fëmijërisë sime. – Ikni sa më parë nga ky vend i mallkuar, mos rrini, se tokë shkaut është, – vazhdonin ata në xhami, në rrugë, nëpër ndeja burrash, në të pame, kudo dhe kurdo. U flisnin besimtarëve edhe kur përfundoi shpërngulja biblike e shqiptarëve në Turqi e Siri nga terrori serb. I nxisnin të vazhdonin ikjen.
Pastaj kur nisi regjistrimi i popullatës (1971), sipas përkatësisë kombëtare, një lukuni hoxhallarësh përpiqeshin t’i bindnin kopenë e besimtarëve që të mos regjistroheshin shqiptarë, po komb mysliman, ashtu sikurse sllavët e Bosnjë-Hercegovinës e të Sanxhakut, sepse shqiptarë, thoshin ata janë katolikët!
– Myslimanët i kemi vëllezër, me katolikun (shqiptar) na ndanë një mal sa Rusolia, kurse me shkaun (serbin) na ndanë lëkura e hollë e qepës. Dhe burrat me pak tru e shumë heshtje skllavi i dëgjonin të shushatur përrallat e hoxhës që i vente në gjumë të shkombëtarizimit, i nxiste në shpërngulje, ua tulate ndjenjën kombëtare, përpiqej t’i pakësonte në numër.
– Shkaut (serbit) s’bënë t’i mbetesh borxh, se në atë botë ai nuk ta lyp borxhin, po ta lyp dinin e imanin!
Të rrallë ishin ata që e kundërshtonin hoxhën. Ndonjë i ri gjimnazist a në shkollë normale, i kundërvihej me zjarr e patetikë, rrëmbehej nga acarimi me hoxhën, vetëm sa s’dilte nga lëkura e vet. Por hoxha me cinizëm të skajshëm ia kthente, nuk e di ti se ende je axhami, buza qumësht të qet, pleqtë tu i dinë senet më mirë. Shkolla të qet dinit e imanit! Dhe pleqtë me tru të shpërlarë ia tumirnin hoxhës me përkulje koke.
Por kur të rinjtë e arsimuar e bënin pykë hoxhën gjysmë analfabet e pro serb, ai ia niste me lëvdatat për Titon, për Jugosllavinë, për vëllazërim-bashkimin. Tito u bani me shkollë e ju qoheni kundër tij, niste t’i akuzonte të shkolluarit. Hoxhallarët bënin propagandë e agjitacion me të fëlliqur për pushtetin serb se sa aktivistët e partisë. Jo pak prej këtyre burrave që e kishin thirr hoxhën në dasmë, fjalë nuse a në mort, patën familjarë që ua pushkatoi Serbia pas vitit 1945, familjarë të tjerët ende ishin në burg si “armiq të Serbisë e Jugosllavisë”. Dhe të zotet e shtëpisë kapërdiheshin, ndonjëri syresh i kapur ngushtë, i thoshte topi se luan hoxhë, të lumët goja, sepse e dinte që hoxha do t’i denonconte në sigurim shtetëror po folën ndryshe. Hoxha ishte aty që të provokonte e lajmëronte armiqtë e Jugosllavisë.
E keni lehtë ju hoxhallarët se rrogat i merrni nga Beogradi, çka me ba na bujqit, ia lëshonte ndonjëri nga fundi i odës. Hoxha e shihte me përbuzje, por nuk i përgjigjej.
Po sot kush ua jep rrogat hoxhallarëve që vazhdojnë me propagandë të fëlliqur kundër shqiptarëve.
Pse prapë pushtetarët ua krehin bishtin?
Pse i privilegjojnë si dikur Beogradi?
Thirrjet për terror në shtëpiat e shqiptarëve…
O populli shqiptar a shifni ju qe ki nuk eshte hoxh por puntor i paguar nga anti shqiptaret se nuk ka te bej azgje me besimin fetar me konkretisht ky nuk eshte shqiptar por maxhup,rom,jevg,çengele si te deshironi quajne ky esht indian nga penxhabi i indis qe ende besojn ne lop. Une bej thirrje qe te kapet per veshi dhe te hidhet ne rrug sikur ky qe kercno qe te hyet me dhun ne shtepit dhe tu shkatrron te gjitha mjetet qe prodhojn musi qoft ajo e gjuhes shqipe,se ky nuk ka kerken te ulur para tij po behen sa kan shkojn
Bejn regjistrime ne ambiente e xhamis dhe keshtu te gjith bejn propagand kunder kombit ton Shqiptar. O qeveri qeveritar ministra deputet profesor shoqata institute te tjera reagoni sepse po ju kanoset edhe ju qe i lejoni keta virusa te kobit Shqiptar reagoni sa nuk eshte bere von se pastaj pasojat jan shume te mdhaja sikur qe e gjeti Sirin se ata te gjith jan sirian po vrahen mes veti.