SHKRUAN: SHEFQET JASHARI – STROFCI
Kryekompllotisti, pioni i kryekriminelit Xhavit Haliti, po mundohet me romantizmin e tij të pa vlerë ( që i ka dalur boja) t’i mashtroj qytetarët e Kosovës se shumë po i ,,dhemb zemra” që Kosova nuk e ka ushtrinë e saj.
Po a nuk ishte vetë Thaçi së bashku me Rexhep Selimin që, e shkatrroi ushtrinë institucionale të Republikes së Kosovës FARK-un, të themeluar në Propaçan të Deçanit nga Tahir Zemaj dhe Ramush Hajradinaj në bazë të Marrëveshjes së Osllos.
Pioni i ,,Zekes”, që po e luan rolin e Presidentit të Kosovës me fusnotë, nuk e ka hallin e ushtrisë, se Kosova sot e ka NATO-n që është që është ushtria më e fortë e botës, por e ka hallin e Gjykates speciale.
E gjithë veprimtaria destruktive që po bënë Thaçi, gjoja për ta pasur Kosova ushtrinë e saj, nuk është asgjë tjetër përpos shantazh ndaj faktorit ndërkombëtar për ta shpëtuar vetveten dhe jaranat e tij që të amnestohen nga Gjykata speciale. Edhe skenarët e mëparshëm, duke filluar me ,,Beteja e Kumanoves”, problemet me demerkacionin, burgosja e hoxhallarëve pa pasur asnjë fakt, duke shpresuar se do të krijohen rrethanat siç i krijuan spiunët e Serbisë më 2004.
Këta banditë kanë pasur për udhëzim nga Xh.Haliti, Kadri Veseli, H.Thaçi, R. Selimi, F. Limaj dhe krerët e Vetvendosjes rrëzimin e qeverisë dhe destabilizimin e Kosovës, me qëllim që të pengohet puna e Gjykatës speciale dhe qeveria e udhëhequr nga LDK-ja të mos e përfundon mandatin e saj, duke u friguar se me sukseset që do t’i arrijë, do të dëmtohen partitë e dala nga lufta dhe krijesa e SHIK-ut Vetvendosja, e do të forcohet LDK-ja.
Me siguri, faktori ndërkombëtar nuk do të shantazhohet as nga Thaçi, as nga Veseli dhe as nga opozita e shkapërderdhur. Por, duhet ta dinë kriminelët e të gjitha ngjyrave politike dhe të gjitha nacionaliteteve, se kriminelët janë të humbur dhe se përfundim i keq po i pret.