SHKRUAN: GANI MEHMETAJ
Zyrtarët palestinezë e thonë me këmbëngulje se Kosova është pjesë e Serbisë, kurse shteti shqiptar e votoi një rezolutë arabe-turke për Palestinën. Kështu shteti shqiptar doli kundër Izraelit që na ndihmoi në vitin tragjik 1999 më shumë se të gjitha shtetet arabe e myslimane së bashku. Shtetet arabe nuk e pranuan asnjë refugjatë tonin, që të mos i prishnin punët me Serbinë, kurse Izraeli mori mijëra fatkeq shqiptarë të Dardanisë, i mjekoi e sistemoi, i ktheu në jetë. Në aeroport i priti kryeministri izraelit.
Ambasadori palestinez në Beograd, e përsërit çdo muaj si papagall sloganin serb: Kosova është Serbi, kurse shteti shqiptar prapë e voton një rezolutë të Turqisë e Rusisë për Palestinën, duke iu kundërvënë interesave të Dardanisë e Shqipërisë, armiqësohet me SHBA-të, shpëtimtarin e Dardanisë, por edhe shpëtimtarin e Shqipërisë.
Palestina është e lidhur këmbë e krye me Serbinë e Rusinë, kurse shteti shqiptar votoi pro Rusisë e Turqisë.
Për herë të tretë brenda një viti shteti shqiptarë e kundërshtoi Amerikën, duke u rreshtuar me Rusinë, Serbinë e Turqinë. Është kthyer shteti shqiptar pesëdhjetë vjet prapa, kur e luftonte Amerikën e Izraelin apo ka një çrregullim mental të shtetarëve shqiptarë. U votuan nga rusët, serbët e turqit apo morën votat e shqiptarëve?
Ku na shpie kjo diplomaci idiotësh e mercenarësh?