KOSOVA S’KA NEVOJE PËR SHARJE E METAFORA

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Jam zgjuar herët sot. Kur nisem për pushime, them vetëmevete, do ta pushoj edhe trurin, jo vetem trupin. Kot, eshte gjendje alarmante! Me alarmante se gjendje e luftes, sepse Isa Mustafa, « as s’po hypet as s’po zhdrypet ». Kurre me ne mode s’ka qenë, pasi Albinit nuk po i bindet qe propozimin e tij për Qeverine Kurti, ta shqyrtojë ne Keshillin e Pergjithshem të LDK-se. As videot e Albinit s’po ia komenton, sepse ishte betuar qe do të bej greve bashkëbisedimi me Albinin nepermes videove. Kishte thene qe sa herë po shfaqet Albini më vidéo, po ia shton oreksin për lengun e molles!

Ndersa, Albini më me veshtiresi e pranoi nominimin e Thaçit për KM se sa kur e gjuante Isen me veze e me gaz ne Parlament. Nuk e ka pasur lehte. E kuptoj. Sepse, të sillesh konform ligjeve qe i ke perbuzur dhe t’ia caktosh veti afatin po me ato ligje, eshte « sakrifice ». Sidoqofte, tash eshte puna mire. Ka shprese për formimin e nje qeverie LDK-LVV ( e shpreses a e deshprimit, të shohim). Dhe, shume analistë, opionistë, drejtues emisionesh, njohes e ekspertë te Kushtetutes do të shpetojne nga infarkti, qe shume i thone ketu INFRAKT!

Punen e pare si KM, Albini duhet t’ia ndaloje Ises provokimet me pirjen e lengut te molles. E dyta, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit t’iu qes barriera ne Berrnicë dhe Veternik, qe mos të hyjne me ne Prishtine, për mundimet qe ia kane shkaktuar LVV-se. Pastaj, bashkëanasit te vet, Qosjes, t’ia ribotoj të gjithe librat e pashkruar » dhe « Ditarin e diteve të lumtura », sidomos ate Pamfletin kunder intelektualëve gjakovarë.

Për ta kenaqur unin islamist, permendoren e Rugoves ta zevendesojë me ate të Alia Izetbegovicit.
Punet tjera, pasi Kosova eshte mesuar të pres (Godon), t’i lë për mandatin e dyte 4 vjeçar. Normal, s’ka kuptim qe Thaçi ta mbaj 20 vite pushtetin, e Albini vetem nje mandat.

PS: Mbreme duke pire kafe ne nje lokal, ia dhash 10 euro nje gruaja të re, e cila me nje femije të bukur për dore lypte ndihme. Pasi i mori 10 euro, i ndali lutjet vajtuese dhe filloi te qajë trishtueshem (me zë) dhe u shtang duke me shikuar. Ndoshta, mendoi qe gabova! Ka mundur edhe të thotë: – a eshte ky njeri normal? Kur m’i pa edhe mua lotet, i erdhi gjynah prej meje dhe iku, e s’iu afrua më asnje tavoline. Një barman me qetesoi kur tha, « hajt bre axhë se po rren ajo »!!!

S’ka mbet me iu « besu » as lypsareve.

———
Për ta qetesuar pak shpirtin, thash te lexoj a ka shkruar Arbër Ahmetaj, diçka për henen:
– T’jap para për librat, por s’kam veç 7 klasë shkollë!
– Kurrë mos u botofshin!-desha të them!
Ai më i shpejtë: – veç kurrë mos ma përmend emrin!
Mbeta gojë mbyllur! Për pak do e kisha lënduar…!

AA

Konstatimi: Gjendje e renduar psikologjike gjithandej…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top