Shkruan: Florim ZEQA
Kosova e “pavarur”, 17 vite pas çlirimit, me prezencën e fuqishme politike dhe ushtarake ndërkombëtare, me një qeveri të papërgjegjshme ndaj qytetarëve të saj dhe servile ndaj ndërkombëtarëve, për më tepër i ngjet një protektorati të pafundëm ndërkombëtar, se sa një shteti të pavarur.
Si askund në botë, zë më i fuqishëm se i qeveritarëve vendor, është ai zyrtarëve (ambasadorëve) ndërkombëtar. Ata pra, ndërkombëtarët e instaluar në Kosovë i përcaktojnë të gjitha, si; kahet e zhvillimit politik, lidhjet dhe prishjet e koalicioneve paszgjedhore, zgjedhjen e kryeparlamentarit, kryeministrit dhe presidentit të vendit,…e deri të aspektet financiare, caktimin e buxhetit (të varfërisë qytetare), projektet “zhvillimore” për hapjen e qendrave biznesore, etj.
Qeveritarët kosovar s’janë gjë tjetër veqse implementues të projekteve ndërkombëtare (rezultatet e bisedimeve politike me Serbinë në Bruksel), përderisa Kuvendin e Republikës së Kosovës e perdorin si instrument për legalizimin e vendimeve skandaloze në dëmë të së ardhmës politike të vendit (Zajednica, Demarkacioni, Decentralizimi etnik, etj).
Qeveritarët kosovar, përveq pushtetit oligarkik të tyre, nuk i menaxhojnë as resurset natyrore të vendit të tyre; Minierën e Trepçës, Liqenin e Ujmanit (Gazivoda), Brezovicën të cilat i kontrollon Serbia….sikurse që i kanë lëshuar prej kohësh nga “dora” kapacitetet energjetike të vendit-KEK-un dhe Aeroportin e Prishinës, të dhëna me “konçesion” kompanive nga Turqia.
Rastësi kjo, apo analogji pushtuesish, pasuritë kryesore të vendit tonë shfrytëzohen nga armiqt shekullor të shqiptarëve (ish pushtuesit turko-sllav)!
Ashtu sikurse resurset natyrore, edhe rreth 30 % e territorit të vendit kontrollohet nga më pak se 5 % e pakicës serbe në Kosovë.
Operatorit turk, i ardhur në Kosovë përmes çarqeve pro-serbe, jo rastësisht ju dha në menaxhim potenciali më i madhë energjetik në vend-KEK-u, i cili luan si t’i tekët me puntorët dhe konsumatorët e varfër kosovar.
Ndodhë shpesh, që përveq fryerjes së faturave të energjisë elektrike, konsumatorëve shqiptar t’ua kërkojë edhe borxhet e vjetra, të cilat kanë qenë të rregulluara në marrveshje me Qeverinë e Kosovës me rastin e privatizimit të KEK-ut.
Qeveria e Kosovës, edhe pse kishte premtuar shlyerjen e borxheve të vjetra, një gjë të tillë e ka bërë në mënyrë parciale (për serbët dhe bizneset e afërta me pushtetarët),…duke diskriminuar me këtë rast një numër të konsiderueshëm të familjeve shqiptare nën asistencë sociale.
Për ta vertetuar më së miri këtë që po e themë, dua ta ilustroj me një rast konkret të para disa dite, që i ka ndodhur një familje me asistencë sociale në një lagje të komunës së Vushtrrisë.
Në një ditë me shi, në derën e familjes 6 antarëshe troket punonjësi shqiptar i KEK-ut, me t’i hapur derën kryefamiljarit i drejtohet me këto fjalë; “Turku është duke ti kërkuar 500 euro nga borxhi vjetër”.
E menjëhershme kishte qenë edhe përgjigja e kryefamiljarit ndaj punonjësit të KEK-ut; “Thuej turkut, ti mi ke borxh 500 vjet, andaj kur t’mi kthejsh 500 vjetët e humbura, eja e kërko 500 eurot e Qeverisë së Kosovës tek unë o turku i zi”.
Të drejtën për të shfrytëzuar pasuritë tona dhe për të ladruar lirshëm në mbarë Kosovën pushtuesit shekullor, ua dhanë ndërkombëtarët me ndihmën e qeverisë kuislinge shqipfolëse në Prishtinë.
Liria dhe pavarësia e një vendi kanë kuptim pak më të gjërë se sa liria e levizjes së lirë dhe e drejta për të thithur lirshëm ajrin e Kosovës martire. Pra janë gjëra të tjera më të rëndësishme që i dhënë kuptim jetës së qytetarëve në gjysëm shtetin e “lirë” dhe të “pavarur” me emrin Kosovë, në të cilin ish pushtuesit shekullor, përveq kontrollit fizik të territorit të vendit tonë, e dominojnë tregun me prodhimet e tyre, duke filluar nga artikujt më themelor e deri tek ata më deficitar për jetën e njeriut.