Mr.Sc. Nue Oroshi
Ka kohë që personalisht kam ndezur këmbanën e alarmit përmes opinioneve të mia, të botuara kohë më parë nëpër gazeta e revista si dhe portale informative shqiptare, rreth dominimit të politikes serbe dhe turke në Kosovë. Ky alarm i imi ishte shqetësues për atdhetarët shqiptarë kudo në botë, por nuk u prit mirë nga qarqet politike në Kosovë, e që janë përques të dominimit të politikës turko-serbe në Kosovë.
Kohë më parë kisha njoftuar opininin shqiptarë me këto shkrime si: „Dy re të zeza mbi Prizrenin“, „Udhëkryqet shqiptare në mes perëndimit dhe lindjes apo Bashkimi Kombëtar si rrugë e vetme në 100 vjetorin e Pavarsisë“, „Pse Evropa e ka harruar Kosovën“, Me Beslidhje Kastriotike drejt Shqipërisë Etnike“, apo dhe, „Mallin e shkret e hanë kuajt e verbër“, „Në Kosovë vriten atdhetarët e perfitojnë pushtetarët“, apo, „Punon fatkeqi e han barkdreqi“, dhe shumë paraqitje të tjera që kishin qëllim parësorë vetëdijësimin e shqiptarëve, e që mos ta pranojnë dominimin e politikës serbo-turke në Kosovë.
Personalisht e dhash edhe një shembull konkret të mospranimit të këtyre dy politikave serbo-turke në Kosovë, ku me fakte demantova vendimin e Parlamentit të Kosovës mbi ligjin famëkeq për Qendrën Historike të Prizrenit të aprovuar nga Parlamenti i Kosovës, i cili i jepte kompetenca të paparashikueshme ndonjëherë Kishës Ortodokse serbe, si dhe për një kohë të gjatë e mbrojta logon e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e ku në këtë rast ishte direkt e involvuar politika turke e Erdoganit, për heqjen e kësaj logo të shenjtë, sepse i pengonte dhe sot e kësaj dite i pengon politikës turke, Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Edhe në këtë rast, fatkeqsisht, Asambleja Komunale e Prizrenit e pranoi këtë shëmti të paparë ndonjëherë tek shqiptarët e vertetë. Aty kam vërtetuar përsonalisht se Politika e Kosovës është nën ndikimin e politikës serbe dhe turke, dhe mua s‘më mbeti gjë tjetër përveç që publikisht të deklaroj dorëheqjen time të parevokushme nga detyra e këshilltarit Komunal në Prizren, dhe të njoftoj opinionin e gjerë shqiptarë, se Asambleja Komunale e Prizrenit është një Asamble e cila është si një Asamble e një Lagjeje periferike të Stambollit, e cila komplet punon për interesat turke në Prizren. Fatkeqisht, koha e vërtetoi se unë kisha të drejtë.
E them fatkeqsisht, për faktin se kisha dëshirë që mos të kisha të drejtë dhe që politika e Kosovës në përgjithësi, e ajo e Prizrenit në veçanti të orientohen drejtë integrimit të Kosovës në Evropë, por politika në Kosovë tani ka marrë kahje komplet në të kundërt, – pra, ka marrë kahje Aziatike, me një dominim të fortë ruso-serb në këtë politikë.
Vizitat e kohëpaskohëshme që bëjnë zyrtarët serbë në Kosovë, Daciq, Vulin dhe ndonjë tjetër, ku deklarojnë haptas, se Kosova është Serbi dhe nuk mirret asnjë masë nga udhëheqësit politik të Kosovës, për tu penguar këto vizita, përveç se ndonjë deklaratë e Hajredin Kuqit që ka për qëllim të bëj biznes politik, dhe që e demanton veten ende pa dalë ditën tjetër në mjetet e informimit, ende pa le dielli në mëngjes, fjalet e Hajredin Kuqit i merr era dhe ato fjalë tani më janë shëndrruar në objekt talljeje tek populli shqiptar në Kosovë, ku thuhet se: “Kur flet Hajredin Kuqi, në mes të pranverës bie dushku”.
Ky veprim i tij është një papërgjegjësi e plotë e fjalës publike të një politikani kontravers që e luan rolin e një politikani të dirigjuar, sikurse të ishte një figurë shahu që lëvizet në çdo drejtim nga shefi i tij, Hashim Thaçi.
Derisa politikanët serb për çdo ditë bëjnë propagandë politike në Kosovë pa u penguar, sikur Kosova të mos ketë fare institucione shtetërore, këtë propagandë zgjedhore tani e kanë filluar edhe politikanët turq.
Në fjalimin e djeshëm elektoral në Prizren, Erdogan deklaroi publikisht se Kosova është Turqi, Daçiq deklaron, se Kosova është Serbi, dhe unë e njoftoj opinionin e gjerë shqiptarë, se Kosova tani është mbetur pa zot shpije ku kullosin turq e shkije. Për këtë tubim elektoral në Prizren, mjetet e informimit njoftojnë se “Thaçi, Rama dhe Erdogan nuk janë ndalur së shprehuri se janë vëllezër edhe gjatë vizitës së tyre në Prizren, ku u priten nga shumë qytetar.
Meqë i gjithë ky organizim u bë në kohë fushate, në këtë tubim, në secilin fjalim të tyre, përkrahje iu dha Ramadan Mujës, i cili është kandidat për kryetar të kësaj komune. Kryeministri i Turqisë tha se e falënderon Mujën që personalisht e ka ftuar të marrë pjesë në këtë tubim”. Prandaj, tanimë, elektorati shqiptar në Kosovë, e sidomos ai në Prizren, duhet ta ketë të qartë, se çdo votë që i jipet PDK dhe AKR në Kosovë e në veçanti në Prizren, është votë që Kosovën e largon nga rruga e nisur drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, është votë e cila Kosovën e afron edhe më shumë me politikat serbo-turke, është votë që shqiptarët i orienton drejtë shkrepave të Azisë ku fatkeqsisht në këto shkrepa tani kemi edhe djemë shqiptarë që po e humbin jetën pa nevojë, për pazare të politikës ditore Aziatike, siç është rasti i Sirisë.
Dhe për fund, shpirtërisht do ta ndjeja vetën shumë keq, sikurse që mos ta njoftoja opinionin shqiptar në përgjithësi për një marrëveshje të dytë, që është bërë kohë më parë në mes të Turqisë dhe Serbisë, sepse, për të parën tani opinioni i gjërë shqiptarë është i njoftuar, sepse ajo solli pastrimin e trojeve shqiptare dhe dëbimin e shqiptarëve në Turqi, ku Qeveria e Turqisë së asaj kohe, aq “respekt” kishte për shqiptarët, ku për çdo shqiptar që mirrte në shtetin e saj, i jipte ish-qeverisë jugosllave një mushkë.
Pra, shqiptarët e dëbuar nga toka e Arbërisë shkonin në Turqi me vlerën e një mushke! Ndërsa në marrëveshjen tjetër politike që është tani në veprim në mes të Turqisë dhe Serbisë, Turqia ka marrë obligim që të shtrijë ndikimin politik, ekonomik dhe fetar mbi Kosovën, dhe Kosovën sërish ta kthej nën kthetrat e Serbisë.
Prandaj, neve Shqiptarëve s‘na mbetet rrugë tjetër përpos ringjalljes së ndërgjegjës Kastriotase, themelimit të një Beslidhje Kastriotike, lidhjes së kësaj Beslidhje me botën Përendimore në përgjithësi e në veçanti me politikën Gjermane. Nëse nuk bëhet kjo, shumë shpejtë Kosova do të vazhdon të mbetet pa përkrahje ndërkombëtare, Evropa mund të shihet vetëm në ëndërr, ndërsa nëpër fushat e Kosovës, sikur hije do të kullosin turq e shkije.
Nje shkrim shum infomues dhe analitik ,por mendimi jem asht se ,Turqia dhe Serbia te njejt jan ,turqit neka sunduen per 500 vjet dhe kur erdhi koha me e leshue , e shkatrrojen dhe e leshuen , te kishin pas meshir per popullaten Shqiptare ata ekishin len se bashuk ti katert Vilajete ,por nalan ne meshiren e Evropes ata nuk paten meshir por na coptuen ,ne krye me Anglin ,dhe Serbija bani c’mosin tena shkattroje mete gjitha metodat mete ashpra qe dishi ti bojn, politikanet e Kosoves dhe te shtetit ame jan per interesat e veta financiale un ket se tham une por kam lexue se une jetoj jasht sheteteve te larg permendun , ne duhet te BASHKOHEMI ne nje Trung , por duhet VULLNET dhe pa interesa te veta financiale dhe politike pej nga Politikanet ne qytetar te fundit.
Ate qe e shkruaj me shkrim dhe ate qe e flas me goje lirishte publikone , jupershendes .
Një shkrim analitik dhe shumë domethënës për akutalitetin !
Cfare te mirash pritet nga armiqet e perbetuar te kombit tone nga turku e serbi !? Pse keta udheheqes tone kane mbyllur syte e lene lloj-loj kali te vjen ne kosoven tone dhe te del para mases te flas pangurrim si nturqi apo si nserbi dhe ne fund u rrehet shuplak e nuk u thojne se kjo eshte tokeshqiptari ne kollitem ketu ,bolle jemi ngop me ju .Kosovanuk i ka syte nga ju :nga Azia e Serbia po nga Amerika dhe Evropa -Gjermania dhe shtetet aleate te saj jo turko- sllav .