Konseguencat e njė inaugurimi paradoksal!

Shkruan: Florim ZEQA

Pėrveq kostos sė lartė financiare tė inaugurimit nė shesh me 8 Prill, çmimi i konseguencave politike tė zgjedhjes sė Hashim Thaçit president do tė jetė afatėgjatė dhe me pasoja politike pėr vendin.

Nga mbi 1000 ftesa tė dėrguara burrėshtetasve tė vendeve tė ndryshme, vetėm dy president ishin pjesėmarrjes nė inaugurim, presidentja e Kroacisė, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe ai i Shqipėrisė Bujar Nishani, ky fakt nė radhė tė parė e dėshmon “pėrkrahjen” qė ka Thaqi në arenėn ndėrkombėtare dhe pozicionin denigrues tė shtetit tonė.

Nė ceremoninė e inaugurimit e tė parit tė shtetit, mungesa e familjeve emblematike tė shqiptareve siç ėshtė familja Jashari, Haradinaj e tė tjerė,…mungesa e flamujve kombėtar nė shesh, madje edhe heqja e flamurit kombėtar mbi shtatoren e Skėnderbeut janė argumente tė fuqishme qė flasin mė shumė se sa njė mijė fjalė !

Ne anėn tjetėr, kryeqendra e Kosovės me 8 Prill ishte nen masa tė njė shtetrrethimi policor, ku nė çdo rrugė dhe lagje tė kryeqytetit ishin tė vendosura postblloqe policore, saqė e kishin tė vėshtirė tė kalonin andej pari pa u vrejtur edhe qenėt endacak,…situatė e cila, padashje mendjen e qytetarit pėr njė moment e kthen nė kohėn e regjimit diktatorial tė Sllobodan Millosheviçit, kur vinin zyrtar tė lartė tė Serbisė nė Kosovė, çdo rrugė dhe lagje e qyteteve mbushej me forca policore dhe ushtarake..

Pamje tė tilla tė masave policore nuk shifen nė shtetet demokratike, qė kanė sistem presidencial me rastin e zgjedhjes sė presidentėve.

Kosova, pėrveqse nuk e ka luksin financiar dhe as stabilitetin politik pėr organizimin e ceremonive kaq tė kushtueshme, inaugurimi nė shesh i presidentit, ishte krejtėsisht i pa nevojshėm dhe praktikė e pazakont pėr republikat parlamentare.

Ceremonia inauguruese e presidentit, si pėr nga tingujt e muzikės pėrcjellėse me rastin e dorėzim-pranimit tė kushtetutės sė shkelur katėrēipėrisht, ashtu edhe pėr nga pamjet e fytyrave tė njerėzve prezent nė “inaugurim” dhe jasht tij, mė tepėr i ngjante njė ceremonie mortore se sa njė kortezie festive, apo siq e quajti ndryshe nje gazetare kėtė inaugurim, “Kanagjeqi” i presidentit!

E tėra kjo u bė pėr tė kėnaqur egon e vet personale presidenti i (vet)zgjedhur nėn masa tė jashtėzakonshme nė Parlamentin e Kosovės, nė njė proces me gaz lotsjellės brenda Kuvendit, e me protesta tė opozitės dhe qytetarėve nė rrugėt dhe sheshet kryesore tė kryeqytetit,…pėrderisa kishte edhe deputetė tė pushtetit qė e bojkotuan procesin e zgjedhjejes sė Hashim Thaçit president.

Thaçi erdhi President, vetėm pasi e pėrçau dhe ndau gjithė spektrin politik shqiptar,…dėshmi e kėsaj ėshtė fakti se pas zgjedhjeve tė fundit nacionale, asnjė nga subjektet politike shqiptare nuk dėshironin tė bėnin koalicion me tė, derisa e shantazhoi liderin e partisė mė tė madhe opozitare (Isa Mustafėn e LDK-sė).

Çmimi i zgjedhjes nė kėtė pozitė i Hashim Thaçit, ka pėr tė qėnė tepėr i lartė pėr tė ardhmen e Kosovės. Pėrveq mungesės sė mbėshtetjes ndėrkombėtare, Kosovės pėr pesė vitet e ardhshme do t’i mungoj edhe stabiliteti i brendshėm politik, si njė nga parakushtet elementare pėr zhvillim ekonomik, prosperitet dhe mirėqenje tė qytetarėve tė vendit tonė.

Vallė deri kur populli do tė vuaj nga pėrmbushjet e egove personale tė kusarėve politik, tė oligarkėve dhe uzurpatorėve tė shtetit…gjarpėrinjėve dhe zvarranikėve tė vardisur pas pushtetit…deri kur do tė veniten shpresat tona?!
Deri atėherė, kur nė venat tona rrjedh ujė e jo gjak…deri atėherė, kur ne do tė vetėdijėsohemi e nuk do ta mallkojmė veten se jemi tė “tepėrt” nė shtetin e Kosovės-Dardaninė antike, duke ikur pėr t’u tretur drejt vendeve pėrėndimore.
Pas pėrmbushjeve tė apetiteve politike tė Hashim Thaēit, nė mos mė parė, sė largu deri nė fund tė vitit, pashmangshėm do tė kemi zgjedhje tė jashtėzakonshme parlamentare, jo pėr tė bėrė zgjidhjen e duhur pėr vendin, por pėr tė realizuar rrokadėn politike, tė nevojshme pėr forcimin e pozicioneve pushtetore tė klasės sė uzurpatorėve politik dhe pėr qetėsimin e njė pjese tė opozitės sė dalldisur pėr pushtet.

Pas inaugurimit “madhėshtor” tė Thaçit nė shesh, akrepat e orės sė qeverisjes sė LDK-sė janė kthyer sė llogarituri mbrapsht. Prishja e koalicionit PDK-LDK mbetėt çėshtje ditėsh apo javėsh, pasi realizimi i qėllimit tė PDK-sė pėr katandisjen politike tė LDK-sė u bė realitet.

Pas zgjedhjeve tė jashtėzakonshme LDK-ja e Isa Mustafės do tė dėrgohet nė “muzeun” historik tė mbeturinave,…pėrderisa rugovistėve tė fjetur ju mbetėt tė vazhdojnė sė ėndėrruari ringjalljen e Rugovės!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top