Shkruan: Rrustem Bajraktari, Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat – Junik
Respekt opinionit kombëtar. E shoh jo vetëm t’arsyeshme por edhe të domosdoshme inkorporimin tim në problematikën e demarkacionit me Mal të Zi. Ndonëse kësaj teme i dhanë sqarime të mjaftueshme ekipi i ekspertëve kundër DEMARKACIONIT TË LAJTHITUR nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me 15 gusht 2015, prap më trandë kokfortësia e tyre për zbatimin e tij në dëm të Kosovës.
Sa ka vlerë inati e shprehnin pleqtë tanë kur thonin: “Më e mirë një strajcë dhé se një strajcë lira”, apo më konkretisht, Vlladimir Dedier kur shënon në librin e tij se delegacioni Jugosllav i përbërë nga Mosha Piade, Eduard Kardel dhe Alesh Bebler hasi në pengesa të fshatarëve në Kroaci dhe dy herë në Slloveni, ngase ata u dhanë me veti nga një grusht për t’ju përkujtuar që të mos lozin me vlerat e tij. Dihet se ai delegacion mbrojti shkëlqyer kufinjët e shtetit ireal, që kishte pushtuar plot pjesë të huaja, por s’mund të kuptohet fakti i tularemisë logjike të sinjaturistëve tanë megaloman, që me çdo kusht duan t’i falin Malit të Zi sipërfaqën prej 8260 hektarësh, si t’udhëhequr nga injoranca e kapriçove të tyre infantile !?… Dihet se as baballarët, as gjyshërit e stërgjyshërit e Isës dhe Hashimit s’kanë pasur njohuri as s’kan investuar kurrë për mbrotjen e këtyre territoreve të lara me gjak nga Juniku me Voksh, Deçan e Carrabreg, Pozharë, Llukë, Strellc, Lubeniq e Raushiq, nga 14 fshatra të Rugovës dhe mbarë Podguri !
Secili regjion kufitar e ka gëzuar të drejtën e mbrojtjes së visë kufitare, por kryekujdestar ka qenë bajraku i Junikut me ODËN e tij tradicionale. Sipas të dhënave të këtij institucioni, në vija të trasha, kufiri gjithkund shkon nëpër kurriz natyror malesh e jo nëpër lugina. Juniku ndante me Plavën Jelenkun, që nga vendi i quajtur Huni i Maxhupit në drejtim të Qafës së Diellit dhe vazhdon përmes një lumi gjer ke MESI I LEDINËS ÇAKORRIT, e prej andej shkon drejt e në maje të Smilevicës dhe te Kullat e karaullës mbretërore, n’afërsi të Rozhajës dhe vazhdon për kurriz të Maleve të Zhlebit! Kërkoj ndjesë, por të jesh aq dorlirë me territorin e atdheut kjo është një deshmi e shpirtit dhe mendjes proletare të përfaqesuesve që zurën postet jo nga votat e merituara,por nga kurdisjet e kalkuluara!
Sidoqoftë unë jam Junikasi më i mbramë që n’emër të gjakut të derdhur për këta kufinjë,dhe n’ëmer të tokës sonë të shenjtë, kërkojmë anulimin e sinjaturave injorante dhe rikthimin e gjendjes në kontura normale për shqyrtim !
Autori është trashëgimtar i Komandantit Legjendar të Mbretërisë së Bashkuar Shqiptare, Ali Bajraktarit
https://youtu.be/Etri9ev2MiM