Koha kur Don Shan Zefi kërkonte me ngulm të mbrohet Kosova

Viti 1992. Koha kur Don Shan Zefi kërkonte me ngulm që të rritet aktiviteti në mbështetje të Kosovës. Asokohe nuk ekzistonin rrjetet sociale dhe profilet e rrejshme nuk gjenin hapësirë. Po e ripërsërisim atë që është regjistruar në protokollin zyrtar nga fjala e Don Shan Zefit.

“Kosova ka shpallur shtet dhe kthim prapa nuk ka. Kisha Katolike e mbështetë me të gjitha mjetet realizimin e vullnetit të popullit tonë shqiptar. Ne po kërkojmë njohje dhe realizim të pavarësisë me politikë paqësore. Po e kërkojmë mbështetjen e gjithë botës demokratike. Për ne, kthim prapa ska. Prandaj, duke parë represionin e madh të policisë dhe shtetit pushtues në vendin tonë, ne duhet të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë që bota demokratike do ta dëgjojë zërin e kombit më të vjetër në kontinentin europian.”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top