“I kërkohet Ligës për të Drejtat e Njeriut që të marrë masa kundër “brutalitetit të tmerrshem” të regjimit të Beogradit”, shkruante The New York Times më datën 06.05.1931, duke akuzuar Jugosllavinë për vrasjen e albanologut Milan Shuflaj.
Albert Einstein akuzon shovenistët jugosllavë, për vrasjen e albanologut dhe profesorit kroat, Milan Šufflay.
Milan Šufflay kishte shkruar shumë libra mbi historinë e Shqipërisë. Ai u vra nga serbët në vitin 1931.
Për këtë vrasje, Albert Ajnshtajn kishte reaguar ashper në media dhe institucione të drejtësisë ndërkombëtare.“I kërkohet Ligës për të Drejtat e Njeriut që të marrë masa
kundër “brutalitetit të tmerrshem” të regjimit të Beogradit”.
The New York Times, May 6, 1931