KJO PLAÇKITJE E TMERRSHME E POPULLIT PO VAZHDON EDHE SOT

SHKRUAN: ADEM SALIHAJ

Keqpërdorimet me paratë e këtij populli të shkretë kanë filluar qysh para lufte, pastaj kanë vazhduar gjatë luftës dhe pas saj. Nuk ka asgjë më të rëndë për një popull se sa kur në emër të çlirimit të tij ai vidhet dhe shfrytëzohet nga ata që thonë se po e çlirojnë .

Në një situatë kur populli ynë ka qenë i ekspozuar masakrave më çnjerëzore, kur janë masakruar gra e femijë, kur janë dhunuar e çnderuar gratë shqiptare, këta te vetëquajturit komandant, nëpër hotelet e Tiranëse kanë bërë biznes me gjakun dhe vuantjet e tij. Rrallë, e ndoshta hiç, në ndonjë luftë çlirimtare ia ka bërë dikush kështu popullit të tij. Në fakt, unë nuk di ndonjë shembull të tillë në botë.

Kjo plaçkitje e tmerrshme e popullit tonë ka vazhduar pas lufte deri sot dhe po vazhdon ende. Këta janë në gjendje ta plaçkisin çdo gjë,madje t’ia shesin çdo gjë të shenjtë të popullit e të atdheut armiqëve tanë më të përbetuar. Pasuria e tyre sot është marramendëse, arrinë miliardat,krejt e vjedhur dhe e plaçkitur. Për fat të keq populli ynë i stërvuajtur ,ende nuk e ka kuptuar këtë si duhet dhe ende shkon pas këtyre vrasësve, dhunuesëve e plaçkitësve.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top