Kisha e Kastratit, prefektura apostolike e Shqipnisë etnike

SHKRUAR NGA NUE BACAJ

Për Kishën e Katundit të Kastratit është folur e shkruar si një ndër objektet e kultit Kristian, jo vetëm ndër më të hershmet, por edhe ndër më të rëndësishmet, që drejtuan jetën shpirtërore e civilizuese te Kastratit në veçanti e shumë trojeve të Malësisë Madhe Etnike në përgjithësi. Kisha e Kastratit, ka qenë jo thjeshtë një kishe apo manastir, por të paktën që nga shekulli i XVII e deri në atë të XIX‐të ka qenë Prefekturë Apostolike që drejtonte gjashte Kuvende kishtare, që ishin; Kastrati, Hoti, Gruda, Trieshi, Selca e Vuklit… (Studime Shqiptare, Dr. Jur. Johan Georg Von Hahn, 1854, fq. 58 ).

Historia e ndërtimit të kësaj qendre besimi e qytetërimi është interesante, dhe sipas shkrimeve të albanologut të njohur Goerg Hahnit ajo duhet të jenë më e hershme se në shekullin e XVII ku fillon dokumentacioni që kemi siguruar. Gjithsesi në po i referohemi këtij burimi: “Njëherë u bë pashë njëfarë Tahir Beu, nga shtëpia e madhe e Çausheve. Ai vendosi më e nënshtrua fisin e krishtere të Kastratit, dhe më e bë njëlloj si rajatë e tjerë… Prandaj edhe Pasha mblodhi një ushtri të mirë dhe të fortë, dhe më këtë marshoi deri te fshati i tyre. Por Dedalet (para‐ardhësit e shumicës së Kastratit të Sotëm,që kanë një histori në vete të lidhur më të parin e tyre Dedlin apo Detalin,që edhe për ketë shkruan ky albanolog.) e kishin menduar se nuk mund t’i dilnin ballë për ballë fuqisë së madhe të pashës, prandaj gratë, fëmijët, gjanë gjallë dhe plaçkat më të vlefshme i kishin futur në atë shpelle ku kishte banuar stërgjyshi i tyre Dedli. Në fshat kishin mbetur vetëm disa pleq,të cilet armiku nuk i prekte për shkak të moshës.

Ndër këta ishte edhe Ul Vuka,i cili një kohë të gjatë kishte qenë flamurtari i fisit. (Qartesojmë se Ul Vuka ishte i biri i Vuk Pal Dedlit, pra i treti brez pasardhës i shumicës të të parit të Kastratit të sotëm që mendohet të kenë ardhur nga Drekalori i Kuçit, (atëherë shqiptarë) nga fillimi i shekullit XVI.. Ndërsa kjo ngjarje duhet të kenë ndodhur në gjysmën e parë të shekullit XVII… Kur pasha arriti në fshat e gjeti bosh, por dëgjojë se banoret ishin ngjitur në mal, prandaj dha urdhër më i ndjekë pas, mbasi nuk i njihte vështirësitë e vendit. Ai vetë qëndroi në shtëpinë e Ul Vukes. Sulmuesit hasen shpejt një kundërshtim,sepse kundra tyre nuk luftonin vetëm burrat më dyfek,por edhe gratë e fëmijët duke lëshuar gurë teposhte. Në ketë mënyre ushtria e pashës pati humbje të renda. Kur po luftohej, Ul Vuka delte shpesh nga shtëpia për më pa dhe pastaj i tregonte pashës që ishte brenda. Nga frika se mos e kumbisnin luftën të vetët,i premtoi Shën Markut më i ndërtuar një Kishe dhe më festua ditën e tij (25 prillin), në qofte se fitoren do tu a jepte njerëzve të vet. Kur u pa se lufta po shkonte në favor te tyre,hyri brenda dhe kur e pyeti pasha mbi gjendjen u përgjigj “Zotni, ushtria jote po fiton sepse është e pajisur më të gjitha mjetet, kurse të mitë janë lakuriq “. Pasha e dërgoi edhe një here jashtë për më vrojtuar zhvillimin e luftës. Por ky, duke pare turqit që po arratiseshin dhe të vetët që po i ndiqnin pas më potere te madhe,hyri përsëri në shtëpi dhe bërtiti : “U ba, u ba “. Pasha u habit dhe pyeti çfarë kishte ndodhur dhe kush po fitonte. Ul Vuka iu përgjigj: “Ketë do ta shohim tashti”, dhe më këto fjalë ia nguli thikën në zemër. Varri i pashës është edhe sot…

Turqit nuk munden ma më rezistua dhe Dedalet i ndoqën deri tek Përroi i Thate. (Që atëherë ky përrua njihet edhe si kufiri “ndarës” në mes Malësisë së Madhe më Rranxat e veta..). Kështu ata që banonin këtej përroit (pra Rranxat) paguanin taksa si gjithë nënshtetasit e tjerë te Perandorisë otomanë,dhe i nënshtrohen gjyqit te kadiut,kurse ata që jetonin përtej Përroit Thatë jetuan sipas ligjit të maleve… Kisha,të cilën Ul Vuka ia premtoi Shën Markut u ndertua, dhe Dedalet e festojnë gjithnjë Shën Markun si te kremten e tyre kryesore…” ( Studime Shqiptare, Johan Georg von Hahn, fq. 260‐261… Viti 1854.) Është më vlera te cilësohet se që më datën 23 korrik 1634 ishte themeluar Misioni i Fretërve të Vegjël të Reformuar. Ky Mision ishte ndarë në katër Prefektura Apostolike : që ishin e Kastratit, Pultit, Maqedonisë dhe Kosovës. (Nekrologu i Provincës Shqiptare të Zojes Nunciatë… referua Schematismus, p.27,29.), fq. IV).Duke studiuar më kujdes këto ”dëshmi” historike në më sojmë se Kisha e Katundit te Kastratit si Prefekturë Apostolike ka “ditëlindjen” (në se mund ta quajmë kështu) ditën e 23 korrikut (1634). Një misionare i kishës Katolike në Shqipëri 1883‐1907 shkruan se: “..Kastrati është famulli shumë e vjetër… Mirëpo librat e amzës fillojnë nga viti 1726, vit në të cilin u ndërtua (apo më saktë u rikonstruktu) kisha, më ndihmën e Perandorisë Austro‐hungareze. Këtu në vitin 1901 u ndërtua edhe qela e re e komode. Famullia më terrenin e vet shkëmborë shtrihet nën malin e Veleçikut, dhe numëronte 11 fshatra më 1276 banore….” ( Nëpër Shqipëri, Atë Lovro Mihaceviq,fq.78.) Ndërsa studiuesi i njohur Italian Fulvio Kordinjano na jep një përshkrim interesant për ketë kishë, ku ndër të tjera po citojmë: “.. Nëpër rrugën e Shkrelit,duke u shmangur nga e majta, sapo arrin në Zagorë,mund të mbërrish në Kishën e Katundit të Kastratit ; nën majën madhështore te Veleçikut; në një rrafshnalte të kurorëzuar më kodrina që duken si kulla vrojtimi të një qyteti të madh të fortifikuar….” (SHQIPËRIA, Sipas veprës dhe shkrimeve të misionarit të madh At Domëniko Pazi 1847‐1914,fq.193). Kisha e Katundit te Kastratit ka qenë edhe nën vëmendjen e studiuesve dhe hartografëve te ndryshëm, ku hartografi i shekullit XVII Koronëli (Coronëlli) e pasqyron në hartat e tije si famulli të lashtë kushtuar Shën Markut,dhe në atë kohe mësojmë se në Katundin e Kastratit kishte 80 shtëpi katolike… (Vende,Kisha, Lumenj, Male e Toponime te ndryshme te një harte te lashte te Shqipërisë Veriore, Ermanno Armao, fq.58‐59. ). Vlen të pasqyrohet se edhe Imzot Pjetër Bogdani në veprimtarinë kishtare e patriotike të tije tregon për Kishën e Kastratit dhe nevojat e saj për financë, shpesh edhe për famullitare, e deri për mësues për shkollat e ndryshme shqipe në Rrjoll, Shkrel,Hot, Grud, Kastart e tjerë… (Pjetër Bogdani, Letra e Dokumente, përgatitur nga Odette Markuet… Letra 86 dt. 20. IV. 1665, letra 117 vitit 1672, letra 180 dok.1,dt.25.6.1675. e tjere..). Edhe nga publikimet e At Zef Pllumit mësojmë për ndërtimin e rindërtimin e Kishës së Kastratit…ku nder te tjera shkruan : “…Gjithnjë mbi derën kryesore qëndron…një gurë i zi i shkruar në një gjuhë latinë, se Kastrati ishte selia e Prefekturës Apostolike të Malësisë Madhe..”( Histori Kurrë e Shkruemë, At Zef Pllumi, fq. 230). Sipas dorëshkrimeve arkivore të Dioqezës së Shkodrës, në vitin 1745 Ipeshkvi Pal Pema Kampesi, i biri i Pjetrit nga Tophana (Shkodër), kishte zhvilluar një vizitë baritore edhe në famullitë e Malësisë së Madhe. Nga relacioni përkatës i Ipeshkvit mësojmë se (vetë) Misioni i Kastratit numëronte 145 shtëpi katolike më 1436 frymë. Gjithashtu nga ky relacion kemi të dhëna për numrin e shtëpive e banoreve të disa famullive që vareshin nga misioni i Kastratit, si: Spaja (Vukli) më 81 shtëpi katolike më 691 frymë ; Selca më 99 shtëpi katolike më 782 frymë; Trieshi (Triepshi) më 84 shtëpi katolike më 580 frymë e tjerë… (Nevila Nika, Dioqëza e Shkodrës gjatë shek.XVIII, sipas Dorëshkrimeve Arkivore, fq.154‐157).

Një Studiues i pasionuar shkodran që shkruan për historinë e Arqipeshkevis Metropolitanë të Shkodrës tregon se ; që nga viti 1742 imzot Pal Kampesi… ishte përpjekur më durim të pashoq për nderimin e lirinë e Kishës… Ai kishte administruar disa kohe edhe kishën e Tivarit. Qëndroi 29 vjet në Seli (Ipeshkëv N.B.), vdiq në Kastrat dhe u varros në Kishën e Katunit te Kastratit, ku ka kohën e varrimit 1771… (Kryeipeshkevia Metropolitanë e Shkodrës e Dioqëzat Sufraganë, shënime historike, Gjush Sheldia, fq. 64‐65. ). Ky Natyrisht një hierarki kaq i larte i kishës katolike si Pal Pema Kampesi, varroset pikërisht vetëm në një vend të sigurt e të rëndësishëm siç ishte Kisha e Kastratit,pasi në ato kohë pushtuesit otoman,edhe varret e simboleve të binomit Fe dhe Atdhe shpesh nuk i linin rehat…Kjo ndodhte për arsye se hierarket e kishës katolike ishin armiqtë më të betuar të qytetërimit mbi bajoneta që kultivonte dhunshëm pushtuesi shekullore otoman… ndërsa tek barinjtë e grigjës katolike shqiptare pushtuesit shihnin propaganduesit dhe ruajtësit e farës së pakuamë të qytetërimit Evro‐perëndimore… Lavdia e kishës katolike shqiptare u lartësua e ndriçua (edhe pse në kushtet e territ otoman) nga famullitarët e hierarkët që shërbyen më devotshmëri në këto troje ‐çerdhe te besimit e qytetërimit. Ata janë te shumtë sa vetë historia e lavdia e Kishës së Kastratit, por në po rendisim vetëm ata, për te cilët kemi siguruar dokumente nga Nekrologu i Provincës Shqiptare të Zojes Nunciatë. Nga ky libër‐regjistër po fillojmë sipas renditjes së viteve që kanë shërbyer famullitarë e hierark në misionin, famullin apo prefekturën Apostolike të Kastratit…: I pari famullitare që regjistrohet se ka shërbyer në ketë Kishë shënohet Fra Giuseppe nga Muro‐Lucano (Itali), i cili ndonëse nuk ka vite të sakta shërbimi, mësojmë se ai është martirizuar dhe ka ndërruar jetë në vitin 1763. Pas këtij shënohet Fra Dionigi i cili ka shërbyer si Prefekt i Misionit të Kastratit në vitet 1771-1781. Pastaj sipas këtij Nekrologu vjen Fra Pierpaolo nga Gambitello,i cili ka qenë meshtare, misionar dhe prefekt apostolik i Kastratit në vitet 1807‐1816. Ndërsa nga viti 1816 deri në vitin 1826 ka shërbyer si prefekt i misionit Fra Mariano..Pas këtij famullitari kemi të shënuar emrin e Fra Matia Vares si prefekt i misionit te Katratit, për te cilin dimë vetëm se ka ndërruar jetë në vitin 1824. Përsëri kemi te shkruar se në Kastrat ka qenë meshtare apostolik, Fra Illuminati nga Pretolia, i cili kishte vdekur në vitin 1829. Në ketë Nekrolog kemi te shënuar emrin e Fra Engjell Drinovac (nga Bosnja),për te cilin shkruhet se e shndërroi provincën shqiptare në pesë prefektura apostolike, që ishin: e Pultit, Kastratit, Epirit, Maqedonisë dhe Kosovës. Pra siç shkruhet Prefektura Apostolike e Kastratit ishte njëra nder pesë njësit bazë te provinces katolike të krejt trojeve etnike shqiptare..Në vitin 1833 është shënuar famullitarë i Kastratit Fra Paolo nga Cavalla Maggiore..

Për një periudhë 33 vjeçare,1837 – 1870,në misionin e Kastratit paraqitet si famullitare e misionar apostolik, Fra Dionizi (anonim). Por brenda këtij harku kohorë (në vitet 1846 ‐1848) shënohet administrator i famullisë Fra Riccardo Petrelli nga Ancona, ndërsa famullitarë i Kastratit në vitet 1849 – 1851, Fra Antonio Corrosano. Për vitet 1861 – 1862 shkruhet se ka qenë Prefekt i Misionit Fra Teodosio Greci nga Parma.. Në vitet 1866 – 1867 ka qenë famullitare i Kastratit Fra Anselmo nga Pistoja, i cili është “pasuar” si famullitar nga Fra Domenico nga Bari në vitin 1869.. Pasi kemi një shkëputje të kronologjisë për pak vite mësojmë se Fra Gianpietro Ferrari,nga Brgamo ka qenë Prefekt i Misionit nga viti 1874 deri në vitin 1887, ndërsa Fra Pacifico nga Brindizi ka shërbyer si famullitar i Kastratit në vitet 1876‐1881. Nga viti 1881‐1887 famullitar në kishën e Kastratit ka qenë Nicola Marconi. Prefekti i misionit te Kastratit nga viti 1887 deri në vitin 1893 ka qenë Fra Gabriele Nëviani nga Modena. Nga ky nekrolog mësojmë se Fra Secondiano Farini nga Ancona ka qenë famullitar i Kastratit, por për ketë kemi,vetëm vitin e vdekjes,1895. Nga viti 1890 ‐1899 si misionar i famullisë është shënuar,Fra Luigi Carola nga Napoli.

I fundit i meshtarëve (te huaj) që shërbyen në famullin e Kastratit paraqitet Fra Giovanni Ruso (fratta Maggiore), për te cilin nuk është shënuar viti i shërbimit,veçse i vdekjes 1924.. ( Nga emërtesat dhe rëndësia e Prefekturës Apostolike të Kastratit kuptohet se ndër vite, kanë shërbyer në të njëjtën kohë më shumë se një famullitarë).

Siç edhe informohemi nga “libri”i përgatitur nën kujdesin e fra Flavio Cavallini mbi bazën e Nekrologut të fra Marjan Prela, më qortime e shtesa te fra Vinçenc Malaj, në mësojmë se shumica e famullitareve,misionareve dhe prefektëve të Prefekturës Apostolike të Kastratit kanë qenë nga Italia,pasi shqiptaret e kishin mjaft te vështire shkollimin në universitetet dhe fakultetet kryesisht teologjike të Evropës Perëndimore, që ishte armikja potenciale e otomanizmit. Gjithashtu meshtarët nga Evropa ishin shumë më të mbrojtur se ata shqiptarë, nga sulmet dhe zullumet turkoshake… Në fillimet e shekullit XX në famullin e Kastratit filluan te shërbejnë mjaftë meshtarë te shquar shqiptarë si: si Fra Mati Prenushi, i cili ishte famullitari i Kastratit në vitin e stuhishëm të 1911, ku ky simbol i binomit Fe dhe Atdhe ishte në ballë të luftës antiotomanë të lirisë e flamurit të Gjergj Kastriotit, dhe programit te mvehtësisë ‐memorandumit te Greçës. Në vitet 1937‐1938 administrator i famullisë Kastratit ishte fra Severin Lushaj,për te vijuar më fra Gjon Deden, fra Mark Papaj, fra David Picin, Fra Benedikt Demën dhe më kulm të kësaj plejade, meshtarin e atdhetarin e pashoq patër Ciril Canin e më gjerë…Edhe këta meshtarë shqiptarë, e veçanërisht ata që shërbyen në vitet e zeza te komunizmit ateist,kaluan nëpërmes një stuhie ‐tmerri ; burgimesh, pushkatimesh, internimesh, privimesh, shkatërrimesh e tjetërsimesh të vetë kishave. Nga ky fat i keq nuk u përjashtua as Kisha e Kastratit,e cila u ringjall si homologet e saj pas vitit 1990… Sot kjo kishe është më e bukur dhe rrezatuese se kurrë, truporja e Shën Markut ungjilltarë qëndron hijshëm këtu. Ajo edhe pse në heshtje,vijon të na mësojë (se ende në shqiptaret kemi nevojë) ungjillin dhe doktrinën jetëdhënëse të Jezu Krishtit,të këtij besimi që tashmë,është besim,por edhe qytetërim,në te cilën njeriu jeton njëri,por për ketë në nuk duhet te harrojmë porosinë e Shën Palit, i cili thotë : “ Aty ku është shpirti i Zotit është Liria”.

”NË” duhet ti memorizojmë në përjetësi këto vlera historike, të ruajtura e shenjtëruara më të njëjtin format besimi e qytetërimi që ka Evropa, nga e cila na ndanë përdhunshëm ndër shekuj, ndërsa sot po ribashkohemi më vullnetin tonë të lirë, ku këto vlera besimi e qytetërimi janë pasaporta më e mirë…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top