Kini kujdes! Me shume se gjysmen e hoxhallareve i keni agjente te Dexhallit

SHKRUAN: TEOLOGU MUSA LLAMALLARI

(Pjese nga libri im. Po i publikoj disa, qe para se t’i hani forat e paganeve, qe jane agjente te Dexhallit ne mjediset shqiptare, te merrni fryme 9 here, ta beni vetem nje pyetje: A jane keta qe xhenetin ua tregojne me numra, me hesap? – Ndersa Allahu ne Kuran na tregon se xheneti eshte pa NUMRA! Numrat e shumices se hoxhallareve perfundojne ne Xhehnem)

Kini kujdes!

Në pjesën e pare të këtij kapitulli lajmërova kalimthi se hazreti Muhamedi, si njeri prej gjaku dhe mishi, ka qenë i shqetësuar për të ardhmen e kombit të tij, në këtë rast për arabët. Aty pata thënë se ka qenë shumë e logjikshme, e natyrshme të shqetësohet hazreti Muhamedi për kombin e tij, njejtë sikurse është shqetësuar çdo profet tjetër për kombin e tij.

Por të folmet e hazreti Muhamedit në lidhje me këto tema kanë qenë V-S-T, lokale, rajonale dhe jo me karakter të përgjithshëm. Në rrethin e tij pyetësorët (as’habët-shokët) e tij kanë qenë arabë, e jo shqiptarë, turqë, egjiptianë, iranianë, pakistanez, rusë, kinez apo anglez, etj.

Prandaj ka qenë shumë e logjikshme, e natyrshme që hazreti Muhamedi sa ka qenë gjallë nuk ka lejuar asgjë të shkruhet nga të folmet e tij, njejtë kështu kanë vepruar edhe as’habët-shokët pas vdekjes së tij.

Vetë librat më autoritativë të hadithit, përkatësisht libri i Muslimit dhe i Ibn Hanbelit, raportojnë se hazreti Muhamedi urdhëroi që askush të mos marrë asgjë prej tij, përveç KURANIT. Lirisht shikonie Pjesën e Parë të Ibn Hanbelit, faqe 171, por gjithashtu e gjeni edhe tek libri i Muslimit.

Ja si thuhet aty.
“Prej Ebi Said El-Hudhuri, Perëndia qoftë i kënaqur me të, ka njoftuar se i Dërguari i Zotit, shpëtimi dhe paqa qoftë mbi të, kishte thënë:” Mos shkruani asgjë prej meje, PËRVEÇ KURANIT. Kushdo që shkruan ndonjë gjë tjetër përveç Kuranit, duhet ta fshijë atë. ‘”!!!

Zejd Ibn Thabit (një shkrimtari më i afërt i shpalljes së Profetit) vizitoi kalifin Muavije (më shumë se 30 vjet pas vdekjes së Profetit) dhe i tregoi atij një tregim për Profetin. Muavija e pëlqente historinë dhe urdhëroi dikë që ta shkruante. Por Zejdi i tha, “I derguari i Perëndisë na urdhëroi që kurrë të mos shkruajmë ndonjë fjalë të tij.” (Transmetuar nga Ibn Hanbeli, Pjesa e Pare, faqe 192)

Arsyeja pse hazreti Muhamedi ka ndaluar të mos shkruhen të folmet e tij është aq e thjeshtë për ta kuptuar, saqë mjafton vetëm të besohen me zemër të pastërtë 5 ajetet e para të sures El-Alak:

اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ (1) خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ (2) اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ (3) الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ (4) عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ (5

Dhe çelësi, hapja e Kuranit fisnik me ajetin:
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Pra, Risalja, mesazhi i Perëndisë është Kurani fisnik dhe është universal, është udhëzim dhe shërim për mbarë njerëzit:
أَأَعْجَمِيٌّ وَعَرَبِيٌّ قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ
Fussilet, 44

Ndërsa kur jemi te literatura e hadithit الكتب الستة nuk ka udhëzim dhe shërim në to, por ka vetëm historiografi. Nuk janë Kuran. Të gjithë autorët e këtyre librave janë joarabë dhe kanë vepruar 200 vjetë pas vdekjes së hazreti Muhamedit. Për shembull, ne jemi mësuar të dëgjojmë për 10 shenjat e mëdha të Kijameti, bazuar në librin e Muslim bin Haxhaxh, i cili ka lindur në vitin 817 në Nishapur, në Iranin e sotëm, 185 vjetë pas vdekjes së hazreti Muhamedit. Të gjitha interpretimet e klerikëve në lidhje me shenjat e Kijametit janë interpretime të bazuar mbi këto libra, që janë interpretime të fabrikuar për ta larguar besimtarin nga Kurani fisnik dhe për ta programuar si shërbetor të agjendave politike të regjimeve të ndryshme në Lindjen e Mesme.

Nasrudin Albani (rahmet i pastë shpirti) ka lindur në Shkodër, është me origjinë nga kombi shqiptar dhe jo nga kombi arab, kurd, persian apo tyrk!

Nuk është e rastësishme se shumë narracione Albani i nxjerr si të përpunuara dhe fabrikuara nga mjeshtrit e regjimeve të kohës, por edhe vetë Albani nuk ka qenë i lirë në hulumtimet e tij, sepse ka jetuar në Lindjen e Mesme, e jo në Shkodër.

A i kuptoni këto sende, apo jo? A dini t’i bëni këto dallime apo jo?

Në Kuran shenjat e Kijametit janë krejtësisht ndryshe. Vetë ardhja e hazreti Isaut dhe hazreti Muhamedit janë dy shenja të mëdha prej shenjave tjera të Kijametit që i përmendë i lumi Zot në Kuranin fisnik?

Hazreti Isau ishte profeti i fundit i dërguar nga Perëndia te bijtë e Izraelit. Pas tij nuk do të ketë profetë për bijtë e Izraelit. Ndërsa Muhamedi ka qenë i dërguar i Zotit te kombi arabë dhe profet i fundit në hallkën e profetëve të Perëndisë.

Risalja, mesazhi i tij ka qenë Kurani: (كتاب الله) Libri i Allahut, që është Raporti i Fundit Zyrtar i zbritur nga Zoti i qiejve dhe i Tokës si Mëshirë për mbarë njerëzimin deri në ditë të Kijametit. Dhe jo literatura e hadithit e shkruar më shumë se 200 vjetë pas vdekjes se hazreti Muhamedit, që njihen si الكتب الستة

Nga perspektiva e Kuranit ne mësojmë se bijtë e Izraelit, pasardhësit e Is’hakut dhe Jakubit, kanë pasur një raport special me Perëndinë, njejtë siç e kanë pasur pak më pak pasardhësit e arabizuar të hazreti Ismailit. Por në ngjarjet e Kuranit, kronologjinë historike të tij nuk permenden askundi palestinezët, siç pretendojnë sot duke e blasfemuar Kuranin fisnik.

Si Is’haku, ashtu edhe Ismaili janë bijtë e Ibrahimit, ndërsa Perëndia e bëri imam (prijës) të dinit “hanifen” hazreti Ibrahimin. I kemi ajetet 124 në suren El-Bekare:
وَإِذِ ابْتَلَىٰ إِبْرَاهِيمَ رَبُّهُ بِكَلِمَاتٍ فَأَتَمَّهُنَّ ۖ قَالَ إِنِّي جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامًا ۖ قَالَ وَمِن ذُرِّيَّتِي ۖ قَالَ لَا يَنَالُ عَهْدِي الظَّالِمِينَ
Kur Perëndia e sprovoi me urdhërime Ibrahimin, të cilat ai i plotësoi. Perëndia i tha:”Unë do të bej ty imam (prijës) për njerëzit!” – “Po pasardhësit e mi?” – pyeti Ibrahimi. Perëndia tha:”Besëlidhja ime nuk i përfshinë të padrejtët”

Ndërsa në ajetin 125 Perëndia saktësisht na tregon për rolin e pasardhësve të Ismailit, ku këtu përmendet vetëm Ismaili dhe jo edhe Is’Haku. Në fakt na tregohet besëlidhja e Ibrahimit dhe Ismailit me Perëndinë për Shtëpinë e adhurimit që ta pastrojnë për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty. Lexojmë ajetin 125:

وَإِذْ جَعَلْنَا الْبَيْتَ مَثَابَةً لِّلنَّاسِ وَأَمْنًا وَاتَّخِذُوا مِن مَّقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى ۖ وَعَهِدْنَا إِلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ أَن
طَهِّرَا بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْعَاكِفِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ
Ajeti në vijim na tregon akoma më shumë detaje, që vetëm i lumi Zoti di me na treguar me saktësi për pasardhësit e Ismailit. Lexojmë ajetin 126 të sures El-Bekare.

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَٰذَا بَلَدًا آمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ مَنْ آمَنَ مِنْهُم بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۖ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُ قَلِيلًا ثُمَّ أَضْطَرُّهُ إِلَىٰ عَذَابِ النَّارِ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
Dhe kur Ibrahim tha:”Zot bëje këtë vend të sigurtë dhe furnizoji njerëzit e tij me frute kush beson prej tyre në Perëndinë dhe jetën tjetër! Perëndia tha: Kush nuk beson do ta bëj që të kënaqet pak e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit, që ështe një destinim i keq.

Perëndia në këto ajete po flet për pasardhësit e Ismailit dhe jo të Is’hakut. Po flet dhe po na tregon se çfarë do të ndodh me arabët.

Kështu që katërcipërisht dihet se vendi i Ismailit ishte Hixhazi, e jo Jeruzalemi. Ndërsa Hixhazi është pjesë e gadishullit Arabik.

Pastaj vazhdojnë ajetet ku Perëndia na tregon me saktësi në ajetin 129 për lutjen e Ibrahimit dhe Ismailit:
رَبَّنَا وَابْعَثْ فِيهِمْ رَسُولًا مِّنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Zoti ynë! Dhe dërgo tek ata një të Dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë shenjat e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë dhe t’i pastrojë (në shpirt). Vërtet, Ti je i plotfuqishëm dhe i Urti!

Tani ky i dërguar në lutjen e Ibrahimit dhe Ismailit ishte profeti i fundit, hazreti Muhamedi. Pra, si profet ishte i dërguar te pasardhësit e Ismailit, te arabët e Hixhazit, e jo te banorët e Shamit, te palestinezët e sodit. Ndërsa risalaja e hazreti Muhamedit ishte Kurani, që është Libër i Perëndisë, me karakter univerzal, udhëzim dhe shërim për mbarë njerëzit.

Duhet me i kuptuar këto ndarje, dallime, ashtu siç na ka informuar në detaje Perëndia në Librin e Tij, në Kuranin fisnik. Nuk guxojmë të shkojmë kundër vullnetit të Perëndisë, të keqinterpretojmë informacionet që janë të pastërta si loti në Kuran dhe të devijojmë, sikurse janë sot devijimet e arabëve në Lindjen e Mesme.

A ka më turp të besosh në profeci të rrejshme sikurse besojnë sot shumica e arabëve, që devijimet e tyre i kanë përhapur edhe te muslimanët e painformuar të botës, se në vitin 2022 do ta shkatrrojnë shtetin e Izraelit, që është në kundërshtim të plotë me konceptin e Kuranit, me shenjat paralajmëruese nga Perëndia në Kuran për Kijametin?

Përveç që është turp, s’ka dyshim se si besim është komik me një fund tragjik për vetë palestinezët dhe arabët në përgjithësi. Viti 2022 është në vigjilje, pritja e këtij viti është më pak se tre vjetë, do ta shohim dhe do të bindemi të gjithë se profecitë e këtilla janë burim i urrejtjes se madhe që shumica e shteteve të ashtuquajtura islame e kanë për shtetin e Izraelit, që si virus ua kanë ngjitur edhe myslimanëve tjerë të painformuar nëpër të gjthë botën.

Ekziston mundësia që shtetet arabe dhe joarabe në Lindjen e Mesme, të ashtuquajtura islame, duke u mbështetur te aleanca me Rusinë ta nisin ndonjë avanturë për një luftë të re “Proxy” kundër shtetit të Izraelit, ku përsëri do ta humbin shtetet arabe, si çdoherë që i kanë humbur që nga viti 1948. Pastaj përsëri qeveritë e tyre nuk do të reflektojnë, por do t’i aktivizojnë klerikët e tyre të thonë se fajin e ka Amerika dhe jo besimi i tyre në profeci komike se edhe guri do të flasë “Eja, se këtu fshihet një çifut!”

Në çfarëdo avanture të këtillë, shteti i Izraelit do të zgjerohet edhe më shumë, ndërsa verbëria e zemrave të myslimanëve dhe klerikët e tyre, përfshirë këtu edhe spiunët e tyre tek-tuk në mjediset shqiptare, do të thonë po përgatitet ardhja e Dexhallit me një sy, me flokë të gjata e zilife deri në fund të këmbëve!

Do të vazhdojnë me budallakinat e tyre dhe nuk do të ndalen. Do të thonë po e presim imam Mehdiun, edhe pse imam Mehdiu i tyre u paraqit me flamur të zi kur abasitët e morën pushtetin nga emevitët dhe e transferuan selinë e tyre nga Damasku në Bagdad. Prej atëherit shumë imam Mehdia kanë ardhur, thuajse në çdo cep të botës së influencuar nga literatura e hadithit me الكتب الستة.

Sidoqoftë, ju që ndjekni shkrimet e mia, ju vendosni vetë, doni të besoni në narracione të fabrikuara, është liria e juaj, doni të besoni se palestinezët kanë histori 5000 vjeçare, mbetet iluzion i juaj, doni të besoni se hazreti Isa ka qenë palestinez, siç thotë muftiu kryesor i Jeruzalemit, Muhamed Husein, ju mund t’i besoni kokës së lidhur me fashë, por fasha i lidh vetëm plagët, por jo edhe të vërtetën e Kuranit fisnik.

Atëherë do të pyesni se cila është e vërteta e Kuranit fisnik në lidhje me bijtë e Izraelit, pasardhësve të Is’hakut dhe Jakubit? Apo mund të pyesni a do të shkatrrohet shteti i Izraelit, siç pretendojnë me profeci të rreme shumica e klerikëve myslimanë?

Për të parën mjafton t’ua lexojë ajetet 4, 5 dhe 6 të sures El-Kisas:
إِنَّ فِرْعَوْنَ عَلَا فِي الْأَرْضِ وَجَعَلَ أَهْلَهَا شِيَعًا يَسْتَضْعِفُ طَائِفَةً مِّنْهُمْ يُذَبِّحُ أَبْنَاءَهُمْ وَيَسْتَحْيِي نِسَاءَهُمْ ۚ إِنَّهُ كَانَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ
Faraoni u kthye në një tiran në tokë dhe diskriminoi disa njerëz. Ai përndoqi një grup të pafuqishëm prej tyre, duke therur djemtë e tyre, duke kursyer vajzat e tyre. Ai ishte me të vërtetë i lig.

وَنُرِيدُ أَن نَّمُنَّ عَلَى الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا فِي الْأَرْضِ وَنَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَنَجْعَلَهُمُ الْوَارِثِينَ
Ne donim të kompensonim ata që ishin të shtypur në tokë dhe t’i kthenim në udhëheqës dhe t’i bëjmë ata trashëgimtarë.

وَنُمَكِّنَ لَهُمْ فِي الْأَرْضِ وَنُرِيَ فِرْعَوْنَ وَهَامَانَ وَجُنُودَهُمَا مِنْهُم مَّا كَانُوا يَحْذَرُونَ
Dhe t’i vendosë në tokë dhe t’i japë Faraonit, Hamanit dhe trupave të tyre një shije të barit të tyre.

Pa sjellur ajete tjera, këto tre ajete mjaftojnë ta kuptoni se bijtë Izraelit, pasardhësit e Is’hakut dhe Jakubit janë trashëgimtarë (el-varithin). Kini kujdes, këto 3 ajete lidhen me kohën e Faraonit dhe Hamanit, me regjimin dhe ushtrinë e tyre, që u treguan të ligë, filluan shtresës së varfër të izraelitëve t’ua therrin djemtë e tyre, por duke kursyer vajzat e tyre.

Pikërisht në këtë periudhë kohore me caktimn e Perëndisë lindi hazreti Musa.

Periudha kohore – Time Line

Ka ekzistuar Mojsiu sic na mëson Bibla dhe Kurani apo jo?

P.S.
Kini kujdes! Me shume se gjysmen e hoxhallareve i keni agjente te Dexhallit, por keni shumë prej tyre edhe me kollare!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top