Këshilltarja e BE: Rama me draftin për Kosovën, tregoi se mban anën e Vuçiç

Këshilltarja e BE-së Kati Schneeberger thotë se Edi Rama me draftin e tij që e dorëzoi fshehurazi tek presidenti francez dhe kancelari gjerman, tregoi qartazi se është në anën e presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Edicionin e ‘Orës 19:00’ me Armela Ferkon në SYRI TV, Schneeberger ka risjellë në vëmendje projektin ‘Ballkani i Hapur’ teksa  shprehet se të gjitha këto ngjarje janë vazhdë ku tregohen interesat ekonomike e politike të çiftit Rama-Vuçiç.

“Në mënyrë private të gjithë mund të mendojnë se çfarë qëndrimi kanë për një çështje dhe të mendojnë për zgjedhjet e mundshme. Me këtë  lëvizje të kryeministrit Rama ai ka treguar se në anën e kujt qëndron. Njësoj si Vuçiç ai duhet të njohë sovranitetin e Kosovës dhe në bashkëpunim me Vuçiç  dhe sa i takon ‘Ballkanit të hapur’ kanë treguar të gjitha interesat ekonomiko-politike  në këtë.

Në Europë duhet të marrim një qëndrim të fortë sa i përket nacionalizmit autokrat nëse nuk duam të shohim rrezikimin e demokracisë dhe paqen në kontinentin tonë. Ne duhet që më së fundmi të marrim vendimin e duhur dhe të qëndrojmë bashkë  dhe detyrimi i një asosacioni të komunave serbe është një gabimi madh, është një koncept nga e shkuara, koncept i vdekur që nuk funksionon  siç kemi parë nën Bosnje Hercekovinë, ndarja bazuar në kombësi, intensifikon problemet në vend që ti zgjidhë ato.

Siç sygjerohet në letrën tonë të hapur ne duhet të shohim për zgjidhje të reja moderne dhe kjo mund të jetë psh. përmes pjesëmarrjeve të të huajve  dhe nëse të gjitha këto do të kenë efekt do të ketë zgjidhje që mund të bien dakort nga të gjithë.”  

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top