KËRKESË PËR Z. ERDOGAN HAN

Takimi i Kryetarit të Shqipërisë z. Nishani me Kryetarin e Turqisë z. Erdogan dukej të ishte i suksesshëm. Bazuar në deklarimin e tij më shumë emocional se përmbajtësor. Ai përmendi shifra të mëdha të investimeve të bëra nga Turqia në Shqipëri dhe premtoj së do t’a mbroj Shqipërinë dhe do të investoj në arsimin shqiptarë.

Madje tregoj së është rritur në duart e një nëne shqiptare, se ka shumë respekt për familjen shqiptare që e kishte pasur fqinjë dhe e cila ishte shumë e mirë. Deri sa po lexoja këtë lajm sikur më kaploj një ndjenjë në mes të mundimit dhe falënderimit. Shumat e investimeve nga Turqia në Shqipëri në shikim të parë ishin të mëdha. Por nëse krahasohen më dëmet që Turqia i ka sjellë shqiptarëve për pesë shekuj këto paraqesin vetëm një sinjal të një kthese drejt kërkimit falje.

Pazari që Turqia e bëri më Rusinë në dëm të territoreve tona duke na tkurrur në një grusht atdhe shkëmbor, nuk mbulohet tani me këto investime nga Turqia, por më kthimin e territoreve tona. Shkatërrimi i arsimit dhe kulturës shqiptare me21 shekuj dhe dëmet që kanë ardhur si pasojë e mungesës së arsimit të këtij populli të mirë, nga i cili gjithmonë ka buruar humanizmi, i cili ka shpërndarë rreze në terë botën, nuk do të riparohet shpejt. Kjo i bije vetëm një herë të lidheni në namaz dhe të luteni zotit, të ua fal gjynahet dhe borxhet që i keni para zotit dhe këtij populli. Unë kam disa kërkesa që për ju z. Erdogan Han. Të i hapeni shkollat shqipe për shqiptaret në Turqi; që fëmijët, nipat dhe mbesat e nënës shqiptare, në duart e të cilës jeni rritur të mësojnë në gjuhën e tyre të lashtë dhe të ëmbël. Të lejohet zhvillimi i kulturës së tyre të lashtë dhe shumë humane që do të ndikonte mirë në tërë Turqi dhe më gjerë. Investimet tuaja në arsimin shqiptarë dhe investimet tjera në Kosovë dhe Shqipëri të mos të jenë më të vogla se investimet që i bëni në Serbi.

Kështu i nderuar do të na ndihmoni shumë neve dhe Turqisë. Kur ne, jemi të fortë në Ballkan dhe shqiptarët të ndjehen mirë në Turqi, pa dyshim se edhe Turqia do të ishte mirë dhe Europa e qetë. Premtimi i juaj për Arsimin shqiptarë tani, me çka do të konvertohet? Çka do të kërkoni si kundërvlerë? Në Kosovë kërkuat që të korrigjohet historia. Që robërinë e rëndë pesëshekullore ta pranojmë si miqësi. Këtë edhe e pranuan të “dëgjueshmit” tonë. U korrigjuan tekstet shkollore pa analizën e nevojshme për konfuzionin që do ta kenë, nxënësit tonë, gjatë mësimit të historisë dhe dëmet tjera që do të vijnë, në procesin e strategjisë së zhvillimit tonë kombëtar.

Por shumë më e rëndë ishte thënia ”Turqia do të bënë krejt çka është mundur për ta mbrojtur Shqipërinë”. Kjo lë për të kuptuar se rreziku për Shqipërinë është i madh dhe se mund të ketë edhe gjëra të pa mundshme që Tuqia nuk i arrin të i bëjë në mbrojtjen e Shqipërisë. Atëherë pse Turqia nuk investon në mbrojtje të Shqipërisë. Që shqiptarët të mbrohen vet. Apo do të i shfrytëzojmë xhamitë e shumta që ju i ndërtuat? Tani me lutje në këto xhami të i shpëtojmë agresionit të mundshëm serb ose grek! Kështu do të tregonit mirënjohje për Kemal Ataturkun, Mehmet Akifin, Hoxha Tasinin, Sami Frashërin e shumë shqiptarë tjerë që kontribuan në themelin e shtetit turk?

1 thought on “KËRKESË PËR Z. ERDOGAN HAN”

  1. Se dija qe edhe balli kombetar eshte anti-turk, duke pare vuajtjet e mundimet nga sistemi munist, me ka ardhur keq per padrejtesite qe iu jane bere, po filloj te mendoj se paskan pasur te drejte per ballistet si Sali Protopapa.
    Po ju mer balliste, prisni qe Turqia te vije e tju jape sarajet e juaja, apo te shkarkoje ketu ne shqiperia ushtrine e saj, si do ta bente ajo, kur ketu or te mjere keni akoma komunistet.
    Edhe si perfundim, Erdogan Hanit, qe i keni shkrujt, i interesojn Islamistet, jo Ballistet, ju nuk dhate ndonje kontribut ne mbrojtjen e Islamit, thjesht e luftuat, por pak me pak se komunistet, se aq mundesi kishit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top