Janë të njëjtët, po ata…

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

ATA qe dje e lane Korifeun Fishta pa varr, sot po lene shqiptaret pa Atdhe!

ATA qe dje i trembeshin gjigandit Konica edhe sot e kesaj dite vazhdojne ti referohen, Shefqet Musarait e Shefqet Peçit!

ATA qe dje hidhnin llume e balte mbi figuren e Mbretit Zog, edhe sot e kesaj dite shkojne e nderojne me grusht e vene tufa lulesh mbi varrin e Komandantit qe i la pa breke ne bythe!

ATA qe dje benin sikur puthnin Flamurin e Ismail Qemalit, sot mbeshtillen publikisht me flamujt e turkut, gekut, rusit e serbit!

ATA qe dje ja shiten Kosoven serbit, sot po ja shesin Shqiperine grekut!

ATA qe dje u shpallen Ateiste, sot po behen me katolike se Papa!

ATA qe dje mohuan Nenen e Baben, sot kane te drejte tek deklarojne qe duan me shume Partine se sa Shqiperine!

ATA qe dje na dhane Tollonin per tu ushqyer e mbijetuar, sot po na japin Drogen per tu helmuar e per tu shuar njehere e mire si Komb e si popull!

ATA qe dje ulerinin e qanin per Enverin pas kofinit, sot hidhen ne zjarr e jane te marrosur pas çmendurive te Edvinit!

ATA qe dje na vrane, torturuan, burgosen e internuan ne Shqiperi, sot po bejne te njejten gje me shqiptaret por jashte Shqiperie!

ATA banditet e krimelet e djeshem, jane po te njejtet qe edhe pse nuk kane te njejtet emra, tradhetohen nga Mbiemrat, edhe pse nuk kane te njejtat basyrete, mjaftohen me te njejtin grup gjaku e ADN, se ç’del nga Macja, Mi do gjuaje!

ATA qe dje quheshin Sulo Gradeci e kishin zbritur nga malet e Skraparit, sot quhen Taulant Balla e kane zbritur nga xhunglat e Librazhdit, dhe kane po te njejtin devocion per Komandantin e tyre!

ATO qe dje quheshin Lenka Çuko dhe ate lojen me ate topin e vogel ngjyre te verdhe e quanin ”Penis”, sot hapen shalesh e bythesh dhe kane Name-Midle -name – e Last-name ndaj dhe Skenderbeu i tyre i quan Elisa – Spiro – Pali!

ATA qe dje quheshin Aranit Çela e Rrapi Mino dhe çuan qindra shqiptare te pa fajshem ne boten tjeter per te mbrojtur Diktaturen e Proletariatit, sot quhen Gramoz Ruçi e Ulsi Manja, dhe po bejne te njejten gje ne emer te Rilindjes se tyre!

ATA te djeshmit jane ekzaktesisht po KETA te sotmit se ndryshe Shqiperia e shqiptaret minimalisht e llogjikisht te pakten pas 90 do ishin disi me ndryshe apo jo?

Sepse e kam bindje absolute qe ATA qe kurre s’kane pasur e kurre s’kane per te patur as bese e as fe, as komb e atdhe, as nder e dinjitet, as karakter e personalitet, jane po ATA , te NJEJTET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.