Në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, Federica Mogherini, monitoruesja e monologut të Hashim Thaçit me Serbinë, deklaroi se ajo e mbështet procesin e integrimeve, duke e kundërshtuar fuqishëm taksën e qeverisë së Kosovës kundër Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
“Vendosja e taksës kundër prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës nuk i shërben procesit të integrimit në BE dhe është në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e CEFTA-s. Kërkojmë nga qeveria e Kosovës heqjen e menjëhershme të taksës ndaj prodhimeve serbe, si dhe ndaljen e procesit të transformimit të FSK-së. Çdo proces që nënkupton transformimin e FSK-së duhet të kalojë përmes ndryshimeve kushtetuese.” – tha ndër të tjera, Federica Mogherini, përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme.