Integrimi i Shqipërisë, 5 vjet peng i Edi Ramës

Me politikën  e tij, Edi Rama ia doli t’i bënte 5 vite bashkë, me fokus bllokimin e integrimit evropian. Ditën e djeshme Komisioni Evropian e kushtëzoi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe progresin në 5 prioritetet kyçe. Kryeministrit i kërkohet shprehimisht të heqë dorë nga konfliktualiteti politik dhe nga përpjekja për asgjësimin e opozitës, por qysh prej “Qarkut të Fierit”, në 2011, ai po synon mbajtjen peng të integrimin, njëherë me veton për 3 ligjet e tani me ortakërinë me krimin dhe vendosmërinë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Komisioneri Hahn: Për luftën kundër drogës, duam rezultate konkrete në terren

Zbatimi në terren i reformës në Drejtësi, lufta kundër drogës, lufta kundër korrupsionit, mbajtja e zgjedhjeve të lira. Pikërisht janë të gjitha këto çështje mjaft problematike që po mbajnë peng integrimin e vendit tonë. Sinjali pozitiv i lëshuar nga Komision Evropian, duke mundësuar me kusht hapjen e negociatave për vendin tonë është mjaft i vonuar, kjo pasi Rama ia ka dalë që të mbjellë në vend farën më të keqe, me bazë drogën, krimin, korrupsionin. Prej 6 vitesh Rama përmes aleancës me krimin e drogën po mban peng të ardhmen europiane të shqiptarëve. 3 vite në opozitë me 3 ligjet, edhe 3 vite në qeverisje me dhënien prioritet vetëm krimit dhe drogës, Brukseli sërish vendos kushte për Shqipërinë, ndërsa dihet se negociatat me të do të vijojnë të vonojnë. Dje, pa diskutim që shqiptarët ndihen më shpresëplotë, por rruga e integrimit kërkon preokupime dhe me këtë kryeministër që interesin e vetëm e ka tek droga dhe bandat do të jetë më e vështirë se mendohet. Sfida numri një për vendin tonë mbetet ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Edhe në konferencën për media, komisionari Hahn e theksoi qartë se do të jenë zgjedhjet e ardhshme ato që më së shumti do të na tregojnë se kushti ynë parësor qe është implementimi në terren i reformës në Drejtësi, do të jap apo jo frytet konkrete. Partia Demokratike, një parti proeuropiane dhe një promotore: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’, prej vitesh ka investuar që vendi ynë të jetë pjesë e familjes evropiane, ku edhe në opozitë ajo luftoi fort që të jetë pjesë e reformave të rëndësishme të vendit, duke pasur përballë një qeveri kriminale që hera-herës e cilëson ‘më të rëndë se krimi’. Pas sfidës së dekriminalizimit, reformës në Drejtësi, PD po investon fuqishëm për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, kjo pasi ato janë në rrezik prej krimit dhe drogës. Më së miri u pa në Dibër, banda të veshura me pushtet blen votën e lirë qytetare. Zgjedhjet e lira janë edhe zëvendësimi i një qeveri të korruptuar dhe kontrolluar nga krimi në një qeveri që i shërben interesave qytetare. Sot në vendin tonë sundon krimi, ky i pozicionuar në çdo sektor, ku ne, qytetarët shqiptarë nuk po shohim asnjë reformë në të mirë të vendit që na hap dyert dhe na sjell mundësira. Pa eliminimin e të gjitha këtyre barrierave kriminale, partnerët evropianë nuk mund të na hapin derën. Ne padyshim që morëm dje një lajm të mirë, ky duhet theksuar kontributi i rëndësishëm i PD-së, por që ky sinjal të bëhet një realitet i prekshëm, kryeministri duhet të largohet. Të largohet pasi në këtë situatë ai jo vetëm që nuk e ka frymën e bashkëpunimit me opozitën e qytetarët, por interesi i tij i madh dhe i vetëm janë lidhjet kriminale.

Kronika: Hapja e negociatave me kusht-kërkohet zbatimi në terren i reformës në Drejtësi

Reforma në drejtësi dhe në mënyrë specifike zbatimi i ligjit për Vetingun kushtëzojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky është vendimi i Komisionit Evropian, i cili ka saktësuar se është pikërisht ky kusht i cili që do të bëjë diferencën për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në organizatën e BE-së, duke marrë në konsideratë gjithashtu edhe vazhdimin e progresit që pritet të kryhet në 5 pesë prioritetet kyçe të KE-së. Në konkluzionet kryesore për ecurinë e reformave në këto 5 prioritete, konstatohet se Shqipëria është ende larg nivelit të pritshëm të zbatimit të reformave, duke qenë se Komisioni Evropian konsideron, se për secilin nga 5 prioritetet vendi ka një përgatitje të moderuar . «Progres i mëtejshëm është çelësi për të konsoliduar arritjet drejt një administratë publike më të efektshme, të depolitizuar dhe profesionale » thuhet në konkluzionet e Komisionit Evropian për reformën në administratën publike. Për sistemin gjyqësor, sipas KE-së, administrimi i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadalshëm dhe joefikas dhe korrupsioni mbeti i përhapur në të gjithë sektorin. Ekzekutivi europian konsideron, se duhen përpjekje të mëtejshme për një gjurmë provash lidhur me hetimet pro aktive, arrestimet dhe dënimet duke nënvizuar faktin,  se korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz. Në luftën kundër krimit të organizuar përshëndeten hapat që janë bërê deri tani, por për luftën kundër drogës kërkohet bashkëpunim më i mirë në mes policisë dhe prokurorisë për të shpërbërë rrjetet kriminale në mënyrë më efikase. KE-ja kritikon numrin e vogël të dënimeve përfundimtare për krimin e organizuar dhe mungesën e konfiskimit të pasurive financiare ilegale. Lidhur me prioritetin për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave tê njeriut, megjithëse KE-ja vlerëson ratifikimin e të gjithë konventave në këtë fushë nga Shqipëri, ajo që mbetet shqetësim është zbatimi i tyre « Klima e përgjithshme për lirinë e shprehjes është e favorshme, por është i nevojshëm zbatimi më i mirë i legjislacionit » thuhet në raportin Komisionit Evropian. Për Komisionin Evropian Shqipëria pritet të miratojë në kohë ndryshimet në kodin zgjedhor dhe reformat që lidhen me të në funksion të zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme që do të mbahen në vitin 2017-ës.

Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn:Reforma në Drejtësi, lufta kundër drogës, duam rezultate konkrete në terren

Komisioneri Johannes Hahn raportoi në Komisionin e Jashtëm të PE-së që të hapen me kusht negociatat për Shqipërinë, duke u vënë theksi tek zbatimi i ligjit të Vettingut. “Jam i lumtur qe jam këtu ne një moment kur paketa e zgjerimit u adoptua nga komisioni evropian. Ne një numër shtetesh qe aspirojnë t’i bashkohen BE-se, përparime te shumta janë bere, por pavarësisht kësaj, reformat po përparojnë me ngadalësi shqetësuese. Shqipëria ka vazhduar te bej progres ne përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe përhapjen e negociatave. Duke votuar me unanimitet ne 21 korrik amendamentet kushtetuese , duke nisur kështu edhe procesin e reformës ne drejtësi. Reforma ne administratën publike vazhdon te implementohet ne mënyrë konsistente. Edhe lufta ndaj korrupsionit, krimit te organizuar dhe kultivimit te drogës ka proceduar por duhet thelluar edhe me tej. Komisioni jep një rekomandim te kushtëzuar për sa i përket hapjes se negociatave për anëtarësim me Shqipërinë Ky është subjekt i progresit te prekshëm dhe te vazhdueshëm te reformës ne drejtësi e ne veçanti te ligjit te njohur si ligji i vettingut, për kontrollin e figurës se prokuroreve dhe gjyqtareve te sistemit te drejtësisë. Pra ne duhet te shohim se kjo funksionon edhe ne terren pasi rezultatet janë ato qe kane rendësi  Liderët e vendit duhet te zgjidhin problemet strukturore që i kanë rrënjët mjaft të thella, shkaktare edhe te ndalimit te progresit te shtetit shqiptar. Duke përforcuar fuqinë e ligjit dhe administratës publike ne çdo nivel qeverisës si dhe përmirësimi i bashkëpunimit mes tyre mbetet prioritet”, tha Hahn. / G55

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top