Shkruan: Florim Zeqa
“Konventa” zgjedhore, siq po e quajnë maskaradën zgjedhore të PDK-së, e cila konfirmoj zgjedhjen e numrit 1 të SHIK-ut, zotit Kadri Veseli në krye të PDK-së pa asnjë kundër kandidat, është një ogur i zi për të ardhmën politike jo vetëm të kësaj partie por edhe të vendit në përgjithësi. Konventa (maskarada) zgjedhore e PDK-së nxori në sipërfaqe tiparet e regjimeve autoritare; injorancën, gënjeshtrat, mashtrimet, improvizimet, spektalin medial…etj. Mbas gjithë atyre lëvdatave dhe hymneve që i thurën njëri-tjetrit, eksponentet e PDK-së sikur harruan të thonë mbase edhe një fjalë të vetme për shpëtimtarin e vërtetë të këtij subjekti politik! T’i atribuohen të gjitha meritat PDK-së, madje edhe për kohën kur ajo nuk ka ekzistuar fare si subjekt politik, jo vetëm që paraqet ekzagjerim të skajshëm, është jo reale dhe a pavërtetë, sikurse që është i pavërtetë konstatimi se PDK-ja bëri luftën dhe shtetformimin,…përdersa janë të qarta të gjitha “meritat” dhe “sukseset” e PDK-së në shtetndërtimin e vendit.
Por, t’i kthehemi titullit të shkrimit, cili është në të vërtetë shpëtimtari PDK-së në këto gjasht vjetët e fundit. Mbase edhe këtë përgjigje e dijnë së së miri drejtuesit dhe lidershipi i ri i PDK-së. Po të mos ishte kryeministri aktual i vendit, zoti Isa Mustafa, PDK-ja nga 2010-ta e këndej së paku në dy raste do të humbiste pushtetin. Ishte marrëveshja famoze politike e treshës Thaçi-Mustafa-Pacolli, me ndërmjetësimin e Dellit amerikan që e mbajti Thaçin në pushtet përmes zgjedhjes së presidentes nga zarfi. Të gjithë mbajnë mend deklaratat plotë gënjeshtra dhe hipokrizi të Isa Mustafës drejtuar elektoratit të LDK-së; “Me këtë marrveshje i shkurtova jetën qeverisjes Thaçi 2”,…të cilën e vazhdoi edhe gjatë fushatës në prag të zgjedhjeve nacionale të 8 Qershorit 2008-të duke vënë “vija të kuqe” për PDK-në; “kurrë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në”, dhe jo vetëm kaq,…pas 10 Qershorit 2014, për gjasht muaj rresht mbajti peng vendin me të njëjtin “premtim” (mashtrim), dhe pikërisht në momentin kur pritej që vendi të shkoj në zgjedhje të reja,…Isa Mustafa i kthejë shpinën bllokut opozitar VLAN dhe elektoratit të LDK-së, për t’ju bashkuar Thaçit në qeverisje, duke e shpëtuar sërish liderin e PDK-së, kësaj radhe jo vetëm nga humbja e pushtetit, por edhe nga agonia politike në të cilën e kishte sjellë blloku opozitar VLAN. Kështu, lideri i LDK-së, për të kënaqur egon e sëmur për karrierë dhe privilegje pushteti, e shpëtoi Thaçin nga vdekja politike.
Për aq sa është Mustafa rugovist, është edhe Thaçi! Nëse u referohemi vizitave tek vendi i shenjtë në velani, më shumë na delë të jetë përulur Thaçi pranë varrit të presidentit historik se sa Isa Mustafa! Ky i fundit, nuk është parë të ketë qenë ndonjëherë në atë vend para 2010-s, kur erdhi në krye të LDK-së përmes puçit politik që i bëri ish presidentit Fatmir Sejdiu. Nga 2010-ta e këndej, Thaçi e Mustafa gjithmonë kanë qenë në të njëjtën linjë politike, por mjerisht një pjesë e elektoratit të LDK-së nuk kanë arritur ta kuptojnë akoma një gjë të tillë! Thënë ndryshe, po të mos ishte Isa Mustafa, PDK-ja sot nuk do të ishte në pushtet, as Hashim Thaçi nuk do të bëhej president, as Kadri Veseli nuk do të shijonte ulësen e kryeparlamentarit,… sikurse që nuk do të ndodhte fare konventa (maskarada) zgjedhore e PDK-së, e cila e nxori në krye të këtij subjekti ish numrin 1 të SHIK-ut, zotin Kadri Veseli.
Prandaj, ska si të mos cilësohet si akt i pamoralshëm nga ana e liderit të ri të PDK-së, mosatribuimi i meritave të Isa Mustafës për ardhjen e tij në krye të partisë. Thënë edhe më qartë, binomi Hashim Thaçit e Isa Mustafa janë strumbullari i të gjitha këqijave përgjatë këtyre gjashtë vjetëve të fundit, duke filluar nga bllokadat politike, rritjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit, nepotizmit, moszhvillimit ekonomik të vendit, vendimet antikushtetuese në bisedimet e Brukselit e deri tek kapja e tmerrshme e institucioneve shtetërore Si do që të jetë, meritat që nuk i mori i lideri i LDK-së nga konventa (maskarada) zgjedhore e PDK-së, do t’i kthehen si “shpërblim” nga elektorati i LDK-së në zgjedhjet e ardhshme nacionale kur do që mbahen ato. Në asnjë rrethanë, rehatimi i një grupi të vogël njerëzish në qeveri, nuk do të prodhojë rehati dhe mirëqenje për gjithë qytetarët e vendit. Ju kuvendar të Parlamentit të Republikës së Kosovës që muarët aq shumë vendime të dëmshme për vendin nën presionin e liderëve tuaj partiak, ndaluni sa s’është bërë vonë, kthehuni kah vullnetit i elektoratit tuaj, ndëgjojini zërin e tyre, zërin e arsyes qytetare,…sepse interesi i përbashkët është më i vlefshëm se çdo interes personal. Ktheni kokën prapa vetëm për një çast, shikonini vuajtjet e popullit, mos ua vrisni ardhmërinë gjeneratave të reja, mos e lëni shtetin e ri bonjak, ngase liberalizmi me “bisht”, mund ta lë vendin pa të rinjë shqiptar!