Idetë bashkëkohore të barazisë dhe bazat psikologjike të historisë

SHKRUAR NGA GUSTAVE LE BON

Lindja dhe zhvillimi i idesë së barazisë. Pasojat që solli ajo. Ç’farë na ka kushtuar zbatimi i saj. Ndikimi i saj i sotshëm te masat. Detyrat që i kemi vënë përpara vetes në këtë studim. Gjurmimi i faktorëve kryesorë në evolucionin e përgjithshëm të popujve. A shkaktohet ky evolucion nga institucionet? A nuk përmbajnë në vetvete elementet e çdo qytetërimi: si institucionet, artet, besimet etj., baza psikologjike që janë karakteristike për çdo popull? Rëndësia e rastit në histori dhe ligjet e përhershme. Vështërsia për t’i ndryshuar idetë e trashëguara në një subjekt të caktuar.

Qytetërimi i një populli bazohet në një numër të vogël të ideve themelore. Nga këto ide burojnë institucionet, letërsia dhe artet. Duke u formuar shumë ngadalë, ato edhe zhduken shumë ngadalë. Në kohën kur mendjet e njerëzve të emancipuara të një populli e kuptojnë se disa ide janë të gabuara, për turmat e gjera kjo ska fare rëndësi, sepse ato mbeten edhe per një kohë shumë të gjatë të vërteta të pakundërshtueshme dhe vazhdojnë të ushtrojnë ndikimin dhe veprimin e tyre në masat popullore të kombit. Aq sa është e vështirë të futësh një ide të re, po aq është e vështirë të asgjësosh një ide të vjetër, sepse njerëzimi kapet gjithmonë me dëshpërim pas ideve dhe perëndive të vdekura.

Sot, kohë kur ka kaluar nje shekull e gjysmë nga koha kur poetët dhe filozofët që ishin tejet injorantë në lidhje me historinë e lashtë të njerëzimit, larminë e formimit të tij shpirtëror dhe ligjet e trashëgimisë së tij, shpallën idenë e barazisë së njerëzve e të racave.

Kjo ide, shumë tërheqëse për masat, u ngulit thellë në shpirtin e tyre dhe nuk vonoi të jepte frytet e veta. Ideja e barazisë i tronditi themelet e shoqërive të vjetra dhe e kreu te ne në Francë një nga revolucionet më të tmerrshme, e që e zhytën botën perëndimore në një radhë konfliktesh të forta, per të cilat nuk mund të japim parashikim se kur do të marrin fund.

Nuk ka asfarë dyshimi se disa nga pabarazitë që ndajnë individët dhe racat ishin shumë të dukshme që të mund t’i kundërshtoje seriozisht, por njerëzit u qetësuan shpejt nga besimi se këto pabarazi janë pasojë e ndryshimit në edukimin e popujve dhe se të gjithe njerëzit lindin njësoj të mençur e të mirë dhe se ishin institucionet ato që prodhonin pabarazinë. Njerëzit besuan se mjeti kundër pabarazisë ishte shumë i thjeshtë: të ribëheshin institucionet e t’u jepej të gjithë njerëzve një edukatë e njëllojtë. Në këtë mënyrë lindi besimi se institucionet dhe arsimi do të bëhen shndërruesit e mëdhenj të demokracive bashkëkohore. Institucionet dhe arsimi u konsideruan si mjete për regullimin e padrejtësive që janë ofenduese për parimet e mëdha të perëndive supreme të modernizmit.

Por, sukseset më të reja të shkencës e bëjnë të qartë të gjithë shterpësinë e teorive egalitare dhe vërtetojnë se humnera mendore e krijuar nga e kaluara midis njerëzve dhe racave mund të mbushet vetëm me arritje shumë të ngadalta që grumbullohen brez pas brezi. Psikologjia moderne, sëbashku me mësimet e ashpra të përvojës, ka treguar se edukata dhe institucionet e përshtatura për njerëz dhe popuj të caktuar, mund të jenë shumë të dëmshme për njerëz dhe popuj të tjerë. Megjithatë, edhe kur ata binden, nuk është në dorë të filozofëve që të tërheqin nga qarkullimi idetë e rrejshme, e që dikur i kanë hedhur vet në qarkullim, sepse ato, idetë, si një lumë që vërshon e del nga shtrati, e që nuk mund ta frenojë asnjë digë, e vazhdojnë rrugëtimin e tyre madhështorë dhe shkatërrues.

Vështroni me vëmendje se ç’farë fuqie të pamposhtur kanë idetë. Nuk ekziston asnjë psikolog, e asnjë burrë shteti pak a shumë i emancipuar që të mos e dijë se sa i rremë është nocioni për barazinë e njerëzve, i cili e përmbysi botën, duke shkaktuar në Evropë një revolucion gjigand, dhe duke e hedhur Amerikën në një luftë të përgjakshme për ndarjen e shteteve të jugut nga federata me Amerikën e Veriut. Prandaj, askush nuk e ka të drejtën morale që ta injorojë faktin se sa të dëmshme janë institucionet dhe edukata jonë për popujt e shtypur. Madje, nuk mund të gjendet asnjë njeri, të paktën në Francë, i cili, pasi të ketë arritur pushtetin, t’i kundërvihet opinionit publik e të mos kërkojë zbatimin e këtij edukimi dhe shpërndarjen e këtyre institucioneve për aborigjenët e kolonive tona. Vënia në zbatim e sistemit që rrjedh nga idetë tona të barazisë, po e shkatërron metropolin dhe po i dërgon kolonitë tona në një regres mjeran. Megjithatë, parimet në të cilat
bazohet ky sistem, mbeten ende të palekundura!

Duke qenë larg, shumë larg zhvleftësimit, ideja e barazisë vazhdon të zhvillohet. Në emër të kësaj barazie, socializmi, që sipas shenjave do të robërojë shumicën e popujve të perëndimit, predikon se do t’i bëjë njerëzit të lumtur. Në emër të socializmit, femra moderne do besoj se është duke kërkuar për veten e saj të drejta të barabarta dhe edukim të njejtë me burrat. Për përmbysjet politike e shoqërore që do të shkaktohen nga këto parime, masat popullore nuk merakosen aspak, ndërsa jeta politike e burrave të shtetit është aq e shkurtër, sa që ata nuk shqetësohen më shumë rreth kësaj çështje, sepse sundimtari suprem i botës moderne do të jetë opinioni publik dhe do të ishte e pamundur për një burrë shteti të mos ecësh sipas diktatit të tij.

Për vlerësimin e rëndësisë shoqërore të ndonjë ideje, nuk ka matës më të saktë se sa pushteti që ka ajo ide mbi mendjet e njerëzve. Ajo pjesë e të vërtetës apo rrenës që përmbahet në te, paraqet interes vetëm nga pikëpamja filozofike, sepse atëhër kur ideja e vërtetë apo e rreme bëhet ndjenjë për masat popullore, atëherë shfaqen edhe të gjitha pasojat që rrjedhin prej saj. Kështu pra, sipas besimit tonë të gabuar, me anë të arsimit dhe institucioneve duhet filluar procesin e vënies në jetë të ëndrrës moderne për barazinë. Ne besojmë gabimisht, se me ndihmën e institucioneve dhe arsimit, do i korrigjojmë ligjet e natyrës. Ne po perpiqemi t’i derdhim në të njëjtin kallëp trutë e zezakëve të Martinikës, Guadalupes e të Senegalit, trutë e arabëve të Algjerisë dhe më në fund edhe turtë e aziatikëve. Sigurisht që kjo është ndërmarrje krejtësisht e parealizueshme, por faktet na tregojnë se rendja pas ndërmarrjeve të tilla ka qenë përpjekja kryesore e njerëzimit deri më sot. Njeriu bashkëkohorë, sado të përpiqet, nuk mund të shmanget ngavligji të cilit i janë bindur të parët e tij.

Në një vend tjetër kam prezentuar rezultatet e vajtueshme të arritura nga edukimi dhe institucionet europiane mbi racat inferiore. Po aty, kam parashtruar rezultatet e arsimimit modern të femrave dhe këtu nuk e kam ndërmend t’u kthehem thënieve të mëparshme. Problemet që po i studiojmë përmes këtij punimi, do të jenë probleme të një karakteri më të përgjithshëm. Duke i lënë mënjanë hollësitë apo duke i prekur ato vetëm kur të jetë e domosdoshme për të provuar parimet e parashtruara, këtu do të shqyrtojmë formimin dhe ndërtimin shpirtëror të racave historike, d.m.th., të racave artificiale të formuara në kohët historike nga pushtimet e rastësishme, imigrimet dhe ndryshimet politike, si dhe do të përpiqem të provoj se nga ky ndërtim shpirtëror rrjedh edhe historia e tyre. Unë, përmes këtij punimi do ta përcaktoj shkallën e personalitetit dhe të ndryshueshmërisë së karaktereve të racave, si dhe do të përpiqem gjithashtu që të mësoj nëse shkojnë individët dhe popujt drejt barazisë apo përkundrazi, përpiqen të dallohen sa më shumë nga njëri-tjetri. Duke provuar se elementet nga të cilët formohet qytetërimi (arti, institucionet dhe besimi) janë produkte të drejtpërdrejta të shpirtit të racës dhe prandaj, ato nuk mund të kalojnë nga një popull te tjetri. Do të pasqyroj ato forca të pakapërcyeshme, nga veprimi i të cilave qytetërimet fillojnë të zbehen dhe pastaj të shuhen. Këto janë çështjet që i kam shqyrtuar disaherë në veprat e mia mbi qytetèrimet e Lindjes, prandaj ky libèr i vogël duhet shikuar vetëm si një sintezë e shkurtër.

Përhtypja më e thellë që kam pasur nga udhëtimet e vazhdueshme nëpër vende të ndryshme, është se çdo popull ka një konstitucion shpirtëror të qëndrueshëm, si edhe veçoritë e tij anatomike. Prej konstitucionit shpirtëror dhe veçorive anatomike rrjedhin ndjenjat, mendimet, institucionet, besimet dhe artet. Tokëvili dhe mendimtarë tjerë të shquar besonin se te institucionet e popujve do të gjenin shkakun e zhvillimit të tyre, ndërsa unë jam i bindur për të kundërtën dhe shpresoj që ta provoj këtë duke marrë shembuj pikërisht nga ato vende që ka studiuar Tokëvili, sepse besoj që institucionet ushtrojnë një ndikim shumë të vogël sa i përket zhvillimit dhe qytetërimit. Shumë më shpesh, institucionet janë pasojë, e jo shkaqe. S’ka asnjë dyshim se historia e popujve përcaktohet nga faktorë të ndryshëm. Ajo është e mbushur me ngjarje të veçanta e rastësi që kanë ndodhur, por që mund edhe të mos ndodhnin. Krahas këtyre rastësive e këtyre rrethanave dytësore, ekzistojnë ligje të mëdha e të pandryshueshme që drejtojnë lëvizjen e përgjithshme të çdo qytetërimi. Këto ligje të pandryshueshme dhe kryesore, rrjedhin nga struktura shpirtërore e racave. Jeta e popullit, institucionet e tij, besimet dhe artet janë vetëm produktet e dukshme të shpirtit të tij të padukshëm. Që një popull të shndërrojë institucionet, besimet dhe artin, më parë i duhet ta ribëjë shpirtin e tij. Që t’i japë ndokujt tjetër qytetërimin e tij, ai duhet të jetë në gjendje t’ia japë atij tjetrit edhe shpirtin e tij. S’ka dyshim
që këtë nuk na e thotè historia, por ne do ta provojmë lehtësisht se duke regjistruar thënje të kundërta me njëra-tjetrën, ajo e gënjen veten me ca përshkrime të zbrazëta.

Njëherë kam pasur rastin që të paraqes para një kongresi të madh disa nga idetë që po i parashtroj në këtë studim. Auditori përbëhej nga njerëz të shquar: si ministra, guvernatorë kolonish, admiral, profesor, shkencëtar, e që i përkisnin ajkës së kombeve të ndryshme. Unë shpresoja të gjeja te një auditorium i tillë një lloj aprovimi lidhur me çështjet kryesore të parashtruara, por jo! Mendimet që u dhanë aty, doli se nuk vareshin aspak nga shkalla e kulturës së atyre që folën. Ato që u thanë, shprehnin ato që e përbënin ndjenjat e trashëguara të racave të ndryshme, e në të cilat bënin pjesë delegatët e atij kongresi. Asnjëherë nuk e kam pasur më shumë të qartë se njerëzit e çdo race, pavarësisht nga pozita e tyre shoqërore, kanë një rezervë të
pashterueshme idesh, traditash, ndjenjash dhe mënyrash mendimi, e që përbëjnë trashëgiminë e pavetëdijshme të lënë nga të parët e tyre dhe, kundër tyre, çdo lloj argumenti është i pafuqishëm.

Në fakt, idetë nuk shndërrohen nga ndikimi i logjikës. Idetë fillojnë të ushtrojnë veprimin e tyre vetëm atëherë kur ato të jenë përpunuar në fushën e errët të së pavetëdijshmes, pra, aty ku përpunohen mendimet tona. Për t’i futur në kokën e njerëzve idetë, librat nuk kanë fuqi më të
madhe se fjalët.

Po kështu, edhe filozofët e harxhojnë kohën kot duke shkruar jo për të na bindur, por për t’u zbavitur ata vet. Madje, posa njeriu del nga rrethi i zakonshëm, i duhet së pari të refuzoj çdo ndikim dhe të kënaqet me një rreth të ngushtë lexuesish, të cilët kanë arritur në mënyrë të pavarur e autodidakte tek idetë e ngjashme me ato që përhapen dhe mbrohen.

Vetëm apostujt e bindur e kanë pushtetin që t’i bëjnë të tjerët t’i dëgjojnë e të lundrojnë kundër frymës, të ndryshojnë idealin e një brezi të tërë dhe këtë e arrijnë për shkak të ngushtësisë së mendimit të tyre, të shoqëruar me një dozë të caktuar fanatizmi, për të cilin s’kemi arsye t’ua kemi zili. Dhe, me që ra fjala, ata e arrijnë triumfin e ndonjë besimi jo duke shkruar libra. Madje, kalon shumë kohë pasi ata të kenë vdekur, para se letrarëve t’u bjerë në mend të merren me fabrikimin e legjendave për ta dhe idetë e tyre.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top