Ideologjia dhe fryma e subjektit “Lidhja Arbnore”

Shkruar nga Gjet Ndoj, historian, kryetar i Aleancës Arbnore Kombëtare

Shqiptarët perfaqësojnë popullin më të vjetër të Europës.
Kultura Ilire, krahas Kulturës Greke, Latine, Anglo- Saksone më vone etj, perfaqëson themelin e Qytetërimit Europian.

Ndërsa Arbëria është pasardhëse natyrale, po kaq europiane sa dhe Iliria.
Shqipëria pasardhëse e Arbërise, pavarësisht nga shmangia prej Europës për gati 500 vjet, mbijetoi mrekullisht nga asimilimi Turko- Aziatik.
Kështu arbërit (shqiptarët) me gjuhën e tyre, krahas Keltëve ( Irlandë), skocezve (albanëve), baskëve, galëve (Indigjenët në Zvicërr) etj, janë populli më i vjetër që tregojnë Europën e Vjetër. Madje në rendin e këtyre popujve, arbërit (shqiptarët) janë dëshmia më e qartë dhe më e plotë  e Qytetërimit në Kontinentin tonë.
 
 *Bota akademike Europiane po hulumton e kërkon për të provuar dy teza të mëdha:  
 
I – Qytetërimi Pellazgo-Ilir është shtrati dhe themeli më i vjetër, më i madh dhe me i thellë kulturor i Qyteterimit Perendimor (Europian).
II – Arbëria dhe arberit janë dëshmia më e madhe dhe trashëgimia më e drejtperdrejtë Iliro- Pellazgjike.
 
Nëse vërtetohen të dy tezat, natyrshëm lind pyetja e madhe për kushtet e mbijetesës së popullsisë iliro- arbnore:
Si shpëtuan arbërit (shqiptarët etnikë) per t’u paraqitur sot si dëshmia më e madhe e Europës së Vjetër?
 
Sipas nesh përgjigjja është:
– ARBËRIA DHE ARBËRIT u mbeshtetën në 4 kolona kryesore për të ardhur deri në ditët tona, kolona të cilat, realisht janë  “këmbët e urës, nëpërmjet së cilës kaluan”, duke shpëtuar KULTURËN ILIRO -Dardano-Epirote, deri në kohët moderne:
 
1- KRISHTERIMI erdhi në Iliri si frymë nga Pali Apostull që para vitit 57 mbas Kr , ndërsa  u zyrtarizua u mbështet, pas 3 shekujsh genocidi e persekutimesh prej shtetit Romak, nga Perandori me gjak Ilir Kostandini (324 mb. Kr).

Ndërkohë që përgjatë Mesjetës së errët nën dyndjet e furitë barbare sllave e osmane, Krishterimi qe përqafuan dhe mbrojtën Iliro-Arbnorët ju shërbeu këtyre të fundit për frymëzim e besim në luftën e tyre për mbijetesë;
 
2- MALET nga njëra anë, por dhe KËSHTJELLAT dhe sistemi i fortifikimit i ndërtuar nga Perandori Justinian i Bizantit (me origjine nga Dardania), gjatë shek. VI, shpëtoi nga zhdukja përballë dyndjeve barbare gjermanike e sidomos më vonë ato sllave  (shek VII- IX),  farën dhe sojin Iliro- Pellazg (arbërit). Gjatë kohës së Justinianit u ndertuan mbi 50 keshtjella të reja në të gjithë hapsirat e Ilirikut Perëndimor (psh Kruja, Petrela etjj), si dhe u përshtatën kështjella të reja brenda kalave e qyteteve antike ilire duke i rinovuar këto të fundit.

Aq shume kanë luajtur rol fortifikimet,  sa mund te themi se #Justiniani me gjak dardano- ilir, që i ndertoi ato   Kështjella, mund te konsiderohet Ati i Arbërisë!
 
3- QËNDRESA luftarake e autoktonëve  të Gadishullit Ilirik (ilirët), të cilet per disa shekuj u rrudhën dhe u strukën gjithnjë e me në perendim prej dyndjeve sllave e me vonë osmane, përbën kolonën më të rendesishme që përcaktoi mbijetesën përballë zhdukjes.
Periudha më e organizuar e kësaj qëndrese i përket shekullit XII- XV, periudhë e cila perkon dhe me procesin e shtetformimit tek arbërit (Iliret i rinj), proces brenda të të cilit lindin PRINCIPATAT ARBNORE MESJETARE, bashkë me to dhe fisnikëria e vendit, e cila ishte po kaq e larte dhe e ndritur sa dhe ajo e vendeve europiane.
Në fundin e kësaj periudhe qëndrese afro 3-shekullore, Fisnikëria dhe popullsia arbnore u detyrua të ballafaqohej rreptë perballë dyndjeve Osmane te shek. XV, kulmin e së cilës kjo qëndresë e pati me GJERGJ KASTRIOTIN-Skenderbeun;
 
4- GJUHA SHQIPE  është kolona dhe substanca e idenditetit iliro – arbnor , por gjatë shekujve kjo gjuhë qe dhe nje instrument shpetimi i deri më sot tek ne shqiptarët;
  -Veprimtaria e Klerit Katolik, sidomos gjatë Sundimit Osman, që përcaktuese në ruajtjen e fesë dhe bashkë me të GJUHËS SHQIPE, letërsisë, historisë, traditës e kulturës europiane te shqiptarëve ne përgjithësi.

Meshari i Gjon Buzukut përcaktoi të folmen e komunikimin në shqip te meshtarëve me popullin, të njerëzve ndër vedi, duke e shëndrruar Kishën në “Shtëpine” ku u lëvrua dhe u ruajt gjuha e të parëve. Prandaj kemi të drejtë të themi se meshari ishte çelësi i artë që shpëtoi gjuhën shqipe.
-Nga ana tjetër për shekuj me radhë gjatë pushtimit Turko-Aziatik të vendit, në kushtet kur Fisnikeria  (Aristokracia arbnore) ishte zhdukur, klerikët katolikë organizuan luftën për liri, duke e ruajtur të gjallë endrrën dhe shpirtin për liri të shqiptarëve si: Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Fran Bardhi, Papa Klementi 11 ( organizoi Kuvendin e Arbërit ne v. 1703), Gaspër Krasniqi, Preng Doçi, Lazer e Ndre Mjeda, Shtjefën Gjeçovi, Nikoll Kaçorri, Gjergj Fishta, Anton Arapi etj, etj.
 
Një periudhë e jashtezakonëshme në ringjalljen dhe rilindjen e frymës  etnike të Arbërisë është ajo e Lëvizjes kryengritëse, politike, ekonomike e kulturore -arsimore e Shqiptarëve nga që nga vitet 60 te shek XIX e deri ne 1912, në Pavarsinë e Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe të Procesit tē Rilindjes Nacionale te Shqiptarëve kemi kryengritje te mëdha kundër pushtuesve, kemi programimin dhe nisjen e Kryengritjes së parë për Pavarësi në Mirditë dhe zonat rreth saj 1862, dhe pak me vonë 1876-1877, Lidhjen e Prizrenit 1878, Kongresin e Alfabetit 1908, Kongresin e Elbasanit 1909, Kuvendin e Vlorës 1912, ngjarje që arritën të sjellin për pasojë Themelimin e Kombit Shqiptar .

Ndërkohë në këtë periudhë kemi dhe personalitete te spikatura nacionaliste politike, kulturore e kryengritese shqiptare si:
Jeronim De Rada, Bib Doda Pasha, Abdyl Frasheri, Pashko Vasa, Ismail Qemali, Preng Doçi, Hasan Peishtina, Luigj Gurakuçi, Isa Boletini, Çerçiz Topulli, Nikoll Kaçorri, Bedri Pejani, Mit’hat Frasheri, Rexhep Mitrovica etj.

Gjithë procesi i kesaj periudhe eshtë proces i veshtirë Rilindjeje Kombetare, ndryshe nga procesi pavarsisë dhe i themelimit të kombeve të tjera të krishtera të Ilirikut, që e kaluan shumë me shpejt e më me sukses këte proces.

Proceci i vështirë i kësaj Rilindje të veshtirë, përcaktoj dhe procesin e Themelimit të SHQIPËRISË ETNIKE (1941-1944), i cili në kushtet e pushtimit Italian dhe me vonë ne kushtet e prezencës se trupave ushtarake Gjermane, atëdhetarët shqiptarë ne krye të te cilëve dhe firmetarë të Pavaresise Shqipërisë, provuan të prekin ëndërrën më të madhe të shqiptarëve që ishte: “Bashkimi i shqiptarëve ne NJË SHTET”, që do të përfshinte të gjithe trojet historike të shqiptarëve ishin:
Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Mehdi Frasheri, Lef Nosi, At’Anton Arapi, Ibrahim Biçaku, por dhe Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Mark Gjon Markaj, Rexhep Krasniqi etj. etj..

Për sa thamë shkurt në këtë parashtresë, mund të shënojmë se:
 
-Në këtë drejtim duhet të kishte punuar Akademia e Shkencave e Shqipërisë, por misioni i saj i mbetur rrugëve (për arsye politike – logjistike), do të merret me siguri në dorë nga Akademitë Europiane, pasi vetë Historia e Europës nuk mund të jetë e plotë pa zbardhjen e “QYTETËRIMIT PELLAZGO-ILIR”, perkatësi e vetme e të cilit janë sot SHQIPTARËT.
 
Ndërsa shteti shqiptar duhej të bënte më shumë për rikthimin e frymës së vendit – frymës europiane të shqiptarëve, gjithnjë duke “afruar” Qytetërimin Antik Ilir, duke i bërë shqiptarët të duken dhe të ndjehen ashtu siç janë, pjesë reale të këtij Qytetërimi.
 
Lidhja Arbnore ka për mision të përfaqësojë vlerat autentike, njëherësh vlerat europiane të shqiptarëve, si dhe të punojë vendosmërisht për ti udhëhequr shqiptarët drejt Europës.

Në këtë kuptim Lidhja Arbnore është Parti Konservatore Nacionaliste, që mbështetet në vlerat etnike Iliro- Arbnore.
Njëherësh, duke qenë se kjo parti përpiqet të plotësojë për herë të parë nevojat nacionale të shqiptarëve në hapësirën e tyre etnike të pjesës perëndimore të Gadishullit Ilirik, është në fakt partia më moderne në tregun politik të shqiptarëve në tërësi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top