I MBËSHTES PËRPJEKJET E PRESIDENTËVE VUÇIQ E THAÇI

Paris, 11 Nëntor 2018

Gjatë manifestimeve të mbajtura në Paris, rreth dialogut Thaçi – Vuçiq është prononcuar edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Në pyetjen e gazetarëve për gjasat e një marrëveshje të re mes liderëve të rajonit, ai është shprehur optimist se kjo marrëveshje do të arrihet.

I mbështes përpjekjet e presidentëve Vuçiq e Thaçi. Turqia nga ana e saj është e interesuar që në rajonin tonë të mbizotërojë paqja dhe për ketë jemi duke punuar e investuar në Serbi dhe në Kosovë. Siç e dini, në të kaluarën jo të largët, nuk kanë ekzistuar problemet e tilla mes shqiptarëve dhe serbëve. Për këtë çështje kam biseduar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili po ashtu e ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për dialogun. Ne besojmë se ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje, duke respektuar parimin e fitores së dyanshme. Assesi s’guxojmë të harrojmë, se shqiptarët dhe serbët kanë një trashëgimi të gjatë të bashkjetesës paqësore.

1 thought on “I MBËSHTES PËRPJEKJET E PRESIDENTËVE VUÇIQ E THAÇI”

  1. Askush nuk investon pa laverdi ekonomie, une nuk njeh investim ne gjamija. Putin dhe Vuqici dihet se si i dojn sjqiptaret po kohes se fundit edhe ti je ne nji thes me ta. Te gjithe e dojn marrveshtjen po te drejt si dy shtete e jo pretendojn ne teritor. Duhet nga A te bisedohet:per te pagjeturit, dhunimet damshperblimet e mbas ktyre si te jemi fqinj te mir.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top