Në prononcimin e tij publik, Ambasadori i Mretërisë së Bashkuar, z. Ruairí O’Connell ritheksoi dhe i rikujtoi politikës vendore se presioni politik në drejtësi, duke përfshirë përpjekjet për t’iu shmangur drejtësisë për të akuzuarit për krime, është një formë e korrupsionit. Ne e
dijmë që historia e Kosovës bëri që NATO të intervenojë më 1999. Gjykimi i individëve për krime që supozohet të jenë kryer gjatë asaj periudhe nuk e ndryshon historinë apo dëmton imazhin e një organizate të tërë. Mënyra se si i përgjigjemi supozimeve të tilla është matës i fuqisë së demokracisë dhe institucioneve të një shteti.