Shkruan: Artur Roshi, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat
Sot , këto rrjeshta i shkruaj nën tingujt e HIMNIT të Ballit Kombëtar Demokrat të ralizuar me përkushtim, pasion dhe talent nga Kompozitori dhe Këngëtari nga Struga që sot jeton në Amerikë z.Haxhi Dauti.
I nderuar z.Dauti !
Në fillim mirënjohje të shkallës sipërore.
Himni i PBKD i realizuar nga JU është një perlë e vërtetë muzikore dhe krenarie për NE dhe gjithë ata që besojnë në Idealet tona kombëtare me fillesë në Idetë e Mid’hat Frashërit.
E dija që ishte një tekst shumë i vështirë por realizimi juaj në nivel të lartë muzikor vërtetoi besimin tim tek JU dhe vitaliteti juaj mizikor.
Janë tinguj që të japin kurajo për të sotmen,janë tinguj që të ngjallin shpresë për të nesërmen,janë tinguj që mbushin me liri,janë tinguj që do të jetësohen tek Unë dhe në jetën e shumë njerëzve të tjerë.
Emri Haxhi Dauti do lërë gjurmë jo vetëm në historinë politike të Ballit Kombëtar Demokrat si pjesë e gjithë historisë politike të vendit tonë por edhe në historinë e muzikës shqiptare për kompozimin profesional të nivelit të lartë.
Një falënderim të veçantë edhe për Orkestruesin e himnit të PBKD-së, amerikanit David Biling.