Hashim Thaçi që llogaritet edhe si Presidenti i konspiracionit, mashtrimeve dhe konflikteve brenda shqiptare, të cilit nuk i takon të vizitojë veriun, jo pse rrezikohet nga serbët, aleatët e tij, por për shkak se atje do të pritej si hero i Serbisë së Madhe. Pikërisht ky presidenti i vrasjeve të pasqaruara ështe fajtori kryesor, së bashku me shefat e tij pranë shërbimit sekret DGSE dhe KFOR-in francez, që e ndanë veriun e Mitrovicës nga Kosova autoktone dhe do të ishte mirë të ndalej me kaq. Por, ky president i ‘joni’, fali dhe shiti toka edhe Maqedonisë, Serbisë, e tani së fundi edhe Malit të Zi, dhe prapë do t’ju jap toka tjera serbëve, mijëra hektarë, pa e llogaritur veriun si dhuratë serbëve”, ka thënë, Naim Miftari, ish-shef i SHIK-ut në G2 të UÇK-së.