GUERILJA E ZAHIR PAJAZITIT NDEROHET ME MIRËNJOHJE TË VEÇANTË PËR KONTRIBUTIN E SAJ GJATË LUFTËS ÇLIRIMTARE

THERANDË – 17 MAJ 2018

Në një takim të përzemërt të zhvilluar në Therandë, Kryetari i Komitetit të Rezistencës Kombëtare Shqiptare “Enver Hadri” me seli në Bruksel, z. Riza Budakova, në emër të Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, u ndau Mirënjohjet e veçanta ish-ushtarëve të Gueriljes së heroit tonë kombëtar Zahir Pajaziti. Në emër të Gueriljes, Mirënjohjet i pranuan z. Hasan Zeneli, z. Rushit Llalloshi dhe z. Selim Haziri – Bekrija.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komitetit të Rezistencës Kombëtare Shqiptare “Enver Hadri”, z. Riza Budakova, ndër të tjera tha:

“Me punë e me luftë e keni merituar mirënjohjen tonë, andaj, ju të nderuar ushtarë besnik të Gueriljes së heroit Zahir Pajaziti, e gëzofshim së bashku lirinë e arritur me kaq shumë sakrifica! Rr’noftë Kosova! Rr’noftë rinija e Kosovës! Rr’noftë lirija e kombit shqiptar!”

 

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top