Fragment nga ditari im në SHBA 5, 6, 9 maj, 1999

SHKRUAN: RAMAZAN BEKTESHI

Ne kete dite para 19 vitesh 1999 ishte dita e 43 e fushates ajrore

Dy dite me heret mora lajmin e gezueshem nga (LSA) se do te jem pjese e pritjes se refugjateve kosovare ne Fort Dix, NJ sebashku me zonjen e pare H.Clinton, Guvernatoren Ch. Whitman, Sen. F.Lautenberg, dhe Gjeneralin M. Zais. Aeroplani i pare ateroi ne McGuire Air Force Base, NJ. 5 maj, 1999. Operacioni eshte koduar “Task Force Open Arms” ( TF krahëhapur) mikepritesit theksuan: ‘Sot Amerika hap zemërat dhe shtepite per keta njerez, keta nuk jane refugjate, keta jane mysafiret tane.’

Me 6 maj, 1999 ne ora 15:00 mora nje telefonate nga zyra e Nen-Sekretarit Amerkan i Shtetit. Pyetja ishte se a kisha degjuar per vrasjen e Fehmi Aganit per konfirmim. Pergjegja ime ishte se degjoja per here te pare per kete jajm tragjik nga ata. Ishte nje moment trondites, bashke-ideologu dhe bashke-arkitekti i Pavarsise se Kosoves ishte vra nga forcat serbe, Aganin e vrane por jo vepren e tij, sepse Agani e shtyri Jugosllavine ne vetevrasje!

Me 9 maj, 1999 u lindi foshnja e pare Lebibe dhe Naim Karaliju-t, e pagezuan me emrin Amerikan, ne shenje mirenjohje per Ameriken.” Po te lindete ne Kosove do te quhej Klinton dhe nese do te n’a lindete vajze do te ishte Albright emeri saj”, thane prinderit krenare te Amerikanit. Ata deshirojne te kethehen ne atdhe nese lufta do te ndalej…

Ditet ne vijim ne kamp ndodhi edhe martesa e pare, edhe vdekja e pare, e keshtu vazhdonte jeta, me e qete dhe me e lumtur ne “Village & Hamlet” ne Kampin Fort Dix, NJ ne krahasim me vendin nga vinin. Kampi mund te marri 4000 vete, gjeresa marreveshtja eshte qe te pranohen 20.000. Tri jave qendrojne ne kamp, derisa sistemohen neper shtete te ndryshme qofte perms sponsoreve apo programeve per sistemim.

Sipas informatave qe kemi, pas kapitullimit te Jugosllavise me shume se gjysma e refugjateve nga Amerika u kethyen ne Kosove. Cka me ra ne sy nga egzodi ketu ne US.
Sponsoret kryesor ishin te krishteret e feve te ndryshme si dhe ebrejte. Zoti i bekofte! Shpresoj se politikanet do te reflektojne dhe s’do t’i harrojme mundimet e miqeve dhe tmerret e popullit. Politikane, mos luani me fatin e popullit, cdo e mire ashtu sic vie, di edhe te humbet, sa cel e meshel syte!

Autori i ketyre rreshtave (R.Bekteshi) eshte ish-kryetari i deges se LDK-se Chicago, Illinois (1990-95) dhe Koordinator i degeve te LDK-se per Amerike e Kanada (1992-2000) dhe aktivist i NAAC-ut (1996-2000), perkthyes i nente gjeneraleve Amerikane ne Bondsteel (2000-2009), I angazhuar ne Universitetin e Prishtines 2013-2017. Tani jeton ne Alexandria, punon ne Washington DC. Fotot: Getty Images

 

  

  

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top