SHKRUAN: NAIM MIFTARI, ISH-EPRORË I LARTË I G2 NË UÇK-SË DHE TMK
Gjermanija duhet të ketë shumë kujdes nga lufta speciale, sulmet terroriste, propaganda, inskenimet, alarmet e rrejshme për bomba, që po i bënë shërbimi sekret rus FSB dhe aleatët e këtij shërbimi, celulat terroriste islamike, të dirigjuara direkt ose indirekt nga Rusia e Vlladimir Putin.
Nëse i analizojmë sulmet terroriste në Gjermani dhe vrasjen e ambsadorit rus në Turqi, fitojmë një emërues të përbashkët. Nga këto akte terrori, fituese është gjeopolitika ruse.
Edhepse nuk jam adhurues i vrasjeve dhe atentateve, megjithatë, duke e analizuar aktin e vrasjes së ambasadorit rus, bie në sy pozicionimi i vrasësit. Ai nuk dëshironte të vriste civil, gazetar apo fotoreporter.
Sidoqoftë, ambasadorin rus e vrau politika fashiste dhe pushtuese e Vlladimir Putin. Masakrimi i popujve në Krime dhe Siri e mbanë vulën e veprimit të planifikuar rus.