FESTIM LATO TË SHPALLET HERO I ÇAMËRISË

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Festim Lato duhet të shpallet hero i Çamërisë. Pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë për të, qoftë pozitive apo negative, ai për Çamërinë bëri atë që mund të bëhej në këtë kohë.

Pa dashur të bëj ndonjë paralele me Jusuf Gërvallën dhe Enver Hadrin, ne këta dy dhe të tjerët i bartëm me vete kudo në Europë dhe Amerikë: mbrëmje letrare, në dasma, në mitingje, etj. Vazhdimisht e kemi akuzuar Serbinë dhe UDB-në për vrasjen e tyre. Me këta emra e kemi diskredituar krijesen fantazmë – RSFJ.

Nëse vrasjen e Kacifes, vetëm pse zbrazi disa batare në një fshat të Shqipërisë, e shfrytëzoi Greqia, e ngriti në hero, pse mos ta ngrisin çamët dhe të gjithë shqiptarët në hero edhe Festim Laton!?

Përshëndes dhe përkrah fort propozimin e Kastriot Myftarajt se Ramushi kur të shkojë në Hagë për intervistim, t’i shkojë për homazhe te varri Festim Latos.

Dua të shtoj se me sytë e mi i kam parë dhe me veshët e mi i kam dëgjuar disa njerëz në Zvicër kur shpërndanin thashethëme të liga për Adem Jasharin. Kur e vranë gjakatarët serbë, të njejtit pushtuan sheshet ku mbaheshin mitingje dhe shqyenin gurmazin duke bërtitur Adem Jashari, Adem Jashari, Adem Jashari! Mos të flas për komandantët e Rognerit që mbi gjakun e tij u ngriten në hierarkinë më të lartë të institucioneve të shtetit të Kosovës. Dhe, këtë rrugëtim të tyre e nisen duke u ngjitur rrept nëpër shkallët e lavdisë, nga të cilat edhe më rreptë do të zbresin, nëpër shkallët e turpit dhe të tradhtisë kombëtare!

Ftoj Shpetim Idrizin dhe partinë e tij që Festim Latos t’i bëjnë nderimet më të larta duke organizuar një kortezh me qindra e mijëra çamë. 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top