FEJA NUK MUND TË MATET AS ME SHQIPTARIZMIN E AS ME KOMBIN

SHKRUAN: PROF. DR. ARIF MATI

Feja nuk mund të krahasohet ose të matet as me « shqiparizmin », as me « kombin » : fetë kalojnë, por kombësia dhe zanafilla stërgjyshore vazhdojnë të mbeten. Fetë monoteiste (veçanërisht katolicizmi, ortodoksia dhe islami) u shfaqën në Shqipëri nga të huajt:

Shën Pali e krishtianizoi vendin në shekullin e parë pas erës sonë dhe Osmanët futën Islamin në Shqipëri në sh.XIV/XV. Pra, të gjitha këto fe nuk kanë të bëjnë aspak me etninë shqiptare, as me historinë e saj mijëvjeçare, as me ndjenjën e përkatësisë së një kombi, një populli dhe një gjuhe. Problemi i Islamit sot është se ai përpiqet të shkombëtarizojë Shqiptarët, t’i largoje nga rrënjët e tyre stërgjyshore, kulturën dhe gjuhën e tyre, për t’i bërë të besojnë se janë pjesë e “Ummetit” ( kombit islamik) dhe t’u japë atyre vlerat e një feje të vjetëruar që nuk korrespondon me natyrën, kulturën, gjuhën ose përkatësinë etnike të shqiptarëve : vlerat e vetme të paraardhësve të pellazgo-shqiptarëve. Islami ka ekzistuar vetëm që nga shekulli i shtatë pas erës sonë, ndërsa Pellasgo-trako-iliro-shqiptarët kanë ekzistuar në trojat e tyre stërgjyshore që nga kohrat me të lashta.

Është feja që duhet të përputhet me normat e një vendi ku ajo praktikohet dhe jo e kundërta. Të « jesh musliman » nuk do të thotë të jesh shqiptar, dhe të « jesh shqiptar » nuk do të thotë të jesh mysliman. Fetë e botës (në pesë kontinente) miratohen nga popuj të ndryshëm dhe grupe etnike të të gjitha ngjyrave! Feja është një besim personal, diçka që është intime që duhet të mbetet kështu. Ajo nuk mund të jetë e pandryshueshme dhe mund të mos besojmë më, por ndjenja kombëtare, vlerat etnike, kulturore dhe gjuhësore janë STËRGJYSHORE dhe nuk vijnë nga Medina, Meka, Jeruzalemi ose Vatikani. Pra FEJA dhe zakonat e saj nuk kanë asgjë për të bërë me KOMBIN ose me vlerat stërgjyshore të një vendi.

Sot jemi në shekullin XXI dhe bota ka ndryshuar thellësisht : ne nuk jemi më në kohën e perandorëve romak që pushtuan gjithë pellgun e Mesdheut dhe gjetkë, as në kohën e të krishterëve të parë, as në epokën e shfaqjes së Kuranit në shekullin e shtatë pas erës sonë, as në Mesjetë as në kohën bizantine, as osmane. Nuk mund të përvetësojmë verbërisht traditat e një epoke tjetër, ideologjitë e vjetëruara, metodat e vjetra dhe të padobishme, fetë që rrjedhin nga vende të tjera dhe nuk përshtaten më me kushtet e jetës, kulturës apo gjuhës së një vendi të caktuar, etj, etj.

Më në fund kushdo ka të drejtë të besojë në çfarë dëshiron sepse kjo është personale dhe intime (ideologji, fe, etj.), por nuk mund të mohojë kombësinë dhe vlerat stërgjyshore të vendit të tij në favor të një feje, ideologjie apo ndonjë gjë tjetër.


Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top