Familja Jashari janë heronjë të kombit dhe yje që shëndritin përjetë

5, Mar, 2020 | POLITIKA KOMBËTARE

SHKRUAN: HAKI LATIFI

Në 22 vjetorin e rënies heroike të komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.
Adem Jashari dhe familja e Jasharajve janë bërë tash simbol i qëndresës mbarëshqiptare, por edhe vet Adem Jashari ishte simbol i kësaj familje.

Sot kujtojmë me krenari dhe pietetin me te lartë Adem Jasharin, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjën Jashari, për sakrificën dhe shkrirjën e tyre sublime per lirinë dhe pavaresinë e Kosovës.

Simbolika e tij sot zë një vend me rëndësi në prizmin e institucioneve shtetërore, bile edhe pse mos të themi se zë njërin ndër vendet më të rëndësishme e më të mëdha në historinë tonë më të re kombëtare.

Kosova sot është krenare me heroizmin e madh të familjes së Kryeheroit të UÇK-së Adem Jasharit. Sepse, ata u bënë kurban të çështjes madhore kombëtare, qëndruan si burrat jo vetëm ata, por edhe gratë, fëmijët dhe farefisi. Ademi, Hamza e Mixha Shaban me nipa e mbesa mbajtën frontin e luftës me Serbinë tri ditë e tri netë të gjata, Ata janë heronjë të kombit dhe yje që shëndritin përjetë.

Me rënjën e Komandantit Adem Jasharit, trimat e Lirisë u forcuan dhe u shtuan çdo ditë, qindra vullnetar nga mbar Drenica, Dukagjini e viset tjera të Kosovës dhe nga Diaspora, erdhën dhe u perkulën pran varrit të ADEM JASHARIT, u betuan se luftën do ta vazhdojnë, dhe se amanetin e Komandantit do ja qojnë në vend.

Themelet e lirisë së Kosovës janë në Drenicë, në Dukagjin, në Lap e Gollak, në Karadak, Has e Pashtrik, në Koshare e Përdrini, në Lumë e në Sharr e në të gjitha viset e Dardanisë antike.

Adem Jashari sëbashku me dy grupet e para në mesin e të cilëve Salih Çekaj, Zahir Pajaziti, i përkisnin grupeve të para institucionale të vitit 1990-1991, ku nën përkujdesjen e sigurimit të shtetit shqiptar sillnin armatim në Kosovës. Siq dihet, LDK dhe institucionet e sapo formuara të Kosovës ishin ato të cilat nxorën grupet e para apo i formuan, ndërsa si udhëheqës i tyre ishte Salih Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari ishte pjesë e grupit të dytë. Lufta e tyre dhe përkushtimi për të realizuar “mbrojtjen e pragut të shtëpisë” dhe për realizimin e kësaj porosie edhe nga vet goja e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, që ka të bëjnë me përpjekjet për çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova kishte shpallur tri ditë zie në nderimin dhe respektin më të lartë shtetërorë për komandantin Adem Jasharin dhe bashkëfamiljarët e tij heronjtë e dëshmorët e tjerë.
Epopeja e UÇK-së në historinë tonë më të re, në ndërgjegjen e çdo liridashësi, sakrifica dhe heroizmi i familjes Jashari është e ngulitur jo vetëm si kult, që simbolizon trimërinë dhe vendosmërinë, po mbi të gjitha është simbol i fuqisë dhe i vitalitetit tone kombëtar!

Gjaku i derdhur është themel lirie për ne e për brezat e rinj!
Familjet e tilla nderojnë secilin komb, por jo të gjitha kombet kanë madhështi të tilla.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit të UÇK-së ADEM JASHARIT dhe gjithë familjës Jashari!