Familja e një oficeri turk me prejardhje nga Presheva, përmes djalit dhe vajzës të cilët jetojnë në Gjermani, në një apel dramatik, i bënë thirrje popullit shqiptar t’i hapë dyert e azilit për të gjithë ushtarakët e përndjekur nga diktatori Erdogan.
Rrugët e Ankarasë dhe Stambollit janë larë me gjak të pafajshëm të fëmijëve tanë, ushtarë besnik të Turqisë kemaliste. Dhuna e cila shpërtheu këto ditë në Turqi, ishte orkestrim i planifikuar i diktatorit Erdogan dhe selxhukëve të tij kundër vlerave të Turqisë moderne dhe Kushtetutës së Mustafa Kemal Ataturkut. Ne oficerët e ushtrisë, me prejardhje shqiptare, i kemi shërbyer me përkushtim shtetit dhe armatës turke, e cila në këto momente po hakmirret kundër nesh, për shkak të besnikërisë që kemi shfaqur ndaj themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk.