SHKRUAN: MENTOR THAQI
(Sh´thurje etike!)
Të gjithë e dimë se andej e këndej Shkëlzenit u bënë krime kundër jopak atdhetarëve! Këndej hegjemonia, andej diktatura, e pësuan shqiptarët atdhetarë në të dy anët!
Për këndej, e kuptueshme që donin zh´bërjen tonë, asimilimin, shpërnguljen shfarosjen, gjë që e dëshmuan edhe në luftën e fundit me veprime gjenocidale! Deri sot, nuk shprehen kurrë keqardhjen e tyre, qoftë si shtet, popull as shoqëri, përkundrazi, e mohuan, e mohojnë, na urrejnë vdekshmërisht!
Atëhere, me cilin guxim, me cilën arsye, me cilën të drejtë po u dashka të falim, të harrojmë, të pajtohemi?!
Natyrisht se koha dhe mundësitë hakmarrëse nuk janë në synimin as qëllimin tonë, por të harrohet e falet, kurrësesi! Duhet denoncuar kudo që mundemi, duhet paditur dhe kërkuar dëmshpërblimin e dëmit nga lufta pushtuese gjenocidale, kompenzim material për dëmet materiale, ndëshkim për masakrat!
Por, pyetja mbetet se me ç´të drejtë institucionet tona nuk bënë as lavren e miut në k´të drejtim?! Kush dhe si po kërkon pajtim pa kërkimfalje, pa ndëshkim, pa dalje para drejtësisë?
Andej Shkëlzenit, diktatura përmes duarsh kriminale të “sigurimsave” vrau, keqtrajtoi, burgosi dhe zh´vlerësoi e
ç´njerëzoi qindra atdhetarë, intelektualë e njerëz të pafajshëm!
Deri sot nuk më ka rastisur kurrë që të dëgjoj, shoh apo njoh ndonjërin nga dhunuesit, vrasësit, … të kenë kërkuar falje personalisht, të kenë treguar pendim e keqardhje, përkundrazi! Si duket iu paska mbetur syri i uritur për më shumë krim, nuk turpërohen as sot, bile jopak prej tyre edhe pas rënjes së diktaturës ishin pjesë udhëheqëse institucionesh të shtetit, edhe sot janë aq të çartur në reagime, aq urrejtës, aq të paetikë! Shumëçka sot nuk shkon më si duhet me moralin tonë!
Evoluim i mbrapshtë, do të thoshte Darvini!