ËSHTË MIRË TË DËNOHET VMRO-ja

Shkruan: Daim HISENI, Kryetar i SHVL të UÇK-së

Është mirë të dënohet VMRO-ja e cila kërkonte 63 deputet me kusht që shqiptarët të mos i marin të drejtat e tyre që u takojn;
Është mirë që VMRO-ja të shkon në histori dhe ta kenë të qart qytetarët e Maqedonisë se pa shqiptarët nuk egziston ky shtet dhe jo vetëm kjo qeveri.
Është mirë që me kohë të kuptojm se kësaj rradhe maqedonasit janë 50 : 50 dhe të dy palët sytë i kanë nga shqiptarët, atëher edhe subjektet politike shqiptare të paktën kësaj rradhe le të kthejn kokën edhe ata nga popullata shqiptare dhe të këmbëngulin duje vendos njëher në dobi dhe interes afat gjatë për rininë dhe historinë e këtij populli.

Kurse pika kryesore është : ndryshimi i konceptit të shtetit. Nga shtet njënacional i popullit maqedon në shtet të qytetarëve të saj, ku gjuhë zyrtare në tërë teritorin e Maqedonisë janë gjuha shqipe, gjuha maqedone.

Në këto zgjedhje:
1. Vmro-ja edhe njëher dëshmoj se është parti fashiste;
2. Lsdm-ja e kuptoj qartë se pa shqiptarë asnjëher nuk mund të mer mandat qeverie;
3. Bdi-ja e kuptoi që ka udhëhequr politikë të gabuar dhe se nuk janë të paprekshëm dhe të pathyeshëm;
4. Pdsh-ja si ja bëri ppd-së në të kaluarën , njësoj e pësoj vet në të tashmen;
5. Aleanca për shqiptarët dëshmoj që edhe pa asnjë lek, por me njerëz pa njolla dhe qëndrime të sinqerta mund të fitohet besimi i popullatës;
6. Lëvizja Besa dëshmoi se marketingu, mediumet dhe investimet në një kampanjë mund të luaj rol të rëndësishëm për të përmbys qeverinë, por pesha i mbetet faktorit ndërkombëtar;
7. Pakënaqsia e madhe nga qeversja e keqe dhe kriza e thellë ekonomike, solli që popullata shqiptare të dëshmon dhe reflekton krizë të identitetit si shqiptarë, duke votuar parti maqedone. Kjo flet se institucionet nuk kanë investuar në përgatitjen e brezit të ri;
8. Në mungesë të mekanizmave mbrojtës të një platformë kombëtare, partitë politike shqiptare vrapojn të formojn qeveri për biznesa dhe interesa grupore dhe partiake, sepse nuk kanë para kuj të japin llogari me përgjegjësi kombëtare;
9. Shqipëria e mori porosinë,se nëse ti nuk investon në kauzën kombëtare, atëher tjetri investon në përçarje dhe frakcione fetare;
10. Shqiptarët e kuptuan se shpërndarja e votave humb në peshën dhe vlerën e votës shqiptare në politikbërjen e saj;
11. Me paraqitjen e opozitës serioze tek populli lindi shpresa dhe guximi për ndryshime;
12. Mos bashkimi i bllokut opozitar mundësoi një numër të madh të votuesve mos dalin në ditën e votimeve;
13. Pas inateve mes vete dhe korupcionit të madh, sot na mungon vullneti i mirë i një strategjie të urtë dhe të mençur nga liderët e mundshëm në politikbërjen e këtij vendi

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top