Shkruan: Sefedin Krasniqi
Ndodh edhe kjo. Pas tentimit të grushtit të shtetit në Turqi, Erdoğan gjen kokën e turkut, si zakonisht, në Pensilvani-SHBA. Fajson Ameriken për të satën herë që s’po ia dorëzon Gülenin, mikun e vet të dikurshëm, tash armikun e përjetshëm. Nga ana tjetër, turpshëm ka filluar dhunimi dhe poshtrimi i ushtarëve të thjeshtë rrugëve të qyteteve të Turqisë nga përkrahësit e Erdoğanit. I zhveshin për t’i turpëruar dhe i rrahin me shkopinj. Mjafton të shikohet vetëm Euronews dhe të kuptohet sesa barbarë janë turmat erdoganiste. Në të njëjtat valë u gjeten vëllezërit e Pashait Erdoğan : Shefqet Krasniqi (dhunuesi oral i figurave kombëtare shqiptare, Edi Rama, përfaqësuesi i Sorosit në Shqipëri dhe Mahir Yağcilar-lider i një partie turke në Kosovë.
Shqiptarët turkofilë nuk rrinë duarkryq
Në mjegullnajen turke edhe shqiptarët tjerë turkofilë e kanë gjetur kokën e turkut për hesapin e vet. Ky është një gjeneral i quajtur Adem Huduti, i lindur në Kosovë. Duke sharë Ademin po shfryhen me vrull mbi shqiptarët në përgjithësi me slloganin e pistë « shqiptari e ka në gjak tradhtinë » ! Ende pa ia bërë gjyqin Erdogani, shqiptarët kanë lëshuar fatwan për denimin me vdekje të gjeneralit me origjinë nga Kosova. S’ka lidhje që në Turqi ligji për denimin me vdekje është aboluar. Për shqiptarët nuk vlen. Thuhet se të arrestuarit e ushtarakëve janë me origjinë shqiptare dhe Kemalistë, të cilët po i arreston Erdoğan sulxhuk !
Madje, shqiptarët turkofilë shkojnë aq larg sa ia qesin në mend Erdoganit se gjeneral Adem Huduti, me origjinë nga Kosova, është spiun i Putinit. Vallë a i kërkoi falje Putinit për rrëzimin e aeropolanit rus Ademi a Erdoğani ? Për ironi, edhe aeroplanin rus e rrezoi një shqiptar. Thanë, me origjinë shqiptare, por që humbi sikur ta kishte lëshuar toka! E çuditshme, në çdo variant shqiptarët dalin në plan të parë kudo dhe i ndjek një mallkim. Nëse analizohen luftërat që ndodhën vetëm këto 20 vjetët e fundit, del se që nga lufta në Slloveni, Kroaci, Bosne, Kosovë, Maqedoni shqiptarët u vranë dhe u akuzuan më së shumti. Por, të gjitha këto shtete fituan pavarësinë. Madje edhe Kosova fitoi një pavarësi të hendikepuar në të cilën, ndekombëtarisht banorët e saj humbën emrin shqiptar dhe flamurin kombëtar me shqiponjën me dy krena. Për ironi, ndërkombëtarët, nuk na ndihmuan të çlirohemi, por na çliruan vetë si « dhuratë » për dëgjueshmëri në misione ndërkombëtare kamikaze ! Pra, nuk është e çuditshme që edhe në Bagdad, një i ri shqiptar, realizoi njërin një sulm vetëvrasës nga më të përgjakshmit. Edhe në Siri, shqiptarët po luftojnë për çlirimin e tokës së Shamit që një ditë nga atje të vinë t’i okupojnë trojet shqiptare!
Si ikën planifikuesit e grushtit të shtetit në Alexandropolis në Greqi ?
E çuditshme ! Ngritet helikopteri i Forcave Ajrore Turke nga Turqia dhe fluturon lirshëm për të ateruar në Greqi. Një bombardues turk goditi një tjetër helikopter brënda hapsirës ajrore turke të mbushur me ushtarakë të nivelit të tretë, por jo edhe këtë ku ishin tetë « oficerët tradhtarë » të nivelit më të lartë ? Krejt skenar déjà vu dhe i provuar edhe në tjera raste. Erdoğan i ka planifikuar të gjitha. Para grushtit të shtetit bllokoi të gjitha rrjetet sociale por jo edhe FaceTime, një aplikacion i iPhonit, nëpërmes të cilit iu drejtua popullit (nga Kosova ose Shqipëria !) për të organizuar rezstencën popullore. Ndoshta edhe nga Shkupi, sipas pollavrave të agjensive turkofile shqiptare ! Imamët nuk patën nevojë as për rrjete sociale as për FaceTime, por ndezën zmadhuesit e zërit mbi dhjetë dicibelë dhe nga 50 000 xhamitë anë e kënd Turqisë përcollën thirrjen e Pashait Erdoğan.
Rezistenca dhe guximi i një parlamentari
Vetëm një parlamentar turk guxoi t’a thotë të vërtetën duke deklaruar se Recep Tayyip Erdoğan është vetë organizatori i grushtit të shtetit. Pa dyshim ky e ka me drejtë se tjerët, sepse Pashai Erdoğan organizoi një paragrusht shtet të sajuar për t’i shpetuar një grushti të shtetit të vërtetë që ishte në përgatitje.
Personalisht, mbetem me shpresë se në Krime do të gjindet një Adem tjetër ndër shqiptarët e atjeshëm që do të organizojë një luftë kundër Rusisë. Kështu, do të rrumbullakësohen luftërat çlirimtare ndërkombëtare të shqiptarëve të fillim shekullit 21 për bërjen e shteteve të huaja pa ditur të bëjnë një shtet normal të vetin.