Erdhi Dita- Erdhi Zezë Dita

SHKRUAN: MEVI RAFUNA

Nuk i kam dashur kurrë njerëzit që marrin rolin e zotit në tokë, sidomos kur ata mirren me politikë.
Në Kosovën tonë nuk ka qenë gjithçka Zi ashtu siç e paraqisnin Albin Kurti dhe organizata e tij politike VV.
Si fajtor kryesor për demoralizimin e shoqërisë dhe kryesisht të rinjëve e kam pa Albin Kurtin.
Ky njeri që ja jepi vetes të drejtën absolute në gjithçka, ky njeri që i mbushte kampet e qadrat me të rinjët dhe ja u shpërlante trurin se Dita do të vinte vetëm kur ai do vinte në pushtet.

Pra bota, historia dhe civilizimi filloi atë ditë kur Albin Kurti erdhi në pushtet.
Erdhi Dita, Erdhi Dita, Erdhi Dita sllogani që u përhap me shpejtësi jo vetëm tek përkrahësit e tij këtu por edhe në mërgatë.

Unë që nuk e përkrahja VV e Albin Kurtit dhe ardhjen e tij në pushtet, isha tradhëtare, isha e poshtër, isha me partitë e tjera që ishin në pushtet dikur.

Pra unë isha e përjashtuar nga Erdhi Dita sepse nuk i duartrokisja profetit, se nuk i shkoja pas ideologjisë së tij; se refuzova që mendjen time ta bëjë një me masën.

Dhe kudo që komentoja kundër tij jo pse e urreja por e kisha nuhatur moti demagogjinë e tij, një ushtri virtuale më vërsulej me ofendimet më të ulëta, që kisha mundur t’i lexoj në jetën time.

Tani po ju pyes juve se si ndiheni në ditët e Albin Kurtit?!
A ju vjen keq që ende e përkrahni?
Sidomos ju të mërgatës.
Ju atje në Europë apo ku do që jeni a jeni të vetëdijshëm çfarë regjimi i sollët atdheut?
Regjimi komunisto – islamist!
Tani ne as ditën as natën s’po kemi rrymë.
Pra erdhi e Zezë Dita!

E Zezë Dita sepse profeti që na premtoi utopinë kur të vinte Dita, ndërsa na e dhuroj të kundërtën pra Zezë Ditën.
Një njeri që sfidon çdo gjë dhe çdo kënd.

U dashtë një shekull që çështja shqiptare të trokiste në dyert e Washingtonit.
Kur ishim në luftë asnjë diplomatë amerikan nuk ishte i keq, u bënë të këqi vetëm kur Erdhi Dita!
E Zezë ishte ajo ditë kur ky njeri u paraqit në skenën politike të Kosovës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top