Ekskluzive: dekonspirohet plani Vuçiq – Rama, kufiri i ri në Gazimestan

Londër – Berlin 15 qershor 2023, burim i njohur për redaksinë

Kryeministri i Shqipërisë dhe homologu i tij në Serbi kanë arritur marrëveshjen për ndarjen e Kosovës. Sipas propozimit të dërguar për miratim në kancelaritë vendimmarrëse të Europës perëndimore, veriu i Kosovës deri në Gazimestan, aty ku supozohet se ka ndodhur Beteja e Kosovës e vitit 1389, kalon nën juridiksionin e shtetit serb, kurse pjesa e mbetur i bashkohet Shqipërisë.

Intervenimi i menjëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar e ka stopuar përkohësisht realizimin e këtij plani. Bisedimet që po zhvillohen në relacionin Londër – Washington DC – Paris dhe Berlin po i afrohen fundit. Protagonistët në Beograd dhe Tiranë gëzojnë mbështetjen e një grupi të madh diplomatësh të karrierës. Investimet e viteve të fundit në relacionet Tiranë – Beograd e kanë sfiduar rëndë pavarësinë dhe ekzistencën e shtetit të ri.

Britania e Madhe është duke e refuzuar ndarjen e Kosovës dhe ajo gjithashtu është duke e refuzuar edhe formimin e një asociacioni të serbëve në veri të vendit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top