EDHE UNË JAM VETERAN!

Shkruan: Prof. Dr. Jahja Drançolli

Që nga vitet 70-ta (shek. XX), kam bërë hulumtime shkencore në arkiva të njohura të Europës për të dëshmuar se, Kosova si në aspektin historik ashtu dhe në atë politiko- shtetëror ruan edhe traditë të çmueshme iliro-arbërore-shqiptare. Këtej, duke botuar burime origjinale historike, si dhe duke polemizuar me elitën e historiografisë serbe, kam bërë përpjekje për dekonstruktimin e “Mitit të Kosovës Serbe“, “Mitit të Monumenteve të Kultit Serb“, si dhe çështje të tjera të rëndësisë së veçantë kulturo-historike, të cilat edhe sot e gjithë ditën janë bërë pengesë për ecjen normale të Shtetit të Pavarur të Kosovës.

Ndryshe prej veteranëve që e morën këtë status të nënshkruar nga Komsioni Qeveritar, unë këtë status e mora nga Zonja, LUISSE ARBOUR (Juge à la Cour supreme du Canada et ancienne Procureur du Tribunal pénal international pour l’ex-Yougoslavie ete le Rwanda).
Prova për aktivitet t’im në cilësi të VETERANIT TË SHKENCËS DHE TË KULTURËS, prore në shërbim të Shtetit të Kosovës, sidomos në vitet 1981-1999, janë shkruar në gjuhën frënge nga Zonja Chantale Quesney!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top