Edhe çka duhet të dini për Hymnin e Flamurit

Himni i Flamurit të cilin Republika e Shqipërisë e përdorë ende si himnin tonë kombëtar, është në realitet një marsh rumun i komponuar nga Çiprian Porumbesku në vitin 1859. Asdreni (Aleks Stavre Drenova) është përpilues i tekstit. Më poshtë, për lexuesin e portalit tonë po e japim versionin origjinal të marshit rumun me kompozitor Porumbeskun.

Përpjekjet e shqiptarëve për të pasur një tekst dhe melodi shqiptare të himnit kombëtar nuk kanë munguar asnjëherë. Lec Kurti, kompozitori i Hymnit të Flamurit dhe përpiluesi i tekstit, At Gjergj Fishta, jo rastësisht u anatemuan për dekada me radhë nga politika serbe e ish-drejtuesve komunist të PPSH-së. Meqenëse në tekstin e këtij himni bëhet thirrje për bashkimin kombëtar dhe valimi i Flamurit krahasohet me fluturimin e engjujve t’ Zotit, komunistët e anatemuan tërësisht, duke krijuar me ndihmën e Milladin Popoviqit, Aleksandër Rankoviqit dhe serbëve tjerë gjakpirës e shqipfolësve tradhtarë, “njeriun e ri” dhe “himnin” e realizmit socialist. Verzioni i himnit kombëtar të At Gjergj Fishtës e me kompozitor, ballistin Lec Kurti, është përdorur nga çetat balliste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nën tingullin e tij, betimin për shërbim ndaj atdheut e kanë dhënë mbi 80 000 dëshmorët që dhanë jetën e tyre për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Më poshtë, për lexuesin tonë po e japim verzionin origjinal të himnit të komponuar nga Lec Kurti dhe verzionin e kënduar nga i ndjeri, Hajriz Demaku, luftëtar i çetave balliste të Shaban Polluzhës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lec Kurti dhe Mit'hat Frashëri
Lec Kurti dhe Mit’hat Frashëri

1 thought on “Edhe çka duhet të dini për Hymnin e Flamurit”

  1. mehmetali arifi

    Jo vetëm muzika që është e huaj (C.Porumbescu)por edhe teksti poetik ka një autor të huaj(A.Barseanu). Asdreni ka bërë vetëm përshtatjen e tekstit. Sadoqë muzikalisht dhe tekstualisht,Hymni (i huaj)jonë përçon energji dhe solemnitet,ai nuk është i lehtë për interpretim nga masat, për shkak të shtrirjes së madhe tingullore (13 nota).Prandaj, njerëzit shpesh bëhen sikur e këndojnë, sapër të ruajtur solemnitetin,sepse se arrin dot. Pra interpretimi,që,siç dihet, është njëra nga tri shtyllat themelore të çdo vlere muzikore,në këtë rast është konstatuar, me tëdrejtë,nga profesoionistët se nuk është në nivelin e dy komponenteve të para. Edhe mbas 100 e më shumë viteve nuk është arritur të bëhet ajo që është dashur të behet, më së shumti, menjëherë mbas 10 viteve shtet, edhe pse përpjekjet dhe vlerat autentike, nuk mund të thuhet se kanë munguar…,por respekti i shfrenuar për të huajën, ka mbizotëruar deri në ditëte sotme. Dhe hëpërhë, nuk duket të ketë shpresë për diçka të mbarë, në këtë drejtim…!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top