Shkruar nga Milaim Fejziu
Është shumë e vështirë të përcaktosh të ardhmen e Maqedonisë si shtet, e të mos kthehesh në të kaluarën apo të sotmen e saj. Pak kujt mund t’i shkojë ndërmend se Republika e re e AVNOJIT(1943) që do të quhet Maqedoni do të ketë një të ardhme të sigurte, pasiqë krijesa e quajtur ish Federata Jugosllave nuk ekziston më. Prej krijimt të saj në kuadër të Federates Jugosllave janë paraqitur dilema të mëhershme per egzistimin dhe të ardhmen e saj. Megjithatë është e ditur fare mirë se, kjo Republikë u krijua sipas gjeopolitikës të asaj kohe të udhëhequr nga KOMINTERNA (internacionalja komuniste) dhe Rusia e cila siguronte realizimin e strategjisë së vet për dalje në tre detra: Adriatik, Egje dhe Jon, me ç’rast do të kontrollojë pothuajse tërë Gadishullin Ballkanik dhe do të pamundësojë qe Kosova, pas luftës së dytë botërore, të mund të bashkohet me Shqipërine. Kuptohet se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë e prishte strategjinë e Rusisë në Ballkan dhe prandaj Kosova mbeti në kuadër të Sërbisë dhe Federatës Jugosllave, vetëm e vetëm për të shpëtuar Republikën e re të Maqedonisë e cila ishte krijuar në territoret e Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht me pjesët e Shqipërisë Lindore.
Në fakt, Maqedoninë dhe Bosnje e Hercegovinen, Titoja i krijojë për të vendosur disa ekuilibre dhe kundërpesha ndaj hegjemonizmit serb, veç kësaj Maqedonia Republikë do t’i mbante larg pretendimet e Bullgarisë mbi të dhe pretendimet e Shqipërisë për bashkimin e popullit shqipëtar dhe trojet shqipëtare.
Megjithatë, krijimi i saj më parë si njësi federale dhe më vonë si shtet i pavarur i brishtë, qëndronte mbi disa artificialitete:
Së pari ai i kombit, askush nga shtetet e Ballkanit nuk e njihte një komb maqedon.
Së dyti, krjimi i një shteti me shumë etnitete që secila prej tyre ka tendenca centrifugale, që edhe sot çojnë drejt bashkimeve me shtetet amë;
Së treti, ishte vetë Federata Jugosllave që kishte një kohë te caktuar sa do të egzistojë, përkatësisht sa do të jetojë Titoja më pas do të shpërbëhet.
Maqedonia edhe pse u shkëput pa zë nga ish-Federata Jugosllave vështirësitë erdhën pas pavarësisë së saj. Nga njëra anë do të duhej të vazhdojë procesi i krijimit të kombit maqedon, ky proces ende nuk është kryer, nga ana tjetër do duhej të krijohej një shtet me emrin Republika e Maqedonisë, i cili kontestohet nga Greqia (emri i shtetit), nga Bullgaria (kombi dhe territori) dhe nga Serbia (kisha ortodokse maqedonase si kishë autoqefale), kurse Shqipëria nuk kontestoi asgjë nga këto elemente përveç se nuk e njohi me emrin kushtetues R.Maqedonisë, po e njohu me emrin FYROM.
Kombin u përpoq ta sajojë duke krijuar një kushtetutë vëtëm per maqedonasit, duke mohuar popujt tjerë në radhë të parë shqipëtarët, edhe pse ata ishin një nga shtyllat për ekzistimin e saj dhe përbënin rreth 40% të popullatës së pergjithshme. Shqipëtarët vazhdimisht e kanë kontestuar karakterin unitar të shtetit maqedon, i cili favorizon vetëm kombin maqedon, gjuhën maqedonase, kulturën dhe traditën maqedonase dhe vetëm kishën ortodokse maqedonase; kurse shqipëtarëve dhe pakicave tjera iu përcaktua statusi minoritar apo qytetar të rendit të dytë.
Nuk mund të justifikohet se maqedonët kanë qenë një popull tolerant ndaj kulturës dhe traditës shqipëtare, por përkundrazi, kanë ushqyer një ndjenjë të ngulfatjes dhe asimilimit prandaj nuk habitin faktet më parë me arsimin e larte dhe me gjuhën shqipe e cila nuk pranohet si gjuhë e barabartë zyrtare në Maqedoni. Perpjekjet e vazhdueshme të pushtetit maqedonas që të cënojnë në çdo fushë identitetin kombëtar shqipëtar, nuk dha rezultatet të pritura sepse shqipëtarët prej kohësh e kishin formësuar identitetin e tyre kombëtar dhe se janë popull i lashtë në këto troje, se maqedonasit e sotem. Ata nuk janë të gatshëm për një barazi të plotë shqipëtaro-maqedonase, madje ata janë përpjekur të krijojnë bariera kushtetuese për të mos ndodhur kjo barazi, edhe pse janë të vetëdijshëm se vetëm të barabartë mund të bashkejtojnë, në të kundërtën nuk ka bashkjetesë.
Terrori dhe dhuna shtetërore mbi shqipëtarët merrte përmasa serioze dhe në këto rrethana, në popull filloi të mbretërojë ndjenja se shqipëtarët janë të mbështetur për muri dhe se duhej me bë dië për t’i hapur rrugën popullit që del nga kjo pozite, qoftë edhe me luftë. Dalja e UÇK-së në skenë, si në plan ushtarak po ashtu edhe në plan politik hapi perspektivën e popullit shqipëtarë për të arritur objektivat dhe synimet e kahmotëshme për një barazi të plotë me popullin maqedon dhe të tjerët.
UÇK-ja, është pra rezultat i diskriminimit të vazhdueshëm që ishte ushtruar ndaj shqipëtarëve nga pushteti maqedonas dhe, njëkohësisht, përgjigje për t’i thënë ndal këtij terrori dhe diskriminimit shtetëror.
Ka qenë botërisht e ditur se gjenerator kryesor të krizës në Maqedoni janë:
Së pari, nacionalizmi maqedonas i trimëruar nga nacionalizmi serb e bullgar;
Së dyti, kushtetuta “demokratike” aktuale e maqedonisë;
Së treti, serviliteti i subjekteve politike shqipëtare ndaj pushtetit dhe ineresave grupore;
Së katerti, neglizhenca e faktorit ndërkombëtar ndaj kërkesave legjitime të shqipëtarëve në maqedoni.
Shtrohet pyetja, a ka në fakt nacionalizëm maqedon?
Kuptohet se derisa thamë më parë se s’ka komb të formësuar, nuk mund të ketë edhe nacionalizëm maqedon, por në maqedoni ka nacionalizëm serb dhe bullgar, sepse e tillë është, defakto, përbërja sllavo-maqedonase. Kjo përbërje e vështirson zgjidhjen e çështjes shqipëtare në Maqedoni, sepse në të nuk ka vetëm çështje shqipëtare, por na del në pah edhe çështja maqedone si e pazgjidhur.
Veprimet tinzare të nacionalizmit serb dhe bullgar me pretendime teritoriale ndaj këtij shteti të brishtë janë faktorë determinues për ardhmërinë e Maqedonisë, prandaj nuk duhet të na habisin projektet e Akademisë së Shkencës dhe Arteve e Maqedonisë për ndarjen e saj prej shqipëtarëve, që në fakt paraqiste shpërbërjen e këtij shteti.
Në këtë frymë u konceptua dhe u miratua kushtetuta e 1991-shit me qëllim që t’i përjashtojë shqipëtarët nga shtetformësia dhe më vonë të mund të vendosin vetë për të ardhmen e shtetit, pa shqiptarët. Kjo strategji duhej të siguronte zhvillim të hofshëm në të gjithë fushat e jetës vetëm për maqedonët, ndërsa për shqiptarët ishte planifikuar zhvillit i kontrollouar në të gjitha fushat e jetës, i cili nuk guxonte të kalojë jashtë kornizës së caktuar kushtetuese. Megjithatë, të gjitha planet dhe strategjitë ndaj shqiptarëve ua prishte faktori demokrafik, shqiptarët që në fakt s’kanë mundur ta kontrollojnë dhe pengojnë këtë. Ky faktor, si në të kaluarën edhe në të ardhmen, do të jetë një nga faktorët vendimtar për mbijetesën e Maqedonisë si shtet.
Si çdo konflikt, edhe ai i 2001-shit, përfundoi me një marrëveshje ndërmejt palëve që u quajt Marrëveshja e Ohrit, e cila pritej që të ndryshonte pozitën juridike e kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni. S’ka dyshim se rolin kryesor në bisedime maqedono-shqiptare pritej ta luajë faktori ndërkombëtare, sepse palët në konflikt kishin qëndrime diametralisht të kundërta, si për karakterin e shtetit poashtu edhe për konceptin unitar të shtetit.
Insistimi i palës shqiptare në ridefinimin e karakterit të shtetit mundëson që Maqedonia të ruhet si shtet i përbashkët, mundëson që mos të bëhen përkufizime dhe ndarje në baza etnike dhe, mundëson të garantohen të drejtat dhe liritë e popujve që jetojnë në Maqedoni. Zgjidhja që u ofrua me Marrëveshjen e Ohrit, jo vetëm që nuk i kënaqi shqiptarët, por kjo marëveshje ua ribetonoj statusin minoritar duke lënë të hapur statusin e tyre komb shtetformues.
Madje, edhe inplementimi i saj nëpërmejt amandamenteve në kushtetutë nuk realizohet sipas dinamikës së paraparë.
Megjithatë, përgjegjësinë duhet kërkuar te subjekti politik BDI që fitoi votat në bazë të luftës së armatosur dhe e cila në program partiak e kishte implementimin e Marëveshjes Kornizë te Ohrit. Lirisht mund të thuhet se partitë shqipëtare, pjesmarrëse në pushtetin ekzekutiv (BDI dhe PDSH) kanë dështuar në realizimin e kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni.
Kriza e thellë politike, ekonomike e kulturore që e ka kapluar Maqedoninë kërkon ndryshime radikale, si në sistemin politik po ashtu edhe në atë juridiko-kushtetues, me çrast do duhej që të ridefinohej karakteri i shtetit dhe të krijohet barabarësi e plotë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.
Nëse kërkohet një pikë e përbashkët në “lumin e madh” të deklaratave rreth Maqedonisë dhe të ardhmes së saj, të cilat kohëve të fundit përjetojnë një “inflacion të paparë”, më duket se në vendin e parë mund të vendoset vërejtja që theksojmë pothuajse të gjithë, që flasin dhe shkruajnë për Maqedoninë.
Evropa dhe Amerika duhet të veprojnë shpejt në Maqedoni, kur kërkohet arsyeja për një veprim të shpejtë, në parim theksohet se “status quo-ja” në Maqedoni mund të shpjerë në shpërthim të tensioneve në rajon dhe në Ballkan, gjë që do të mund “të reflektohej në sigurinë dhe stabilitetin e tërë rajonit”.
Nëse është kështu, sipas mendimit tim, pikërisht është kështu, atëherë përgjegjësitë për shpërthimin e mundshëm të tensioneve nuk duhet kërkuar jasht rradhëve të atyre qedrave vendimarrëse që kanë marrë përsipër për ta zgjidhur krizën e thellë politike në Maqedoni.
Qasjen e gabueshme të bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht të Bashkimit Evropian në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, drejtpërsëdrejti ose të tërthortë mundet të prodhojnë pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e saj.
Qasja e faktorin ndërkombëtar që nëpërmjet negociatave të “arrihet një marrëveshje” ndrejmejt kualicionit qeveritarë dhe opozitës si palë, ishtë fund e krye e gabueshëm, madje do të thoja një humbje kohe, sepse ka një regull të pashkruar, ai që e krijon krizën nuk mund ta zgjidh atë.
Bashkimi Evropian nëpërmes komesarit të lartë për zgjerim Z.Han nuk mori parasysh realitetin e ri të krijuar në maqedoni dhe, duke mos pasur një qëndrim të drejt rreth krizës jo vetëm politike, por edhe ekonomike, morale dhe ndëretnike, bëri dhe një lëshim tjeter duke i lënë shqiptarët, përkatesisht partitë shqiptare si atë në kualicion qeveritar (BDI) edhe atë në “opozite” (PDSH) në margjinat e këtyre marrëveshjeve (PËRZHINO 1 dhe 2).
- 2. Shqiptarët në Ballkan të rreshtuar plotësisht në civilizimin perëndimor synojnë që në të ardhmen të jenë faktor koheziv dhe paqekrijues në rajonin e Ballkanit, faktor kyç integrues, jo vetëm në kuptimin infrastrukturor, por edhe me aftësi për të ndërtuar relacione bashkëpunimi me fqinjët.
Korridoret strategjike (autostradat, hekurudhat, gazësjellesit, largëperçuesit etj.) që do të lidhin Kosovën dhe Adriatikun, Maqedoninë me Adriatikun, Bullgarinë me Adriatikun etj., e faktorizojnë elementin shqiptarë në Ballkan (Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë) prandaj vende dhe struktura që i humbën këto privilegje, janë të interesuara për kriza, jostabilitet, madje edhe konflikte për të justifikuar tezat e vjetra se, shqiptarët nuk mund të jenë faktor integrues dhe stabilitetin në Ballkan.
Shqiptarët e Maqedonisë, do të duhej që Maqedoninë ta përjetojnë si shtetin e tretë (edhe) shqiptarë në Ballkan, madje, do të duhej të angazhohen veçanarisht në këtë drejtim me politika të mirëfillta që çojnë në këtë synim. Me antarsimin e Shqipërise dhe Malit të Zi në Nato, edhe Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, shumë afër saj, të gjitha ushtritë dhe paraushtritë në Ballkan e kanë marë mesazhin se tërësia teritoriale e këtyre shteteve është interes strategjik i Perëndimit, përkatesisht SHBA-ve në Ballkan dhe, çdo shtet apo forcë që vepron në drejtim të kundërt, është në linja tjera strategjike. Forcat të cilat po humbin tokë nën këmbë, shpresën e fundit e kanë orientuar kah krizat politike dhe marrëdhënie të këqija në mes popujve te Ballkanit Perëndimor.
- 3. Akademitë e Memorandumeve të famshëm në Ballkan, sot e kësaj ditë nuk pushojnë së prodhuari projekte për territore të reja, fatkeqësia nuk është vetëm kërkes e grupeve tradicionaliste dhe rurale, por edhe nëpër akademitë e shkencave në Ballkan me anëtarsi krejtësisht të vjetëruara, ende gjallërojnë, madje, mbizotërojnë ëndrrat e fillimshekullit të kaluar për toka dhe territore të huaja. Këta pleq agresiv edhe në Maqedoni sikur nuk shkëputen nga tezat e doktoraturave retorike vetqeverisëse dhe me analiza “strategjike” si asnjëherë në skenën politike dhe intelektuale të Maqedonisë; Vazhdojnë të mbjellin urrejtje me anë të projekteve, siç ishte: Memorandumi për ndërrim territoresh në 2001 ndërjmet Shqipërisë dhe Maqedonisë si zgjidhje e ofruar për konfilktin shqiptaro-maqedonas, përkatësisht ndarjen e saj, rasti me Enciklopedinë e famshme ku shqiptarët paraqiteshin si “ardhacak nga mallet”, falsfikimi i fakteve historike duke vënë në dyshim edhe origjinën e personaliteteve më të shquara shqiptare siç janë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Gonxhe Bojaxhiu-Nena Terezë, tashmë e shenjtë. Në shoqëritë multietnike, siç është edhe Maqedonia, kjo qasje e Akademisë se Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, tashmë është mënyra e dëshmuar, aksiomë politike, që e përdorin akademikët maqedon për të falsifikuar faktet të verifikuara historike për të cilat Shkenca e Historise dhe Shkencat tjera kanë vërtetuar në bazë të kritereve shkencore, se shqiptarët në Ballkan janë pasardhës të Pellazgo-Ilireve, kurse maqedonët antikë kanë qenë një nga fiset Pellazgo-Ilire dhe se, sllavët në Ballkan vijnë në shekullin e shtatë.
S’do shumë mend se shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se në një përspëktivë jo te largët, do ta (bashkë) qeverisin këtë shtet. Pse të angazhohen për ndarjen e tij? Shtrohet pyetja, ku ka mbështetje ky ndryshim i (bashkë) qeverisjes së shqiptarëve dhe maqedonasve në të ardhmen? Ka më shumë faktorë që mund ta vërtetojnë këtë:
Së pari, faktori demografik-i cili luan një rol të rëndësishëm në ri-rregullimin e shtetit në bazë të potencialit elektoral;
Së dyti, faktori i dekonvertizimit-i cili ka filluar te popullata dikur e konvertuar në maqedon duke ju kthyer trungut etnik që i knanë takuar më parë;
Së treti, faktori i fqinjësisë-i cili konteston jo vetëm shtetin e maqesonisë, por edhe gjuhën maqedonase, emrin e shtetit, kishën otrodokse si jo autoqefale etj.
Të gjithë këta faktorë janë determinues për ngritjen e shqiptarëve në popull shumicë në Maqedoni, në pikpamje kumullative krahas të tjerëve që e përbëjnë Maqedoninë.
Duke u mbështetur në parimet demokratike që paraqesin bazën mbi të cilën mbështetet një shtet modern dhe, në barazinë e plotë të popujve konstituiv të shtetit, mund të arrihet një marrëveshje për ndryshimin apo të zëvendësimit me një kushtetut të re, e cila, gjithsesi do të duhej të përmbante një ri-regullim të brendshëm të shtetit, duke e ridefinuar karakterin e shtetit, nga ai unitar (nje nacional) që është instaluar me kushtetutën 1991, në një shtet dykombësh me parlament dydhomësh, me implementim të plotë të demokracisë konsensuale.
Me këto ndryshime evitohet, jo vetëm ndarja e Maqedonisë, por i hapet perspektiva që të mund të zhvillohet si një shtet demokratik dhe stabil në Jug te Ballkanit. Koha ka dëshmuar se popujt e Ballkanit nuk arrijnë të komunikojnë dhe të jetojnë në paqe nëse nuk ndërmjetësohen nga një angazhim EURO-AMERIKAN.
Sfidë për maqedonat do të jetë ta ndërtojnë shtetin e përbashkët me shqiptarët dhe gjithë te tjerët që jetojnë në Maqedoni, dhe paqen ku të gjithë do të ndjehen të lirë të krijojnë sa më shumë vende pune dhe të hapin më shumë shkolla dhe biznese e në këto fusha të garojnë, jo me urrejte dhe diskriminim.
Nëse nuk arrihet ky qëllim, pretendimet e fqinjëve, tashmë të manifestuara për një copë vend të territorit të Maqedonisë do të ndezin sërish zjarrin e një lufte me përmasa Ballkanike e cila nuk do të jetë në interes as të shqiptarëve e as të maqedonasve. E ardhmja e Maqedonisë ka perspektivë të kushtëzuar, përpos origjinës etnike të popullatës maqedonase, duke u mbështetur në pozitën e rëndësishme gjeostrategjike e ndodhur në korridore të infrastrukturës transkontinentale, kontinentale dhe rajonale tejet të rëndësishme.
Në një luftë eventuale në Ballkan, e cila nuk mund të përjashtohet, Maqedonia dhe Bosnja do të ishin humbësit më të mëdhenj. Megjithatë, tërheqja pa luftë e ushtrisë Serbo-Jugosllave nga Maqedonia viteve 90-ta i ka befasuar vetëm ata që nuk e kanë të qartë këtë konstelacion forcash dhe interesash në territorin e Maqedonise. / G55