SHKRUAN: INXH. AHMET ASANI
Konstatimi se Kosova nuk rrezikohet nëse votohen komunistet e tipit Stalinisto-Enverist, fanatikët fetar të tipit Vahabist dhe Neokomunistet e tipit Anarkist, është konstatimi më dëshprues të cilin këto ditë m’ka ra ta lexoj mes rreshtave, në shkrimet e disa gjithologëve facebookist!
Ky kontstatim bêhet edhe me dëshprues kur del nga goja e disave të cilet e quajnë veten veprimtar dhe nga goja e disave te cilet e quajnë veten intelektual!? Arsyetimi se Kosovën nuk mund ta rrezikoj fryma moniste Enveriste, ajo fetare Vahabiste e ajo Anarkiste, nga që Kosovën e ruan Amerika, është konstatimi më trishtues të cilin m’ka ra ta lexoj prej se ekziston komunikimi online dhe platforma e facebookut!
Në vend se popullit shqiptar te Kosovës, t’i bëhet apel që mos të bëjë eksperimente me Pavarësinë e Kosovës, që mos të bëjë eksperimente me modele te dështuara të qeverisjeve ideologjike ku ne vend te ligjit sundon ideologjia e partia, ku sundon kalifati e sheriati, që mos te beje ekpserimente me modele te deshtuara të ekonomisë kooperativiste, disa njerëz t’papergjegjshëm, të lindur shtinça e kallgaxhi, po bëjnë çmos që popullin shqiptar dhe Kosovën ta këthejnë kah duhma moniste lindore!
Nuk dua t’ia mbaj anën asnje partie, nuk dua të përmend asnjë emër, por si intelektual e ndjej për borxh ta flas të vërteten, sepse vetëm e verteta është ajo e cila na shpeton nga e keqja! Me këtë rast, popullit shqiptar në Kosovë e Diasporë i beje Apel, që në zgjedhjet nacionale te radhes, te votoj subjektet me Frymë Perëndimore, e jo ato me Duhmë Lindore, subjeket që nxisin iniciativën private dhe ekonominë e tregut e jo ato që nxisin ekonomitë partiake kooperativiste!
Votoni subjektet me Frymë Perëndimore, subjektet të cilat angazhohen për shtet ku sundon ligji, e jo ku sundon partia e ideologjia! Nëse me Frymë Perëndimore nisemi kah Perëndimi, është e mundur që një ditë të arrijmë Perëndimin, por të nisesh per Perëndim me Frymë Lindore e ti thuash popullit qe do ta arrijmë Perëndimin dhe do t’i mbajmê ligjerata mbi frymën moniste Enveriste dhe ate fetare fanatike, ky është iluzion të cilit populli shqiptar nuk duhet t’i besoj!