SHKRUAR NGA JANI DILO
Deshmoret nuk dallohen njeri nga tjetri. Sikurse drita e bardhe e Diellit ,qe esht e perbere nga shume ngjyra te bashkuara,ashtu edhe deshmoret te bashkuar perbejne driten e bardhe ,te shndriteshme , driten qe ndriçon rrugen e lirise se Atdheut.
Sot do te kujtojme dy martire,veçanerisht te skalitur ne zemrat tona , sepse i kemi njojtur personalisht: Kole Tromaren dhe Bahri Omarin. Dy emra , nje ide e vetme ; dy trupa, nje shpirt i vetem. Popujt , fytyrat e Deshmorevet i skalisin ne gur te mermerte per te perjetesuar kujtimin e tyre dhe per t’ua dhene trashegim brezave te ardhshem.
Kole Tromara dhe Bahri Omari nuk kane ne Atdhe asnje permendore. Emrat e tyre nuk jane skalitur ne asnje pllake mermeri ose bronci , por ndodhen ne zemrat dhe mendjen tone; emrat e tyre ne i kendojme te shkruar dhe te qendisur ne krahet e Shqiponjes Shqiptare.
Kole Tromara dhe Bahri Omari kane qene nga themelonjesit e Vatres se Amerikes krah per krah me Peçin, me Nolin dhe me Konicen. Kur , pas Luftes se Pare Boterore , Shqiperia doli me te vertete me vete “per inat te djallit e te armikut” si thote poeti, Kole Tromara dhe Bahri Omari u kthyen ne Atdhe dhe u vune ne sherbim te Tij.
Vazhduan , me fjale te tjera sherbimin ne paqe e ne qetesi per perparimin e shpejte te vendit, i cili , i shtypur gjate qindra vjetesh, kishte mbetur pas. Kole Tromara si prefekt ne Gjirokaster ne vitin 1920, ka qene nga qeveritaret me te shquar e me te holle , duke vepruar ne ate kohe akoma te rrezikeshme.
Ne Gjirokastren e shenjte e te shtrenjte per gjithe shqiptaret , ne Gjirokastren e Çerçizit si ne Korçen e Themistokli Germenit dhe te Mihal Gramenos , njihesh mire Kole Tromara , patriot i shquar, goje-embel, paqedashes dhe shqiptar i kulluar.
Me vone te dy Kole Tromara e Bahri Omari, ndodhen ne Parlamentin e Pare te Kombit tone per te mbrojtur gjene me te shtrenjte, pas lirise se Atdheut, lirine e popullit.
Ne fund te vitit 1924 detyrohen te dy te mergohen ne dhe te huaj dhe pas pushtimit fashist, qe aq i hidhur na ka mbetur ne zemer, kthehen si nenshtetas te thjeshte privat ne vatanin e helmuar.
Ne moshe te shkuar qe te dy, nuk i ka mposhtur asnje fat i keq, nuk jane lodhur nga rruga e gjate plot lot e mergimit dhe fatkeqesive.
I pervishen punes perseri, i vihen nje detyre te re dhe mbase shume me te rende se cdo detyre tjeter qemoti: çlirimi i Atdheut te lidhur me prangat e zeza te nje fashizmi gjithmone me te pangopur.
Qe te dy perkrah Lumo Skendos , te dy flamurtare, te dy trima, te dy kandidate therore , kandidate deshmore: vetem per Shqiperine dhe asgje tjeter. Komunistet , kur i çuan te lidhur ne sallen e kasaphanes , nje gje kishin ndermend dhe thane: “Keta te dy populli i quan patriote. Ne do t’i poshterojme dhe do t’i akuzojme per çdo gje te pandereshme…”
Po me kot . Me sa njolloset xhevairi, aq njolloset nje patriot. …
– Xhelati mbeti i shtanget, si i ngrire. Ngriti doren perpjete dhe donte te thoshte :”Zjarr”, por asnje ze nuk doli nga goja e tij, vetem buzet levizi.
Dhe Kole Tromara e Bahri Omari thirren me ze te larte: “Rrofte Shqiperia!” Nje batare plumbash i shpoi tej per tej. Brenda ne varr rane dy trupa, nje zemer, nje shpirt, nje ideal.
Vellezer e motra, Keshtu vdesin Deshmoret!
Te çohemi me kembe per te nderuar kujtimin e tyre. Te jemi kryelarte qe kemi lindur ne token Shqiptare, sepse nje toke si kjo qe ka pjelle Kole Tromaren e Bahri Omarin , esht e shenjte, nje toke qe nuk mund te jete kurre e roberuar.
Dhe ne kete dite perkujtimore , nderin me te madh qe mund te tregojme ndaj Deshmoreve tane, esht te therrasim edhe ne si KOLE TROMARA E BAHRI OMARI:”RROFTE SHQIPERIA!”